Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: DUART ZGJAT NGA QIELLI DIONISI IM…

Shko poshtë

Suzana Zisi: DUART ZGJAT NGA QIELLI DIONISI IM… Empty Suzana Zisi: DUART ZGJAT NGA QIELLI DIONISI IM…

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 10:49 am




Suzana Zisi: DUART ZGJAT NGA QIELLI DIONISI IM… 16744_105545952793737_100000149972946_143710_28141_n


Suzana Zisi: DUART ZGJAT NGA QIELLI DIONISI IM…


(Ja me ne fund dhe une me nje poezi me rime klasike)

Endem rrugëve me shpirtin mbi shpinë,
s’di ku ta flak, përplas e lëshoj.
Zemrës, kraharorit, grirë, bërë vrimë,
dhimbjet një nga një nis e ia helmoj.

Zeusi më flaku rrugëve pa kthim,
me gjak Afërditash dehur kafeneve.
Duart zgjat nga qielli Dionisi im,
shpirtin ma strehon në pezul të reve.

Më ndjek pas “mallkimi” ndaj drithëroj,
tek shoh nëpër vreshta e nëpër hardhi,
“mushtit përvëlues”, që orgjish më fton,
bashkë me Mbretin tim, nektarin ia pi.

Dehemi e qajmë, qajmë e këndojmë,
fatin që nga pas na ndjek e s’na do.
Duke thithur pjalm kraharorit tënd,
zjarrit që më djeg, nuk i them dot: “Jo”.

Ndërsa ti më deh me pjalm e nektar,
pleksur trupit tim si një loz hardhie,
qiellit tënd të shpirtit, me puthje i shkruaj,
“Jam unë e jotja, Muzë dashurie…”.



Suzana Zisi: DUART ZGJAT NGA QIELLI DIONISI IM… 17077_108278039187195_100000149972946_209432_3746916_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi