Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Sikur nuk me ke puthur kurre!- poezi nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Sikur nuk me ke puthur kurre!- poezi nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Sikur nuk me ke puthur kurre!- poezi nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 9:41 pm

Monda Korca: Sikur nuk me ke puthur kurre!- poezi nga Raimonda Moisiu 7417_1250244895436_1208896826_30788981_4319619_n




Monda Korca: Sikur nuk me ke puthur kurre!- poezi nga Raimonda Moisiu


"Erdha, erdha prapë në këtë vënd,
ku lamë kaq shumë kujtime,
Erdha, erdha prapë, Ty të takoja
e t'i hapja dhimbje zemrës sime!

Tingujt e kësaj serenate më erdhë te unë një natë,
Si velenxë që nga vëndlindja, ma solli qielli nga lart,
Më morri në palët e qilimit të saj me yje qëndisur,
Më shpuri – ku di kjo zemër dhe kjo mëndja ime e krisur…!

….Nuk po flisnim… që të dy nën hardhinë e shtëpisë sonë,
Kishe ardhur ti i ndruajtur, ashtu sic vije gjithmonë,
Kur u ngrita dhe nga pjergulla për ty këputa një bishtak
Mërmërite “Njëmijë herë vdes për ty dhe është pak”!

Kur u shtrimë duke u shtërnguar mbi blertën me jargavane,
Nuk e ndjemë se si po hapej lehtë -lehtë një kanatë,
Gjyshja ime ishte zgjuar dhe…kokën mes trëndafilave,
Ndërsa ofshanim, për ne, këndonte një serenatë !

"Dhe ai vit si gjithë vitet,
dymbëdhjetë i kishte muajt,
Dhe ai vit si gjithë të tjerët,
katër stinët në gji i mbantë."

Ne u drodhëm vetëm pak…sepse gjyshja u largua,
Po mes jargavaneve i la sytë e saj të lumtur,
“Kështu puthesha dikur me të ndjerin që s’është më,
Kur ma vranë nën bajame me këta duar e kam futur…

Puthuni …puthuni .. mërmërinin nëpër krahë të fluturave,
…Buzët e gjyshes ngjyrosur në petale -jargavanë,

"Oh, tani,oh tani …unë kam mbetur,
pa shkëlqimin e buzëve të ëmbla
sytë e mi kërkojnë kot
nëpër det për atë liman."


******

Të ka egërsuar jeta a vazhdon ende këndon?
Serenatën që na shtiri në mëkat ne që të dy?
E ke më vrullin e zjarrtë apo të ka mposhtur jeta,
Të ka lënë vec këto …këto kujtime për ty!

Oh, c’më ka marrë malli për ty, furinë tënde mashkullore,
Prekjet e tua pa turp, pas …asaj…ndrojtjes së parë,
Ishe skuqur si një vajzë, si lule alle luadhi,
Kur…

"Po më puthje
Me puthje si i marrë!
Me ata buzkat
Që aq shumë të ishin tharë!"

Një serenatë për ty
Një serenatë për mua
një lule për ty
një lule për mua
një puthje nga ty
një puthje nga mua
“Të dua!”…ofshama…ofshama…”Të dua!”

Mbase hallet përtej detit kanë nisur të më thyejnë,
Aman shpirt ti mos u mplak shtërngo,puthi serenatat,
Ato i kanë flokët e ëmbël, dallgë dallgë si flokët e mi,
Kur putheshim edhe gjyshja hapi lehtë – lehtë kanatat.

Kisha menduar se deti të kish flakur thellësirave,
Sikur varri nën bajame ty të kish përpirë harresa,
Po kjo zëmra ime e cmëndur me qilim të yjeve,
është nisur të kërkojë derisa të thahet vesa.

është zhele e zemrës sime që e kanë qëndisur yjet

Kjo që erdhi që nga qiejt të të marrë…Bëhu burr'
Eja...Eja..breshëri im..më puth fort..fort o i cmendur
.........sikur nuk më ke puthur kurrë........!
Eja…eja…vetëm sonte …ani…ikë…ikë pastaj,

Ikë dhe, porsi kjo natë..i dashur, mos kthe më kurr'!

Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi