Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥♥♥

Shko poshtë

Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥♥♥ Empty Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥♥♥

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 10:11 pm




Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥♥♥ 13370_102188369806187_100000450725064_57842_856809_n


Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥️♥️♥️


Manifestimi tradicional “ FLAKA JANARIT2010”, në prizmin e një poete të re

Së pari një përshëndetje e ngrohtë për gjithë miqtë e mi,dhe juve që më lexoni tani...

Me gjithë zemrën time shpresoj që Flaka e Janarit 2011 të na bashkojë të gjithë neve që shkruajmë,sidomos ata që janë në mërgim, dhe u mungon vendlindja, edhe pse ditët e Janarit janë shumë të ftohta dhe ata që jetojnë në mërgim janë mësuar me jetën atje, dhe e kanë të vështirë të mësohen më ketë të ftohtë që po mbretëron këtu , por prapë se prapë shprehe atë dëshirën që Flaka e Janarit 2011 të na bashkoj të gjithëve në një ditë, në një vend, në një orë...

Unë mora pjesë në Flakën e Janarit 2010 , takova shume miqtë e mi,dhe u ndjeva e privilegjuar në mesin e miqve të mi, të cilëve ju uroj suksese të mëtejme,dhe ndjehem krenare që jam në një shoqëri të tillë, pavarësisht që dallojmë për nga mosha, krijimet letrare janë ato që na bashkojnë....

Dëshira ime me e madhe ishte të marre pjesë në këtë manifestim, të takojë shkrimtarë e shkrimtare, të dëgjojë poezi e tregime nga me te ndryshmet, t’i duartrokas ata që e meritojnë t’i duartrokasim, dhe t'iu urojë atyre që janë më të mirët. E them ketë fjale "Më të mirët", sepse është një garë mes poetëve, dhe zgjidhen shkrimet më të mira dhe ndajnë çmimet, por ashtu siç e shikoj unë, ne atë mënyrën time, asnjë poezi, apo tregim nuk ishte i keq, arsyeja është kjo që: çdo autor ka motivin e tij në momentin kur shkruan diç,dhe çdo autor ka mënyrën e tij gjatë shkrimit, dhe dal në përfundim se çdo shkrim është i bukur,dhe ja vlen të vlerësohet, sepse secili ka shprehur atë që ka ndjerë,apo ka imagjinuar.

Ndoshta dikush ndjehet keq,dhe thotë me vete" Nuk fitova, sepse kam shkruar keq", (kam pasur rastin ta dëgjojë këtë fjale nga një shkrimtare e cila nuk fitoi asnjë çmim dhe u kthye me këtë përfundim), por unë mendoj ndryshe, të gjithë shkruajmë mire, kemi motivet tona, dëshirat,dhe mënyrat tona të të shkruarit, nuk ka kuptim që të gjithë shkrimtarët te shkruajmë njësoj,me motive te njëjta dhe mënyra të njëjta, sepse s’do kishte asnjë vlerë artistike, gjithçka do bëhej monotone, prandaj ka lindur lloj-llojshmëria e ngjyrave, ku ka shumë ngjyra dhe secila duket me e bukur se tjetra, kështu janë edhe shkrime tona shumë ngjyrëshe, të cilat njëra pas tjetrës, lëshojnë arome trëndafili, dhe kënaqesh duke i lexuar...

"Ne humbëm, nuk do marrin pjesë më" rastësisht e dëgjova edhe këtë fjalë gjatë manifestimit të Flakës së Janarit 2010, dhe me një buzëqeshje u them që ata nuk kanë humbur, thjesht kanë fituar një përvojë aty, kane kaluar një kohe të bukur, kane dëgjuar dhe lexuar poezi, tregime të mira, kane takuar miqtë e tyre, dhe nuk e kanë shfrytëzuar kohën kot, dhe ju them të drejtën, ndjehem krenare kur miqtë e mi arrijnë diçka, nëse a/ajo ka fituar sot, detyra jone është të punojmë më shumë që herën tjetër, ne ta zëmë vendin e tij,e jo të dorëzohemi kinse është fundi i botes, por të ecim me hapa të sigurt dhe të suksesshëm që nesër ai miku ynë, të ndjehet krenar për ne... Jeta është e tillë, ndonjëherë fitojmë,ndonjëherë humbasim,por fatkeqësia me e madhe ne jete është humbja e shpresës...(Unë nuk e humbas kurrë shpresën, për asnjë gjë, sepse çdo gjë është e mundur, nëse do ta arrish, vetëm duhet punë dhe luftë)....

Unë i përshëndes të gjithë të pranishmit që kanë qenë atje si z. Sabit Rrustemi të cilit ja uroj çmimin dhe i uroj pune të mbarë në krijime te tjera, z. Fadil Lepaja një tjetër mik ku frymëzimi i tij është i pashtershëm dhe i them që të vazhdojë të shkruajë sepse poezitë e tij janë për tu lakmuar, z. Hysen Kqiku i cili na gëzoi me praninë e tij, dhe na bëri të ndjehemi mirë me këshillat e tij sikur një prind i dytë yni, i cili meriton respekt të veçantë, z. Nexhat Rexha të cilin e përshëndes shumë, dhe i uroj më të mirat e kësaj jete dhe një vepër të rë sa me shpejtë, z. Ndriçim Ademaj të cilit ia uroj çmimin që mori, për kohën që na kushtoi neve dhe i dëshiroj suksese në çdo sferë të jetës sepse e meriton, (Ndriçim kafet mbetën për herë tjetër Razz), z. Burim Namon një mik imi që ishte i pranishëm aty por te ishte jashtë konkurencës por na nderoi me praninë e tij, z. Avdush Canaj një shkrimtar Gjilanas i cili shkruan aq bukur dhe i adhuroj shkrimet e tij, përveç kësaj i uroj edhe suksese dhe pune të mbarë në krijime të reja, z. Arsim Halili të cilin e përshëndes dhe e përgëzoj për poezinë që e lexoi nga vëllimi i tij i parë poetik, dhe i uroj suksese, znj. Fatushe Haliti një vendase imja të cilës i uroj gjitha të mirat znj. Lulzana Pajaziti një shkrimtare me moshë të re, por me varg të pjekur të cilën e njoha atë ditë, dhe e përshëndes nga zemra duke i dëshiruar çdo të mire, duke mos përjashtuar edhe suksesin, e shume shumë të tjerë të cilëve u uroj shumë e shumë suksese.....
Gjithashtu, i pershëndes edhe ata të cilët morën pjesë në konkurs dhe nuk patën mundësi të ishin prezent...

Me rrespekt të thellë
Edona Beqiri
28.01.2010
Gjilan

Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥♥♥ 16945_104526266239064_100000450725064_115102_3728767_n


Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥♥♥ 16945_104526279572396_100000450725064_115103_5407334_n


Zemra Troket Ne Zemer: Urime miqt e mi..♥♥♥ 16945_104526372905720_100000450725064_115104_5956565_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi