Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Sa ëmbël...

Shko poshtë

Skender Korça: Sa ëmbël... Empty Skender Korça: Sa ëmbël...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 11:22 pm




Skender Korça: Sa ëmbël... 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n

Skender Korça: Sa ëmbël...

Është të mësosh lumturinë

Në zjarrin përbrenda teje

Në rrugën e shtegtimit ëndërr



Sa ëmbël është të shikosh nga lart

Për të mësuar grindjen tënde kur ishe fëmijë

Mos gjyko në kalendarin tënd kohën stop



Sa ëmbël është të ecësh reve të dendura

Kur takohesh me poetët dhe presidentët

Në koherencën e jetës në vazhdim



Sa ëmbël është të dëgjosh muzikën engjëllore

Kur njeriu komunikon me mikun nga poshtë e lartë

Kur nuk të sheh dhe beson se je me te



Sa ëmbël është të mësosh një lumturi të mos jetuar

Kur piqet njeriu dhe bien dashuritë

Në vaska me mjaltë dhe me qumshtin qe nuk e pi njeri



Sa ëmbël kur vetë njeriu nuk është i ëmbël

Nëse nuk e kupton se nuk ka të keqe

E keqja është krahasimi mes gjërash



Sa ëmbël është të mësosh misionin tënd

Për të dhënë vetën tënde fli atyre që ke

Për dashurinë e njeriut të gjallë në koherencë kohe



Është ëmbël jeta është ëmbël të jetosh

Deri kur mbetesh në udhëkryqe të kohës

Kur jeton në mes të jetës së jetuar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi