Agim Vuniqi: Si nuk po i kap politikanët "mësyshi"
Faqja 1 e 1

Si nuk po i kap politikanët "mësyshi"
Nga Agim Vuniqi
Eshtë vështirë të kuptohet se ç’po ndodhë realisht në tokat shqiptare. Në njërën anë nuk po i le eksiq shqiptarët konfrontimi politik në mes të socialistëve e demokratëve për të shpëtuar, apo “hequr” kokën "Salës". Flamujt partiak ende nuk janë ngritur në maje të olimpit, është faza fillestare e mprehjes së shtizave të luftës demokratiko-socialiste për t’u dhënë më vone sinjali luftarak, me bori, për t’u sulmuar kështjella qeveritare në Tiranë. Shumë është përfolur deri më tash korrupsioni qeveritar, tash së fundi ka arritë zenitin ogurzi të "shkëlqimit" medial. Nga interpretimet e shumta të parlamentarëve opozitarë, jo vetëm nga ata, është krijuar përshtypja se QEVERIA është vetë krimi, korrupsioni, hajni plaçkitësi e çkado tjetër, ndërsa të tjerët janë vetëm vallëzues baleti “primadona” të politikës shqiptare, me një kulturë shumë të lartë qytetrimi, që do t’ua kishte zili edhe Çajkovski, për t’ua lënë atyre pusin demoktatik e jo mjellmave të bardha në Balshoj teatër, në Moskë.
Ky frymzim i erës së fuqishme "demokratike" Tiranase po frymon fuqishëm në Prishtinë e kudo tjetër në Kosovë, duke sinjalizuar papërgjegjësinë në qeverisje Qyteti ka një pamje impozante me shumë “VIP” persona që ndajnë një copë hyqmet, derisa EULEX-i, UNMIKU e qeveritarët serb merren me politikë, duke elaboruar projektin serb për ndarjen e Kosovës..Besoni, është e pamundur të kalohet një natë pa këtë “sherbet” diabeti. Njëherë, më heret u pata gëzuar shumë për të arriturat e biznesit kosovar në përpunimin e ushqimit, dhe më thoshte mendja se turshimania kosovare do të zë vend të rëndësishëm në tregun global, pastaj rasoji i përgatitur enkas nga kreatorët e politikës ishte kërkesë e shumë degustatorëve për të rikthyer filmin prapa, për t'u joshur me këto vlera historike dhe kombëtare. Çuditërisht si nuk protestojnë bujqit shqiptarë dhe nuk shtrojnë kërkesat shumë të arsyeshme që të mbahen garat në zgjedhjen e më të mirit në prodhimin e rasojit, se sa për pekmez e ëmbëlsime tjera jemi rrasë. Bëj seri si nuk po materializohen kaq shumë ide, të kaq shumë ideatorëve.
Nuk e thash këtë rastësisht, ngase aty pas viteve të 60-ta (fatkeqësisht më ra të dëgjoja vonë) në SHBA, i kishte ra njërit në mend të shpërblejë prodhuesin më të mirë të patates, shpërblimin do t’a merrte ai që kishte kultivuar pataten më të madhe dhe më të rëndë me peshë në Amerikë. Se sa ishte ideja e shkëlqyeshme u pa më vonë, ngase ideatori u bë milioner. Si ndodhi kjo mrekulli? Farmerët amerikanë me të dëgjuar lajmin se shpërblimi do të jetë…, jo i vogël për atë kohë-1000 dollarë amerikanë, e vërshuan vendin nga “polli” ideja. U dërguan me tonelata patate, me vagona, vetëm për të dalur farmerët nga anonimiteti dhe për të fituar llagapin e njëshit “VIP”. Eshtë e vërtet e madhe se nëse je person i njohur publik në Amerikë, atëherë je mall i kërkuar, në këtë treg të tmerrshëm të konkurimit. Ideatori vërtet shpërbleu farmerin më të mirë, por nga ky marshim i patate-farmerëve u bë "milioner", ngaqë kuptohet ai patatet nuk i ktheu, ishte aneks i marrëveshjes gjatë aranzhimit të shpalljes.
Duke mos dashur t’u mbetet hatri konsultantëve dhe analistëve të shumtë politik qëllimisht përmenda farmerët ngase vendin e tyre po ua zënë politikanët dhe ata po i drejtojnë se si duhet të punohet toka, kanë edhe të drejtë se në Kosovë farmerët janë kuadër deficitarë, se sa për doktora e magjistër të politikës ka shumë, po të peshohen bashkarisht do të dalin mjaft të rëndë, edhe pse nuk i gjen kund në literaturën rajonale, as mos t'ia mësyejmë asaj evropiane se lodhemi kot.
Edhe tash në Kosovë ka pak farmerë se janë bërë të gjithë "akademikë", pak kanë mbetur asi që punojnë tokën, tash diplomat bëjnë punë, është kohë pazari, vrap e në log të burrave të marrim sa më shumë diploma politike publike e private, kanë humbur minatorët, inxhinierët e mirë, zejtarët…, të gjithë këta që për nga zanati janë krijues. Listat e të papunëve, por edhe parlamentin e kanë vërshuar juristët me diploma, çdo gje është përgjithësuar, se sa janë të pajisur me dije shiqoni nivelin e gjykatave; pastaj ekonomistët dhe biznesmenët kanë arritur statusin e të privilegjerëve ngase nuk ka fare ekonomi vendore, por pjesa më e madhe janë politikanë të shumë univerziteteve private të pasluftës. Shumë interesant tregun e kanë vërshuar univerzitetet e univerzitarët, secili ideolog partiak premton nga një univerzitet, ndërsa fabrika të reja nuk premtohen, vende të reja pune po, por fabrika hiç.
Për keqardhje edhe biznismenë tonë të popullarizuar po i lëshon lëngu, i ka marrë malli për pasul të Leskovcit. Shiquar nga aspekti i biznesit nuk është edhe shumë keq, derisa të ketë ndërmarrje publike për privatizim lehtë do ta ket qeveria e ministrat, nuk u duhet as programi qeveritar, po dalin ashiqare shumë guximshëm. Dhe vërtetë tash ka për të vluar paqa, duke na ia përvluar buzët diplomatike. Nuk duhet të flitet shumë për këtë, më shumë ka të bëjë me mjeshtri kulinarie dhe zbulim recete si të zbuten raportet me Serbinë, tash, me zgjedhjet "realiste", jo me ato shumë moderne të shekullit XXI, që e përmendi gjatë debatit me kryetarin serb Tadiin minsitri i jashtëm z. Hyseni në KS të OKB-së. Tani mund të vlerësohet lehtë niveli i parlamentit dhe i parlamentarëve, se gjuhtarë që flasin shqip pak kemi, e asi që flasin mesele sa të duash, keq që kemi mbetur pa kaca rasoji, nuk po ka kush t'i punoj. Eshtë vështirë të zgjedh njeriu çfarë dialekti të flet tash se mund të kërcnohet nga "coolerët", luftarë të rebeluar, që e flasin "kosovarishten", se sa për gjuhë akademike as që bëhet fjalë, ngase shkrimtarët, intelektualët, poetët … i kanë shkelur në fyt. Kush u ka faj akademikëve që nuk dalin të protestojnë, në kohën kur nuk mund të dallosh penim e bardhë nga i ziu, ata përmenden vetë kur iu hudhet ndonjë lek apo euro sadaka.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi