Kurrë nuk duhet harruar Auschvitz-i!(Jashte letrare) Evokim per Holokaustin
Faqja 1 e 1

Kurrë nuk duhet harruar Auschvitz-i!
Sot kalendari shënon plot 62-vjet, që nga çlirimi i njërit prej kampeve më çnjerëzorë që ka shpikur ndonjëherë inteligjenca njerëzore, për zhdukjen e vetvetes. Është fjala për kampin famëkeq të Auschvitz-it. Më sak, është fjala për Auschvitz-in e gjysmës së parë të viteve '40.
Sot kalendari shënon plot 62-vjet, që nga çlirimi i njërit prej kampeve më çnjerëzorë të nazizmit
Kurrë nuk duhet harruar Auschvitz-i!
Nga Petrit Nika
1.
Sot kalendari shënon plot 62-vjet, që nga çlirimi i njërit prej kampeve më çnjerëzorë që ka shpikur ndonjëherë inteligjenca njerëzore, për zhdukjen e vetvetes. Është fjala për kampin famëkeq të Auschvitz-it. Më sak, është fjala për Auschvitz-in e gjysmës së parë të viteve '40. Në fakt, e tërë epoka që kapërthen në 100 vjetët e tij shekulli XX, është një fletë e përgjakur e mbushur me shtrembërime, padrejtësi dhe gabime, por vitet '40, pra periudha që përfaqëson vitet e Luftës së Dytë Botërore, janë një tragjedi e paparë. Kampe shfarosjeje, po dihet, në atë kohë ka pasur edhe në vende të tjera të Evropës së pushtuar, si në Mat`hausen, Dachau, Treblinka, madje dhe në Prishtinë, por si në Auschvitz nuk ka ndodhur kurrkund tjetër një gjëmë kaq e madhe. Tragjedia e përgjakur e Auschvitz-it është një klithmë e përjetshme për qenien njerëzore, një klithmë e cila do të dëgjohet nga njëri cep i globit në tjetrin, për sa të jetë jeta. Raste të ngjashme me Holokaustin*, (modelet "moderne" të mini-holokausteve i patën shpikur mesa duket inkuizitorët me turrat e druve), ka pasur edhe më parë nëpër botë, por çmenduria naziste e Auschvitz-it, ia kalon çdo çmendurie tjetër të mëparshme. Padyshim, ajo ishte më e rënda nga të gjitha ato që mbaheshin mend deri atëherë. Kjo çmenduri do të sillte një Holokaust të ri, një Holokaust gjigant, më violent se çdo Holokaust i mëparshëm, më masiv se asnjëherë tjetër, ku viktima më e preferuar kësaj here do të ishin semitët.
Për këtë ngjarje të pazakontë në historinë njerëzore, përherë është folur, janë bërë shënime, janë botuar libra, janë përgatitur dokumentarë e filma të ndryshëm në mbarë botën, janë ngritur memorialë e janë bërë përkujtesa, janë bërë hamendje dhe janë dhënë edhe shifra të ndryshme për numrin e viktimave, por duket se asnjëherë numri i saktë nuk do të saktësohet. Disa thonë se kanë qenë mbi 4 milionë, ca të tjerë e ngrenë shifrën aty tek 6 milionët, por, amullia e luftës ka bërë të vetën dhe tashmë është tepër vonë për ta kthjelluar me detaje një gjë të tillë, megjithatë një gjë dihet e saktë: uria e barkut të pangopur të Krematoriumit s'ka njohur kufi, derisa goja e tij u mbyll njëherë e përgjithmonë, bash` më 27 janar të vitit 1945.
2.
Qëllimi i këtij shkrimi, në fakt, nuk është për të dhënë një leksion historie. Synimi ynë është thjeshtë evokimi i një momenti të historisë. Mesazhi ynë i sotëm është thjeshtë përkujtimor. Për t'i kujtuar lexuesit, se kalendari që rri varur përgjatë dymbëdhjetë muajve të vitit nëpër shtëpitë tona, ase nëpër zyrat tona, për çdo katër vjet ka një numër standard ditësh. E në këtë kalendar, çdo ditë që jetojmë shënon njëkohësisht ngjarje dhe evenimente të jetuara nga paraardhësit tanë në kohët që kanë kaluar. Më konkretisht, data e 27 janarit është vetëm njëra nga këto ditë. Tragjike dhe fatlume njëkohësisht. Vërtetë 27 janari shënon rënien e diktaturës nazisto-aushvitsiane, por gjëma kishte ndodhur ndërkohë. Plumbat s'ktheheshin më në gryket e pushkëve e të mitralozave nga kishin dalë. Gazi nuk kthehej më në depozitat e tij satanike. Pluhuri njerëzor nuk kthehej më në forma të buta njerëzore burrash e grash, pleqsh e fëmijësh, për t'iu rikthyer përsëri jetës, qyteteve e fshatrave prej nga dikur ishin rrëmbyer përdhunisht. Kjo ishte tragjikja. Tragjikja e Luftës. Vdekja!
Lufta e Dytë Botërore shënoi një kthesë të pazakontë në historinë e botës. Si pjesa më e madhe evropiane, edhe ne, kombi shqiptar, vuajtëm pjesën tonë të Luftës. (Për çudi pjesën e tragjedive evropiane e kemi marrë përsipër sa herë kanë ndodhur, madje rëndshëm, pavarësisht faktit se sot ende diskutohet debati i identitetit tonë evropian!). Në shekullin e revolucionit të pazakontë industrial, një vend evropian tejet i prapambetur dhe i sapodalë nga lufta 500-vjeçare, përfshihej përsëri në luftë. Një "vend i pasur me njerëz të varfër", siç do t'i thoshte Mbreti Zog në mërgim një diplomati amerikano-hebre, përfshihej në luftë. Një vend me njerëz gati analfabetë, por më fisnikë se shumë prej lordëve të Evropës së qytetëruar, do të rënkonte rëndshëm nga dhuna naziste, por do të dilte më faqebardhë dhe më human sesa çdo vend tjetër nga Lufta, paçka se (mjerisht) për t'u zhytur vetë përsëri në errësirë dhe robëri.
Ky vend ishte Shqipëria jonë. Shqipëria jonë e vogël, Shqipëria jonë fisnike dhe mizore, Shqipëria që kësaj radhe ia rriti vlerat vetes me qëndrimin që mbajti gjatë kohës kur Hadesi rendte nëpër viset gri të Evropës, në kërkim të gjakut semit. Kjo nuk është një mburrje nacionaliste, si kundërpeshë morale pas shuplakës që na dha Evropa para pak ditësh me çështjen e Kosovës, por është një fakt që flet, një fakt që është shënuar në mbarë ndërgjegjen e popujve liridashës e njeridashës, por sidomos në ndërgjegjen e kombit hebre.
Në kohën kur në mbarë Evropën, uragani nazist shkallmonte portat duke kërkuar hebrenj për t'i dërguar në barkun tiran të Krematoriumit në Auschvitz-it, shqiptarët u treguan më të zotët dhe më humanët për t'i ruajtur portat e tyre, ku strehonin mikun hebre, të cilit i kanosej rreziku. Ata, bënë si bënë dhe nuk e dorëzuan kurrë mikun tek armiku! Si rrjedhojë e vlerësimit që ka kombi ynë për mikun, Shqipëria doli i vetmi vend në botë ku gjatë Luftës së Dytë, nuk u vra asnjë hebre. Jo më kot, kohë më përpara se të ndodhte kjo, Herman Bernshtain (amerikano-hebre), Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri në vitet '30, e pati cilësuar Shqipërinë si vendin më pak anti-semitist në botë.
Në fakt, jo vetëm hebrenjtë, por çdo komb tjetër të kishte qenë në vendin e tyre në shtëpinë shqiptare, përballë atyre kushteve njësoj do të ishte mikpritur e mbrojtur. Sado konservator, i kritikuar e i përçmuar (nga mania naive e të qenit, me demek modern!) në Kanunin shqiptar të maleve, nuk ekziston fjala "i huaj", por vetëm fjalët "mik" dhe "armik". Edhe për rastin në fjalë, populli shqiptar kishte të bënte me miq dhe armiq. E miqtë ishin hebrenjtë e pambrojtur të vënë në shënjestër si asnjëherë më parë, ndërsa armiqtë ishin nazistët, ata që në kohën e tyre bënë botën të dridhej e spërdridhej nga tmerri i katastrofës dhe Holokaustit.
Mbase analfabetë e të varfër sa s'kishin ku të venin më, por liridashja dhe njeridashja e tyre në kohën kur Njeriu poshtërohej brutalisht në krematoriume, e rreshtoi Shqipërinë në listën e vendeve që i mbrojtën hebrenjtë, si: Franca, Belgjika e Danimarka, ndërkohë që në këtë vend, shtypja ishte bërë pjesë e pandarë e popullsisë që prej shumë shekujsh.
Në momentin më kritik të historisë njerëzore kombi ynë i tha "jo" racizmit, duke u dalë për zot hapur njerëzve më të viktimizuar të kohës, presë së vetë vdekjes. Me këtë fakt ne shqiptarët sot, me të vërtetë kemi të drejtë të krenohemi. Ndoshta këtu është dhe njëri ndër momentet më të lavdishme të historisë sonë, për të cilin deri tani pak është folur. Koha ecën përpara. Shekulli XX tashmë i përket historisë, ndërsa ne shqiptarët, mjerisht, në shekullin e XXI-të, duket se jemi kthyer vetë në viktima të racizmit të të tjerëve ndaj nesh.
3.
Pra, dhe njëherë i dashur lexues, sot është data 27 janar dhe mbarë qytetërimi përkujton Holokaustin dhe Auschvitz-in. Ngjarja me miliona viktima e Auschvitz-it është një njollë e përjetshme, pothuaj më e madhja, që njerëzimi i ka shkruar vetes në historinë e tij mijëravjeçare. Rreziku i shfarosjes së njerëzimit nuk mbaron këtu. Pas Holokaustit do të vinte Hiroshima, një formë e re vdekjeje kjo, e cila është evidente dhe sot e kësaj dite në çdo hap të gabuar që mund të bëjë diplomacia globale. Bota e qytetëruar sot gjen një moment dhe ul kokën me keqardhje, për gabimet që janë bërë në rrugën e saj të gjatë. Në fund të fundit, Holokausti s'është gjë tjetër, veçse një formë asgjësimi e organizuar e njeriut nga vetë njeriu.
E pra, për t'i thënë "jo" Holokaustit, sot në botë funksionojnë qindra organizata kombëtare e ndërkombëtare, qeveritare e joqeveritare, që kanë si objektiv primar mbrojtjen e njeriut; mbrojtjen e njeriut nga dhuna, mbrojtjen e njeriut nga arroganca e pushtetit të papërgjegjshëm, mbrojtjen e njeriut nga racizmi, nga droga, nga trafikimi, nga SIDA, nga alkooli, nga ndotja globale etj. Megjithatë, falë përparimit të pazakontë të teknologjisë elektronike, sot informacioni është më i pazakontë se kurrë, dhe ne të gjithë në sajë të tij jemi dëshmitarë çfarë po ndodh në botë me njeriun.
Holokausti nuk filloi në Auschvitz. Ai e ka zanafillën shumë larg në histori. Holokausti nuk mbaroi me Auschvitz-in. Metastaza të reja e të padukshme të tij rrëmbejnë jetë njerëzish edhe sot e kësaj dite, në forma nga më të larmishmet, herë më primitive e herë më të rafinuara sesa ato të Krematoriumit. Vetë ne jemi dëshmitarë, se si një pjesë e kombit tonë e përjetoi Holokaustin në vitin '99. Ne gjithashtu jemi dëshmitarë dhe përjetues të shumë dramave tjera të mëdha, herë kombëtare e herë globale, ngase jemi pjesë e së tërës që quhet Evropë. Identiteti ynë ka qenë përherë evropian, paçka se fati ynë ka qenë përherë më pak. Ky ndoshta është një shkak më tepër, që përkujtimi i Holokaustit për ne shqiptarët sot, duhet të marrë një vlerë të veçantë. Një vlerë që ka të bëjë me ndërgjegjësimin ndaj papërgjegjshmërisë, racizmit dhe violencës, si shenja veleritëse të degradimit të njeriut.
*Holokaust: gr. holos = i tëri + kaustis = i djegur

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dodona Qose:Asgje mos beni jashte mundesive tuaja, dhe , kurre mos pretendoni te arini dicka , jashte mundesive tuaja!
» Ia fali jetën lirisë për të mos u harruar kurrë
» Ajet Nuro:20 shkurti 1991: Ajo ditë nuk duhet harruar!
» Shaban Cakolli:“AGMIA” REVISTË LETRARE-KULTURORE DHE HISTORI LETRARE NË VETE
» ELIDA BUÇPAPAJ:KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi