Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Gurrakoc të Istogut, sot bëhet varrimi i Fadil Feratit

Shko poshtë

Në Gurrakoc të Istogut, sot bëhet varrimi i Fadil Feratit Empty Në Gurrakoc të Istogut, sot bëhet varrimi i Fadil Feratit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 03, 2010 10:27 am

Në Gurrakoc të Istogut, sot bëhet varrimi i Fadil Feratit

Komuna e Istogut ka shpallur shtatë ditë zie prej datës 01.02.2010 deri më 07.02.2010

Në Gurrakoc të Istogut, sot bëhet varrimi i Fadil Feratit -ferati
Sot
do të bëhet varrimi i Fadil Feratit i cili kishte ndërruar jetë pas një
sëmundje të gjatë, të shtunën më 30 janar 2010, në orët e hershme të
mëngjesit, në Spitalin e Frankfurtit në Gjermani, në moshën 50-vjeçare.
Fadil Ferati ka qenë kryetar i komunës së Istogut, Kryetar i Degës së
LDK-së në këtë komunë, nënkryetar i LDK-së dhe anëtarë i Bordit të
Asociacionit të Komunave të Kosovës. Siç bëhet e ditur nga Këshilli
Organizativ për varrim, thuhet se prej orës 10:00 do të bëhen homazhe
në Shtëpinë e Kulturës në Istog, ndërsa prej orës 15:00 do të mbahet
mbledhje komemorative, kurse prej orës 16:00 do të bëhet varrosja në
varrezat e fshatit Gurrakoc afër Istogut. Komuna e Istogut ka shpallur
shtatë ditë zie prej datës 01.02.2010 deri më 07.02.2010. Ndërsa
procesi mësimor nuk do të mbahet në të gjitha shkollat fillore dhe të
mesme të komunës së Istogut më datat 1,2 dhe 3 shkurt 2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi