Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: NE PREHRIN TEND...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: NE PREHRIN TEND... Empty Nehat Jahiu: NE PREHRIN TEND...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 03, 2010 8:04 pm







Nehat Jahiu: NE PREHRIN TEND... 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n




Nehat Jahiu: NE PREHRIN TEND...

Në mes të livadhit ndeza një qiri
nga shpirti më rrodhën lotët në sy,
seç jam i vetmuar diku larg në bjeshkë
kërkoj , kërkoj Zanën diku për ta gjetë

I shpërlaj sytë me ujë, ujë burimi
zemra më është bërë dëborë dimri,
seç mu dogjë zemra e më ka marrë malli
ta shoh Zanën të më pret tek balli…

Tërë ditën prita aty, aty diku nën hije
derdha shumë vargje, vargje poezie,
seç mu dogjë shpirti, mu dogjë e mu bë hi
Zanën e bukur e futa mes vargjeve në poezi

Eh, mike seç më çmende e më trete
në çdo vend më kërkove e nuk më gjete,
seç jam futur aty diku thellë në dushkajë
për ty mikja ime me shpirt po qajë…

Dy pika loti më rrjedhin për faqe
po tretem për ty gjatë kësaj nate,
seç u çmenda, mike sonte unë për ty
sebashku me qiriun jam duke u shkri…

Eh, mikja ime , e bukura ti engjellushë
fluturo me krahët e tu si një pëllumbeshë,
eja mike, eja ti Zana në livadh po të pres
në prehrin tënd sonte mike dua të vdes…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi