Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iren Papas: KERKIM I THUKTE SHKENCOR ME KARAKTER MULTIDISIPLINOR (Dr.ADEM JAKLLARI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe ...

Shko poshtë

Iren Papas: KERKIM I THUKTE SHKENCOR ME KARAKTER MULTIDISIPLINOR (Dr.ADEM JAKLLARI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe ... Empty Iren Papas: KERKIM I THUKTE SHKENCOR ME KARAKTER MULTIDISIPLINOR (Dr.ADEM JAKLLARI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe ...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 04, 2010 1:10 pm


Iren Papas: KERKIM I THUKTE SHKENCOR ME KARAKTER MULTIDISIPLINOR (Dr.ADEM JAKLLARI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe ...



KERKIM I THUKTE SHKENCOR ME KARAKTER MULTIDISIPLINOR (Dr.ADEM JAKLLARI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kulteve te Bregdetit Jonian me ato nderkufitare"


Libri “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” i Irena Gjonit, rezultat intelektual i një kërkimi të thuktë shkencor, me karakter multidisiplinor, është një ndihmesë në studimet etnologjike shqiptare. Autorja mishëron në studimin e saj jo vetëm pasionin, por edhe aftësinë për të bërë sinteza të rëndësishme lidhur me tiparet e veçanta tipologjike dhe stilistiko - simbolike që ka kultura shpirtërore e Bregdetit Jonian.
Vlera e veçantë e këtij studimi qëndron jo vetëm në ndriçimin shkencor të kulturës shpirtërore të kësaj treve të pasur të vendit tonë, por edhe në shqyrtimet krahasuese që i bëhet asaj. Autorja e këndvështron substratin e vjetër mitiko - përrallor dhe simboliko- ritualistike si pjesë e një areali të gjerë ku kryqëzohen dhe marrin jetë disa prej shtresave më të pasura tipologjikisht dhe simbolikisht të kulturave të vjetra të njerëzimit. Interpretimi i materies mitiko – përrallore, që mbijeton deri në ditët e sotme në Bregdetin tonë Jonian, e brendashkruar kulturës mesdhetare dhe më gjerë, i jep dorë autores që shenjat e kulturës shqiptare t'i gjykojë jo si tipare të mbyllura, por si tipare shpesh herë universale. Në këtë mënyrë shmanget koncepti etnocentrist për kulturën shpirtërore popullore dhe i iket gjykimit të thjeshtëzuar të kësaj kulture.
Arritje shkencore e këtij punimi është edhe shfytëzimi i një literature të huaj mjaft të pasur. Në punim bëhen përpjekje për ta interpretuar lëndën artistike sipas koncepteve teoriko – doktrinare moderne. Ky këndvështrim bën të mundur mbërritjen në përfundime të sakta shkencore lidhur me karakterin, origjinën, poetikën dhe tipologjinë e substratit mitiko – përrallor të trevës së Bregdetit Jonian.
Ndihmesë të vyer sjell Irena Gjoni edhe në krahasimin që i bën kësaj pjese të kulturës shqiptare me mitet dhe simbolet e kultit tek grekërit. Interpretimi nxjerr në dritë raportet dhënëse dhe marrëse që kanë ekzistuar historikisht midis dy popujve dhe dy kulturave. Shqyrtimi, me kritere të qarta shkencore, i këtyre marrëdhënieve është një tjetër ndihmesë e librit.
Në fund të këtij vlerësimi nuk mund të lë pa përmendur edhe ndihmesën e Irena Gjonit në krijimin e një arkivi të pasur dhe origjinal në trashëgiminë artistike të Bregdetit Jonian. Ky arkiv i pasur i ka krijuar Irenës mundësinë që të mpleks në studimin e saj, analizat shkencore me të dhënat nga terreni, gjë që kanë mundësi ta bëjnë pak studiues sot.
Dr. Adem Jakllari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi