Baki Ymeri: Veprimi patriotik i shqiptarëve të mërgimit
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Veprimi patriotik i shqiptarëve të mërgimit
Drita e Tiranës dhe
Veprimi patriotik i shqiptarëve të mërgimit
Nga Baki Ymeri, Bukuresht
Gazeta Drita e Tiranës, organ parimesh nacionaliste, e drejtuar nga Dr. Zoi Xoxa, konsiderohet si një tribunë e rrallë e atdhetarizmit shqiptar. Duke shfletuar numrin 307 të saj (botuar më 28 Nëntor të vitit 1937), konstatojmë se kemi të bëjmë me vlera të larta të publicistikës shqiptare. Tema qëndrore e subjekteve të dinamizuara me fotografi të rralla historike ka të bëjë me Lidhjen e Prizrenit, veprimin patriotik të shqiptarëve të mërgimit, Kosovën historike dhe 25 vjetorin e pavarësisë. Në 20 faqet e saj (të formatit të madh) defilon shpirti shqiptar i botës shqiptare në kohën e Mbretërisë. Gazeta hapet me artikullin-bazë “Flamuri dhe Mbreti”. Flamuri, sipas autorit që e boton në emër të redaksisë, simbolizon jetën e një populli.
“Ranë trimat, vdiq Gjergj Kastrioti: Flamuri i kuq me Shqiponjën dy krenore në mes, u fsheh nëpër arkat e moçme të gruas shqiptare, e cila dijti t/i ruajë gjithmonë me devosjon të thellë kujtimet e shtrenjta. Kush e din se sa herë, duke e shikuar fshehtazi atë Flamur, nana shqiptare derdhi lot për djemtë që i kishin ra therorë me atë në krye, kush e din se sa herë, duke e puthur dhe vu në ballë, Virgjëreshat arbërore vajtuen të fejuemin, vëllanë, atin qi mbet në fushë të nderit. Gjaku i dëshmorëve nuk shkoj kot: Flamuri i tyne, Flamuri që që ndigjoi kangën “Ja vdekje, ja liri”, ka gjetë sot Shampionin e Math që po ringjall krenaritë Skënderbegiane. Urojmë që populli Shqiptar të tregohet gjithmonë i denjë për krenarinë e emblemit të vet”.
Pasojnë artikuj që të bëjnë krenar pse ke lindur shqiptar, si Lidhja e Prizrenit – “E para lëvizje kombëtare për të mbrojtun tërësinë tokësore të Atdheut dhe për të fituar indipendencën e Shqipërisë” (Dokumenta historike me shumë rëndësi për jetën tonë Kombëtare), me nëntituj si “Kuvendi i Prizrenit”, “Degët e Ligës së Prizrenit në Toskëri”, “Çështja shqiptare në parlamentin e Anglisë”, “Kanuni qeveritar i hartuar prej Ligës së Prizrenit”, “Urdhërimet për të organizuar ushtërinë”, “Vendimet e Ligës së Prizrenit”. Në kuadrin e rubrikës “Shpëtarët e pendës”, jepen portrete të shoqëruara me fotografi mbi Konstantin Kristoforidhin (“Aktori i fjalorit të tij të pavdekur dhe i shumë veprave të tjera me rëndësi”), Vaso Pashën (“Vajtuësi i pavdekur i Shqipërisë së robëruar”), Babë Dudë Karbunarën (“Një nga veteranët e çquar beratas që ka shërbyer me vepra patriotike për realizimin e idealit kombëtar”), Jani Vreton (“Një apostull i palodhur i idealit kombëtar”), Abdyl Halit Frashërin, Murat Toptanin, Sami dhe Naim Bej Frashërin, Hoxha Tahsinin.
Në kuadrin e rubrikës Gjuha, afsh’ i gjallë i jetës, shpat’ e ndritur e lirisë, me moton “Në Manastir, Dibër, Elbasan dhe Shkodër, mblidhen Kongrese ndërsaa mbrenda dhe jashtë Atdheut vlon lufta për gjuhën shqipe”, bëhet fjalë mbi Mitingun në Korçë, Shkronjat shqipe dhe shqiptarët e Jashtëm, Klubi Bashkimi i Shkodrës, Kongresi i Manastirit (1908), ku u caktua alfabeti i njëshëm për gjithë Shqipëtarët, Kongresi i Elbasanit (1909), ku morën pjesë përfaqësuesit e 28 Shoqërive dhe Klubeve. Pason artikulli “Cilët janë Shqipëtarët” (Mendimet e shkrimtarëve Angelo Masci, Vicenzo Dorsa dhe e grekërve përmbi mburimin e gjuhës shqipe). Në vazhdim jepet një telegramë e Kryeministrit Francesko Krispi (Romë, 3 Tetor 1895), dërguar Kuvendit të parë për gjuhën shqipe prej shqiptarëve të Italisë, ku thot ndër të tjera se është “Shqipëtar prej gjaku e prej zemre”, ndërsa në faqen kushtuar subjektit me titull Veprimi patriotik i Shqipëtarëve të Mërgimit, jepen burime mbi Shqiptarët e Bukureshtit që kërkojnë nga Sulltani, qysh më 1897, autonominë e Shqipërisë. Pasojnë artikuj të shkurtë si Shqiptarët e Amerikës dhe Federata Vatra, Kalendari Kombiar i Sofjes, Shqiptarët e Odesës, Gazeta e Misirit Shqipëria dhe programi i saj, Shoqëria Bashkimi i Bukureshtit, Një lajmërim i Kishës Ortodokse, Shoqëria Dija e Vjenës, Ismail Qemali midis Shqiptarëve të Italisë, Shqiptarët e Konstancës, Shoqëria Lidhja Shqipëtare e Argjentinës, Ismail Qemali në Bukuresht, etj.
Kosova përsëri në kambë
Në këtë kontekst, pasojnë dy faqe për Arbëreshët me titullin Kur ndër shekujt djeg malli i Atdheut të largët, në të cilën bëhet fjalë për Jeronim De Radën, Jul Varibobën, Anselmo Lorechion, Aqile Torellin, Agostino Ribekun, Françesko Krispin, faqe e dinamizuar me vargjet O e bukura More/ Sa të kam që nuk të pe/ Atje kam un Zotin At/ Atje kam un t’im vëlla. Nga Letratura mallëngjimplote e kohrave të robërisë botohet një “Fjalim i mbajtun Popullit të Shkodrës” prej At Viçenc Prenushit (më 19 mars 1920), , një artikull mbi Dëshmorët prej N. Helenau-t, poezia Shypnisë e Gjergj Fishtës, një vjershë e Sakolit dhe medalioni “Ndërsa vlon topi e pushka, thuren vargjet e letërsisë sonë luftarake”. Në kuadrin e rubrikës Se s’ka më ëmbël në këtë jetë – kur vdes shqiptari për Shqipëri, Drita boton dy faqe me kujtime mbi Çerçiz Topullin, Ferid Beun, Spiro Bellkamenin, Papa Kristo Negovanin, Bajazit Rehovën, Papa Vasil Negovanin, Kostaq S. Kosturin, Kadri Gjatën, Petro Kristofilakun, Oso Kukën, Kristaq M. Furxhiun, Nuçi V. Lapin, Odhise K. Pjaston. Pason artikulli mbi “Dhjetë dëshmorë, dhjetë flakë të pashueshme shembulli për t’u ndjekun”, ku jepet një fjalim i Ernest Koliqit dhe emrat e dëshmorëve Zef Simon Harapi, Llesh Nikë Daka, Kolec Marku, Gjok Dod Shkreli, Tom Xhuxhi, Gjek Marash Haka, Prel Deli Shala, Marka Per Zefi, Marka Prednd Dudi, dhe Prend Nikoll Gjeçi.
Në faqet e Dritës shndrisin artikujt mbi “Themelet e para të Kombit të ri Shqiptar”, ku bëhet fjalë për vendimet e Kongresit të Lushnjës (21 janar 1920), jepet poezia e Vaso Pashë Shkodranit me titull “Si asht sot Shqypnija”, me vargjet e njohura si E mos shikoni kisha e xhamia/ Feja e Shqyptarit asht Shqyptarija (botuar te Kalendari Kombiar, më 1889), del në dritë një artikull mbi Bajo Topullin dhe vullnetin si aksiomë e aktivitetit të ndërgjegjshëm që i jep dritë e vlerë. “Pa vullnet s’ka karakter dhe pa karakter s’ka burrë”. Bajo Topulli ta përkujton Adem Jasharin që punoi për histori dhe për ardhmëri. “Me guxim, me enthusiasmë, me përbuzje heroike për njerëzit që nuk e kuptonin dhe e luftonin”. Shkollat, themeli i mëkëmbjes së Kombit, është një artikull me nëntituj si Shoqëria përparimi dhe. Mësonjëtorja për Mësonjës e Elbasanit, ndërsa në kuadrin e rubrikës Shqiponja pa çerdhe, mallëngjim i thellë për Atdhe, bëhet fjalë për Mehmet Ali Pashë Misirin, Gazi kemal Ataturkun, Papë dhe Mbretën Shqipëtarë, Luftëtarë, Princa, Kryeministra, letrarë dhe Hospodarë, për zanin e gjakut, Nana Shqipëtare dhe vatra e Gjyshit (fq.14).
Në faqen 17 i jepet një vend nderi gruas shqiptare: Shqiptarka kurdoherë krahu i djathë i luftëtarit. Anija Lleti shkruan për Yllin e Mëngjezit (E para shoqëri grashë në Shqipëri), dhe jepet një letër e Mbretit drejtuar Kryeministrisë, përmes së cilës urdhëron të çelen kurse për femra në gjithë qytetet e Mbretërisë. Në faqen e fundit Drita boton dhjetra telegrame të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, në kuadrin e rubrikës Proklamimi i Indipendencës Shqiptare më 1912, në të cilat bëhet fjalë edhe për pushtimin e trojeve shqiptare “prej ushtrivet serbe”, ndërsa në dy faqet e parafundit (18 dhe 19) shquhet rubrika Kryengritjet Shqiptare ndezen në Jug e Veri, me artikuj të shoqëruar me fotografi si Lufta e Mashkullores, Kryengritja shqiptare e Kosovës, Punët e Shqipërisë së sipërme, Hyrja në Jakovë, Mbledhja e armëve, Përgjigja e malësorëve proklamimit të Shefqet Dergut Pashës, Kryengritja e Malësisë së Shkodrës, Mobilizim në Turqi, Fuqitë kryengritëse, Isa Boletini në shesh të luftës, rrethimi i Mitrovicës dhe Prishtinës, Kosova përsëri në kambë.
Veprimi patriotik i shqiptarëve të mërgimit
Nga Baki Ymeri, Bukuresht
Gazeta Drita e Tiranës, organ parimesh nacionaliste, e drejtuar nga Dr. Zoi Xoxa, konsiderohet si një tribunë e rrallë e atdhetarizmit shqiptar. Duke shfletuar numrin 307 të saj (botuar më 28 Nëntor të vitit 1937), konstatojmë se kemi të bëjmë me vlera të larta të publicistikës shqiptare. Tema qëndrore e subjekteve të dinamizuara me fotografi të rralla historike ka të bëjë me Lidhjen e Prizrenit, veprimin patriotik të shqiptarëve të mërgimit, Kosovën historike dhe 25 vjetorin e pavarësisë. Në 20 faqet e saj (të formatit të madh) defilon shpirti shqiptar i botës shqiptare në kohën e Mbretërisë. Gazeta hapet me artikullin-bazë “Flamuri dhe Mbreti”. Flamuri, sipas autorit që e boton në emër të redaksisë, simbolizon jetën e një populli.
“Ranë trimat, vdiq Gjergj Kastrioti: Flamuri i kuq me Shqiponjën dy krenore në mes, u fsheh nëpër arkat e moçme të gruas shqiptare, e cila dijti t/i ruajë gjithmonë me devosjon të thellë kujtimet e shtrenjta. Kush e din se sa herë, duke e shikuar fshehtazi atë Flamur, nana shqiptare derdhi lot për djemtë që i kishin ra therorë me atë në krye, kush e din se sa herë, duke e puthur dhe vu në ballë, Virgjëreshat arbërore vajtuen të fejuemin, vëllanë, atin qi mbet në fushë të nderit. Gjaku i dëshmorëve nuk shkoj kot: Flamuri i tyne, Flamuri që që ndigjoi kangën “Ja vdekje, ja liri”, ka gjetë sot Shampionin e Math që po ringjall krenaritë Skënderbegiane. Urojmë që populli Shqiptar të tregohet gjithmonë i denjë për krenarinë e emblemit të vet”.
Pasojnë artikuj që të bëjnë krenar pse ke lindur shqiptar, si Lidhja e Prizrenit – “E para lëvizje kombëtare për të mbrojtun tërësinë tokësore të Atdheut dhe për të fituar indipendencën e Shqipërisë” (Dokumenta historike me shumë rëndësi për jetën tonë Kombëtare), me nëntituj si “Kuvendi i Prizrenit”, “Degët e Ligës së Prizrenit në Toskëri”, “Çështja shqiptare në parlamentin e Anglisë”, “Kanuni qeveritar i hartuar prej Ligës së Prizrenit”, “Urdhërimet për të organizuar ushtërinë”, “Vendimet e Ligës së Prizrenit”. Në kuadrin e rubrikës “Shpëtarët e pendës”, jepen portrete të shoqëruara me fotografi mbi Konstantin Kristoforidhin (“Aktori i fjalorit të tij të pavdekur dhe i shumë veprave të tjera me rëndësi”), Vaso Pashën (“Vajtuësi i pavdekur i Shqipërisë së robëruar”), Babë Dudë Karbunarën (“Një nga veteranët e çquar beratas që ka shërbyer me vepra patriotike për realizimin e idealit kombëtar”), Jani Vreton (“Një apostull i palodhur i idealit kombëtar”), Abdyl Halit Frashërin, Murat Toptanin, Sami dhe Naim Bej Frashërin, Hoxha Tahsinin.
Ballina e gazetes Drita,1937 |
Kosova përsëri në kambë
Me flamurin kombetar, kosovaret trima kane ngritur krye per liri |
Në faqet e Dritës shndrisin artikujt mbi “Themelet e para të Kombit të ri Shqiptar”, ku bëhet fjalë për vendimet e Kongresit të Lushnjës (21 janar 1920), jepet poezia e Vaso Pashë Shkodranit me titull “Si asht sot Shqypnija”, me vargjet e njohura si E mos shikoni kisha e xhamia/ Feja e Shqyptarit asht Shqyptarija (botuar te Kalendari Kombiar, më 1889), del në dritë një artikull mbi Bajo Topullin dhe vullnetin si aksiomë e aktivitetit të ndërgjegjshëm që i jep dritë e vlerë. “Pa vullnet s’ka karakter dhe pa karakter s’ka burrë”. Bajo Topulli ta përkujton Adem Jasharin që punoi për histori dhe për ardhmëri. “Me guxim, me enthusiasmë, me përbuzje heroike për njerëzit që nuk e kuptonin dhe e luftonin”. Shkollat, themeli i mëkëmbjes së Kombit, është një artikull me nëntituj si Shoqëria përparimi dhe. Mësonjëtorja për Mësonjës e Elbasanit, ndërsa në kuadrin e rubrikës Shqiponja pa çerdhe, mallëngjim i thellë për Atdhe, bëhet fjalë për Mehmet Ali Pashë Misirin, Gazi kemal Ataturkun, Papë dhe Mbretën Shqipëtarë, Luftëtarë, Princa, Kryeministra, letrarë dhe Hospodarë, për zanin e gjakut, Nana Shqipëtare dhe vatra e Gjyshit (fq.14).
Nje grup kosovaresh kryengrites qe luftojne per idene kombetare |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi