Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eva Hila: Vox

Shko poshtë

Eva Hila: Vox Empty Eva Hila: Vox

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 05, 2010 10:08 am

Eva Hila: Vox 22777_1260121396413_1631021346_622674_6459839_n

Eva Hila: Vox


A e din ti
Se fjalët e tuja
Më kanë djegë e lëmue
Si dielli lëkuren?

Za si tandin
Kurrë s’kisha pa
Më sytë e mi që
Ushtojnë si veshë
Të mbushun me zjerm

Gjaku i ngrimë
A shkrihet me flakë?

Gjymtyrët kthehen mbrapshtë
Ah, me kenë me e shkri !

Vdejke në pavdeksi
Ti më kap dorën
Si poeti kur kap penden
E s’e lëshon

Mandej bjen penda
Bashkë me poetin
Penda mbetë
Poeti tretë

Nuk asht ferr ky ku kam zbritë
Qiell asht i qiellit tand
Që shndrit si djersë
Kapakë syshë
Para se me u mbyllë

Zeus, mos më ndihmo
Ti je drita e tij
S’ke fuqi !

Shpirtit du me iu gëzue
Se më ka mbetë gjallë

Qiellin tand me e zbritë
Deri në tokë të vet .


E. Hila
4 Février 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi