Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemajl Rudi:Dy poezi

Shko poshtë

Xhemajl Rudi:Dy poezi Empty Xhemajl Rudi:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 05, 2010 4:36 pm

Xhemajl Rudi:Dy poezi 19974_1253023808923_1329386093_30878191_2225291_n


Xhemajl Rudi:Dy poezi

DERA

Dera ime e drunjtë,
e stolisur me gëdhendje,
me copëza të lashta historie,
me simbole paganësh e nota muzike.

Dera ime është dhe moderne,
po aq sa është dhe arkaike,
me shenja të shumta si yje,
e relikte të gëdhendura mjeshtërisht.

Sa është e madhe,sa është e rëndë!

Dera e shtëpisë sime
është pasqyrë.
Aty vetëm njeriu mund të shohë
ecjen e tij.

Dera ime ka pragun kështjellë,
vetë dera është hark dhe urë mbi prag.
Arkitekti e ka ndërtuar gjatë historisë,
populli e ka nënshkruar gjatë jetës,
me zemrën,tokën,drunjtë dhe gurët,
dhe e ka bekuar me ujë.

Dera ime ka dhe pika gjaku:
shtëpia ime,prej lashtësisë,
shtresëzim gjaku ka.
Lulet e kuqe prej gjaku mbijnë përherë,
petalet e tyre qeshin e qajnë.
S`duan t`ia tregojnë shpresat dhe dhimbjet njerëzimit.

Dera ime është kjo,
me një kulm,
me metro
e dritare.
-------------------

STATUJAT

Statujat shikimin e kanë
të humbur.
Në ajrin që kurrë
nuk e thithin
qendrojnë;
në dheun e mugët
të shekujve,
mes akullit dhe zjarrit,
mes drurit dhe gurit,
nën rrezet e diellit,
e nën rigat e shiut
ato janë kore
e kohës së tyre.

Të botuara,më.2001.Tiranë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi