Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: EJA MOJ MIKJA IME !

Shko poshtë

Vullnet Mato: EJA MOJ MIKJA IME ! Empty Vullnet Mato: EJA MOJ MIKJA IME !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 05, 2010 6:09 pm

Vullnet Mato: EJA MOJ MIKJA IME ! 20665_1177280723358_1568334934_30367194_5769167_n


Vullnet Mato: EJA MOJ MIKJA IME ! 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato


EJA MOJ MIKJA IME !

Eja, moj mikja ime e internetit,
të dalim nga bota e vogël e zyrave
të ngjeshura me dosje e sirtare
dhe të bashkohemi virtualisht
me shoqen dhe shokun e njëri-tjetrit,
në botën e madhe të ecjes vigane !

Eja të dalim nga ajri i ndenjur,
nga vonesat ankimore me vite,
nga hatëret dhe tonet e urdhrave të prera
nga përgojimet dhe ambiciet për karrige,
nga shpifjet dhe kallëzimet pa vlera

Eja moj mike, të shkëputemi prej tyre,
se burokratët dhe politikanët e çdo shtrese,
kanë interesa dhe jo ndjenja,
kanë servilë dhe jo shokë të mirë,
kanë qëllime të shtojnë vila e biznese
dhe me to të shtojnë varfërinë.

Ti dhe unë kemi shpirtin e lulëzimit,
kemi shokë të vërtetë dhe miq shumë,
të radhitur në ecjen e shpejtë të njerëzimit
që vërshon nga të gjithë qiejt si lumë.

Eja, moj mike
të bashkohemi me botën e kohë së re,
me ata që shkojnë drejt oksigjenit të bollshëm,
pa pengesat e motit me errësirë dhe re,
drejt vëllazërimit njerëzor të përbotshëm.

Të bashkohemi me ata
që arrijnë të përsosin ndjesinë,
se globi i mbështjellë me oqeane,
që ka lëshuar krijuesi në hapësirë,
është një pikë loti e madhe,
me imazhin e dhimbjes për njerinë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi