Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Arrna plagësh!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Arrna plagësh! Empty Lediana Kapaj: Arrna plagësh!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 05, 2010 10:34 pm




Lediana Kapaj: Arrna plagësh! 13067_209471434599_744374599_2926616_4235214_n

Lediana Kapaj: Arrna plagësh!


Trishtim...

Vetmi e shkretë dhe vajtimprurëse,
në shpirtin tim ke "mbretërinë",
vetmi e etur dhe gllabëruese,
më more ëndrrat,zhduke "magjinë"....

Trishtim i mjerë,i çoroditur,
mes lotëve të mi je ngatërruar,
më thuaj vallë.. ç'kërkon nga unë,
përse në botë kaq të mallkuar?!...

Me arrna plagësh kjo zemër...mbledhur,
është djegur fare,është përvëluar,
s'arrij të di se ç'është kjo gjëmë,
ku vetë gëzimi është hidhëruar?!...

Më thoni miq ku të mjekohem,
pse qënka brenga... e pashëruar?!
Dhe pse mundohem përfund ta vë,
zinxhirët mishin ma kanë copëtuar...


( Shkurt 2010)


Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Arrna plagësh! 18880_289523724599_744374599_3251952_801321_n



Vor 59 Minuten aktualisiert · Kom
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Arrna plagësh! Empty Lediana Kapaj: Përse mos qaj?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 05, 2010 10:51 pm

Lediana Kapaj: Përse mos qaj?!

Përse mos qaj,...

copë_copë është zemra,

jam dorëzuar në agoni,

përse të qesh kur syte janë skuqur,

si ta mund valle kët' dreq vetmi?



Përse mos vuaj,

kur dhimbja vetë,

të gjithë gjymtyret mi skllavëron,

përse të hiqem,

plot mospërfillje,

kur ditë jete më gllabëron?!....



Përse të dua,

kur shumë jam vrarë,

përse më vlen?! ...Jam e helmuar,

o Perëndi!

Pa fol një herë...!

Jam qënia jote...E sakatuar!



Shkurt 2010





Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Arrna plagësh! 18880_289638499599_744374599_3252186_4844249_n




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi