Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
Unë nuk kom dalë malit për të mirën time, por për të mirën e atdheut tim, për lirinë e popullit tim!.Në asht Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë qetësi kurrë, dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, deri sa të çlirohemi!”… Q.G Zhupani…..
Në rrëzë të malit thate, në afërsi të vendit i quajtur Korite, ku gufon një burim me ujë të bollshëm dhe të kthjelltë, shtrihet fshati çegran, në një largësi prej shtate kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.Këtu, në këtë fshat,Cegran në vitin 1927 lindi Qenan Garip Zhupani. U rrit në një familje/fisë të madh me emen. Nga pamje fizike dalloje nga femijtë e tjerë të fshatit, meqe nga natyra ishte shumë i shkathet, ma gojëtar dhe shumë ma i guximshem se femijtë e tjerë, arrin të njohe ma mire jeten edhe prangat e saj të randa.Ndonëse nuk pati fatin te vijoje mësimet të ulet ne bankat e shkolles, sepse ishte në gjuhë maqedonas, por e kish te arrijt të mësoj leximin edhe shkrimin gjuhen shqipe gjuha e Elbasanit standardin 1943 prej Dr. Profesor Miftar Spahija, mentori e tij për jetë.
Me kohë Qenan Zhupani behet edhe njohes i disa gjuheve. Njohu mirë pervec shqipes, gjuhes amtare, edhe maqedonishten, serbishten greqishten, italishten, anglishten. Nuk kishte nevoj asnjë herë për përkthyes të ketyne gjuheve.Pasi arriti moshën e pjekurisë, (14 vjeqar) gjatë 1941 me shkatërrimin e Jugosllavisë monarkiste në prill Qenan Zhupani ka marrë rrezikun në sytë tue ece me kambe prej Qafe Thanes deri në Tiranë. Dalja ime në mal ka për qëllim mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar, pasi gjer ma tashti kemi luftue me vite të tëra dhe tashti ka ardhur koha me pushkë në dorë të luftojmë fashizmin për të krijue “Shqipëninë e Lirë Etnike”.
Qenan Zhupani, gjatë vitit 1943, së bashku me Nazmi Mehmet, Hamit Hasa, Kalosh Hamdia, Nesha Gora, Ibrahim Lure, Sadik Sinani, Nazmi Hasipi, e të tjer kanë marrë pjesë në luftime të ashpra, jo vetëm kundra forcave komuniste partizane, por edhe kundër njësive çetnike serbe dhe profashiste bullgare në rrethin e në Malin e Thatë, Malin Sharrë për tre vjet.Pas kapitullimit të Italisë më 1943 në Maqedoninë Perendimore krejt pushtetin e merr Ushtria e Ballit Kombëtarë, me këtë vërtetohet se në këta troje në atë periudhë historike ka sundue pushteti shqiptarë dhe se Ushtria e Ballit Kombëtarë ka qenë në shërbim të popullit vendas.
Lufta e Qenan Zhupani si luftetar nacionalist nen urdhnat e komandant Xhem Hases-Gostivari, se Ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë Perendimore mund të konsiderohe si luftë për çlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare në një shtet.Vullnetar nën komanden e Xhem Hases Gostivarit, luftoj me vetemohim per 3 vjet te plota. Ai do të gjendet në rrethana shumë të randa. Ndërkaq, kontributi kombëtar e luftarak i Qenan Zhupanit do të mbetet si simbol i vetedijes se lartë dhe i heroizmit si mrohet atdheu, toka e stërgjysherve ilirë, traditat dhe zakonet shekullore shqiptare në trojet e lashta ballkanike.
Kurrë nuk i ka durue padrejtësistë. Ishte mbrojtes i së drejtës. Mbronte vetem atë qe sulmohej, pa marrë parasysh fenë dhe kombësine. Ishte mbrojtes i vegëlisë dhe i pafuqishmeve. Njohësit e tij thonë se ishte i rreptë por shumë i drejt.Kur zemerohej ishte i frikshem dhe fatal për armikun. Mustaqet i kishte të preheta ashtu siç i mbajne malësoret. Duart i kishte te fuqishme se lënde pylli. Aq sa ishte i rrept kundër arrogantit, aq ishte i butë i afërt i përzemert me fëmije, me fshatare dhe me të gjithë ata qe kerkonin ndihmen e tij.
Prej një djalosh fshatar qe ruante bagëtine nepër kullotat e blerta..nga fshati Cegran, nji luftar, nji nacionalist,nji shqiptar i perkryer, ai asht baba jem, shoku im, idhullin im.. Qenan Garip Zhupani….
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: Një gentleman me Fustenella....!
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: Një gentleman me Fustenella....!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi