Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: SINJALISTE E MINIERËS

Shko poshtë

Vullnet Mato: SINJALISTE E MINIERËS Empty Vullnet Mato: SINJALISTE E MINIERËS

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 07, 2010 3:02 pm

Vullnet Mato: SINJALISTE E MINIERËS 20665_1178549195069_1568334934_30369548_1714997_n


Vullnet Mato: SINJALISTE E MINIERËS 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato

SINJALISTE E MINIERËS

E bukura ime sinjaliste,
te gryka e pusit
ç’mendon tani,
kur unë po zbres
me kovën e thellësive -
me zinxhirin e zemrës që ke lëshuar ti ?

Nga kabina jote,
atje te pulti,
lëshoje, lëshoje, zinxhirin e gjatë!
Mos ki frikë se më mban dheu përfundi,
tërheqja më e fuqishme
je ti nga lart !

Kur të marrësh nga poshtë sinjale të forta,
tërhiqe, tërhiqe,
zinxhirin tënd !
Unë krahëplot
do dal nga nëntoka,
ngarkuar vagonët me mineral të rëndë.

Tërhiqe puthjen nga fundi i dheut,
shtype pultin
me të çeliktën tërkuzë,
thuaju buzëve të mia:
Kthehuni!
se mezi durojnë pa ardhur tek ti në buzë.

Kështu drejt teje ardhsha gjithmonë,
ngarkuar me gëzimin që na lidh zemrat!
Rruga më e gjatë,
më e shkurtër qoftë,
nga fundi i tokës,
te buzët e tua të ëmbla!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi