Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genc Kastrati: Pse rri menduar

Shko poshtë

Genc Kastrati: Pse rri menduar Empty Genc Kastrati: Pse rri menduar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 07, 2010 10:57 pm

Genc Kastrati: Pse rri menduar 21080_1213657417845_1121072899_30514226_3242353_nGenc Kastrati: Pse rri menduar


Pse rri menduar si e vrare urie
me vehten si gjethe e vyshkur ne harrim
si hije e heshtur,e vdekur si guri
bebezat e syve te pikojne mallkim

s'ka lote koha,fare s'te ngushellon
ajo iken me dallget ne qerpiket e lagur
asnje dite e nate s'te pret buzeqeshur
tek fundi i rruges duarkryq ...

zemra te muroset mbyllur ne pesimizem
gjurmeve te ecjes vetjake pluherosur
mbi buste te fryejne ererat e trishtimit
qe ne dridhje n'buzet tua ndalen..


me pamje te thyer ti sillesh verrdalle
rreth perdeve te shpreses katandisur
shikimet te ikin vjedhurazi padashje
ne memorie te flijne prape zgjuar...

largo peshen e mendimit siq shuhet vesa
se dashuria s'ka shpirt te huazuar
neper damar te gjakut zgjohu nga udhetimi
dashuro e dashur,rilind mbi vetvehten.

@Genc Kastrati.
Genc Kastrati: Pse rri menduar 21080_1221359890402_1121072899_30527991_4600300_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi