Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Egla Imeraj: "Ndienje qe troket lehte..."

Shko poshtë

Egla Imeraj: "Ndienje qe troket lehte..." Empty Egla Imeraj: "Ndienje qe troket lehte..."

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 07, 2010 11:29 pm

Egla Imeraj: "Ndienje qe troket lehte..." 19166_1157722078245_1683565035_306202_4930345_n
Egla Imeraj: "Ndienje qe troket lehte..."



Cdo dite lind me perplasjen e nje jete te re.E ky mengjez shfaqet disi i pazakonte,si nje tablo mirazhi ku ngjyrat marrin refleksione te ndryshme.Dicka ishte strukur brenda meje,merrte trajta te cuditeshme.Duhet te pyesja vetveten.Jeta ime kishte ndryshuar..Te isha dashuruar valle?!...Nocioni ndoshta me kishte trazuar,kish prekur ate pike te pashkelur,ate shpirt pafajesie.Brenda meje ndienja ishte rebeluese ,e ethshme ,ku perplasej pa meshire bota e panjohur .E ndoshta ne momentin me delikat e te brishte ,une duhet te zgjidhja,te gjeja celesin e enderrave te mia.Ajo jetonte thelle,e bukur ,reale,shkelqente,vraponte lirisht e lire,ulej butesisht nga nje prekje e embel.Ky moment shfaq qetesine,magjine e castit,ku gjuha e shpirtit cel pragun e nje porte plot drite.Ajo drite nuk kishte fjale.Flinte thelle ne konturin e vizatuar te nje mesazhi.Aty flinte thelle endrra ime.Ju lutem mos e zgjoni deri ne agim!Ajo eshte e padukshme ne miliona grimca pritje,ankthi,dashurie...Atje ku une fle ,vjen e bukura e" ai" me puthje me zgjon.E une ngrihem si bukuroshja e fjetur ne valet e nje prekje te embel.Ngela aty,e brishte,lindur ne oazin e shkelqimit te ylberit...
Sepse"une"dhe "ti"jemi dy sythe qe lindem nga lulja "sensible"e qe rritemi nga zhurrma e pyllit dhe e detit...
"Ti"je shoku im me i mire,ku une shoh kete nate pasqyrat e portretit tim.Te dashuroj ate me te pakapshmen,tabune e oazeve te imagjinuara ne lajtmotivin e rendjes se kohes?Tek rrij afer "tij",nuk di sec ndiej kete nate brenda vetes,nuk di se si thjerrezat e emocionit preken shqisat e mia,kapen hapesiren e nje shifre.Nuk di se c'fare me ndodhi sot...e ende nuk di se c'do te me ndodhi neser...
Ky nocion vaksinues preku realen,shkundi zemren e ndrrydhur,dashuroi nuk e tradhetoi vetveten.I besoi asaj,si nje toke e sigurt,ku hapi troket fort,tundues.Kjo dite nisi me endren e nje vajze qe nuk ben asgje tjeter vecse enderron...
Sonte ajo nuk ka gjume.Jeton "naten e bardhe",naten magjike ne rrefimin e quajtur "enderr si perralle".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi