Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: DHIMBJA PËR BRIGJET

Shko poshtë

Vullnet Mato: DHIMBJA PËR BRIGJET Empty Vullnet Mato: DHIMBJA PËR BRIGJET

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 08, 2010 12:48 pm

Vullnet Mato: DHIMBJA PËR BRIGJET 20665_1179023606929_1568334934_30370091_6849568_n


Vullnet Mato: DHIMBJA PËR BRIGJET 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato

DHIMBJA PËR BRIGJET
(Tregim i një kapiteni të huaj)

Teksa punoja dikur
me një vapor italian,
m’u afrua një turmë emigrantësh shqiptarë.
Një tufë me dollarë nxorën më dhanë
e m’u lutën te një cep i vaporit t’i marr.

-Lëshona diku në brigjet e botës,
thanë të trishtuar,
burra, gra e pleq;
Se ndoshta e zëmë prapë fillin e jetës,
që na e këputi një qeverim i keq.

Vendosa t’i marr,
me gjithë pagesën e ulët.
Po kur lamë brigjet e Adriatikut Lindor,
pranë kabinës sime,
ku ishin strukur,
dëgjova vajtimin rrëqethës në kor.

Ngashëreheshin,
rrihnin gjokset, psherëtinin,
me sytë nga ajo tokë që quhet Shqipëri.
Aq shumë i qanë malet që s’i shihnin,
sa gjumi atë natë nuk m’u afrua në sy.

Qysh atëherë
mora një vendim të prerë:
Sikur gjithë hallexhinjtë e botës falas t’i marr,
edhe me flori të më peshojnë,
tjetër herë,
nuk transportoj kurrsesi emigrantë shqiptarë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi