Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË!

Shko poshtë

Gjakush Tana: SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË! Empty Gjakush Tana: SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 09, 2010 12:31 am

Gjakush Tana: SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË! 9424_1142799572050_1289294870_30360555_6331800_n

Gjakush Tana: SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË!



(Shokut, mikut dhe veprimtarit te pa ndare nga aktiviteti,
Heroit, Beqir Limani që më 18 shtator 1998 e vrau policia makosllave ,
me preteks se ishte organizuesi i mbledhjes së armëve për luftën në Kosovë !


Ata që të vranë s’ bënë rastësi !
Ata për ne gatuajnë robëri!

Pas shpine gjithmonë i kanë bërë krimet
qendrat e krimit ua dhan - vrasjevendimet!

Kushedi çfarë gradash kanë marrë atë ditë!
xhelatët e krimit , të zitë!

Por, harruan se Ti edhe në varr i pushton lartësitë
Hero i brezave që duan liri , rritë !

Në cilën përmasë të flasim sot e pastaj
S’jemi parë kaq gjatë, as kafe s’pijmë bashkë!
Durimi yt është bërë pikë qetësie,
Është dhembja krenare e Atdheut të lashtë!

E ndjejë se Ti bashkë me ne rri
na bën krenar të ecim drejt Ilirisë,
Vdekja s’u bë heshtje përse i mungon shoqërisë
U bëre jehonë Ti që ishe kushtrim i lirisë!

Ata që të vranë s’bënë rastësi
të zhdukën - të zhbëhesh patën shpresë!
Date Beqir Limani hero i agimit të lirisë
shkëmbvigan në qëndresë...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi