Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Basha: EPOPEJA-e UCK-se

Shko poshtë

Luan Basha: EPOPEJA-e UCK-se Empty Luan Basha: EPOPEJA-e UCK-se

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 09, 2010 8:39 pm

Luan Basha: EPOPEJA-e UCK-se 21532_101256926575727_100000742612551_34976_4486328_n
Luan Basha: EPOPEJA-e UCK-se



Flas per nje YLLE TE PA SHUAR ,qe sot nuk eshte me.. Nje djale qe e kam takuar disa here ne jeten time.. Nje trim me flet, nje njeri i rralle. Librin ma dergon miku im Ing .Bardhyl Llagami , i cili gjithe permbledhjen me poezi, ja dedikon djalit tij Skerdilajd Llagami , qe u shfaq si nje ylle qe flakeroi dhe vazhdon te leshoj drite dhe mbas vdekjesse parakoheshme Nje tuf me poezi.. Besoj qe eshte liber i par ne vargje , qe shkruhet nga dora e nje babai per te birin ..
Libri i pare me poezi, qe nje prind shkruan per djalin e tij te vetem, Atdhetarin sy pa trembur , i cili ja perkushtoi jeten e tij ceshtjes kombetare dhe behet themel - gjaku per Atdheun Keto poezi, ne vend te penes jan shkruar e lare me lot ..! Skerdilajd Bardhyl Llagami, u lind ne Tirane me 31 Tetor 1969, nga nje familje vjeter qytetare Tiranase. Nga kjo dere e ketij fisi, kan dal shume intelektual , ku shumica jane te dipllomuar per drejtesi dhe gjuhe. Skerdi ishte femija i pare i Ing Bardhyl Llagamit
Qe ne bangat e shkolles mesme "Myslym Keta" Skerdi shquhej per fizikun e tij dhe i nxitur nga i jati, filloj te merrej me sport , me ushtrime te ndryshme sportive dhe premtonte rezultate te larta ne garat e vrapimit ne atletike Nuk e vazhdoj me tej kete lloj sporti , por u fut ne pune ne kombinatin e tekstileve ku i jati fillimisht ishte si inxhinier e me vone u be kryeinxhinier i atij kombinati
Qe ne hapat e para te reformave ne Shqipri , u be nje nga veprimtaret e njohur qe reformat te kalojn ne qetsi.
Krahas ketyre angazhimeve Skerdi, nuk e la pas dhe pasionin e tij sportin ! Fiziku i tij u be shkak , qe e moren si efektiv ne forcat speciale (BRISKU) ku u shqua per vigjilencen e tij Ne vitin 1999, Skerdi , u largua nga shqiperia , pa lajmeruar asnje nga pjestaret e familjes Skerdi nga natyra ishte shume i dhimsur dhe sensibel E dinte debulesen prinderore! Si djal i vetem qe ishte , prinderit nuk do ta linin te shkonte ne lufte.
Ai prekej shume nga vuajtjet dhe mjerimi i te tjereve, Duke pare ne televizor shpernguljen masive qe po i behej vellezerve te nje gjaku , duke pare tabllot rrenqethese te masakrave Serbe ndaj nje popullsie te pafajshme , Skerdi u largua per t'ju bashkangjitur rradheve te UCK-se Kaluan dite jave dhe muaj ,qe familja nuk kishte asnje lajme per Skerdin Prinderit dhe gjithe fisi nuk lan vend duke pyetur, per te mesuar ndonje lajm per "zhdukjen".
Skerdit Ngushellonin ndonjehere veten duke thene se mos ka ikur jashte te punoj si shume te rrinje te tjere , po sejcili vetem me goje e thoshte kete se thelle ne shpirt parandjenja ishte se ai eshte atje.. krahe per krahe me trimat e UCK-se Disa muaj me vone, duke ndjekur si gjithmone lajmet e luftes, ne nje interviste qe ju be nje te riu shqiptar Dritan Dyrmishit , ne nje pyetje qe ju be , se kush ishin luftetar te tjere nga shqiperia , ai u pergjegj Skerdilajd Llagami , komandant i batalinonit , qe gjendet atje ku vdekja eshte me e sigurt
Pas kaq muajesh u muar fryme lirishte ne kete shtepi , kur moren vesh qe birin e vetem e kane gjall . Emri i Skerd Llagamit ishte bere shume i njohur ne UCK per guximin, trimerine dhe shpirtin e tij luftarak , qe kishte treguar ne te gjitha betejat e sidomos ne zonen e rrafshit te Dukagjinit ai ishte caktuar si komandant batalioni (Komandant Shpendi) Dhe pse familjaret e mesuan dhe vend ndodhjen, nuk po harrinin te komunikonin me telefon, Kjo gje vazhdoj per muaj me rradhe Lufta mbaroi dhe Skerdi nuk po kthehej ne shtepi Ankthi ne pjestaret e familjes sidomos te nena e tij ishte bere i pa duruar
Vetem ne shkurt te 2001, BABAI DHE NENA , ja degjuan per here te pare dhe te fundit zerin djalit te tyre 33 vjecar! Fliste nga lugina e Presheves .. Kishte vazhduar ti bashkangjitej forcave clirimtare aty. Midis atyre pak fjaleve qe shkembyen , Skerdi u tha prinderve qe te mos merziteshin se se shpejti do kthehej tek ata dhe ne Tirane sapo te mbaronte disa pune.. Lufta nuk ka mbaruar akoma u tha..
Po dhe pas lugines se Presheves Skerdi nuk u kthye ne Tirane sic premtoj po u vendos ne malet e Sharrit mbi Tetove ku sapo ishte krijuar UCK-ja e shqiptareve te Maqedonise Skerdin e caktuan me detyren e komandatit ne nje njesi speciale Ai morri pjese ne disa luftime , ku shquhej per trimerine e tij te rralle Me 29 Qershor 2001 ra duke leftuar heroikishte ne fshatin Begovi , afer Tetoves, ne perleshje me forcat e ministrise se brendeshme te Maqedonise
Pas vrasjes se tij, njesia mori emrin e komandant "Shpendit" Komandanti qe u kthye ne legjende!, Djali bukurosh qe dinte te komunikonte me te gjithe, qe ishte i dashur me miqte e shoket, por shume i ashper dhe i hekurt me armiqte e popullit, pra Komandant "Shpendi" u varros me nderime shume te medha nga shoket e luftes aty ku u vra, rreze malit te Sharrit , afer nje xhamije , ku cdo dite do gjesh lule te fresketa nga shoket dhe miqte e tij I perjeteshme qofte kujtimi i deshmoreve qe dhane jeten per Kombin ! I perjetshem dhe i pa harruar kujtimi i Skerdilajd Bardhyl Llagami-it!
Poezi nga libri "Krahet e Shpendit" Shkruar nga Bardhyl Llagami

Guri i themelit
Ne Tirane s'te harrojne
Shkollat edhe bangat "Brisku",
shoket te kujtojne
Kur leftove bandat
Ishte netedhjet e shtata
Vendi perpak humbi
E stergjate ishte nata
Pillte rreshje plumbi
Po ti bir, ti, ku flije?
Dit' e nate permbi tank
Syri te kish marre hije
Balli, gjak e plage
Te kujtohet moj Koshare
Predhat kur leronin vendin
Ato binin me batare
Ato donin "Shpendin"
Te ndermendet Dukagjini
Djali me kallash ne dore
Neteve gjer ne agim
Neper malet me debore
Moj Gjakov' e paperkulur Kush te pa, s'te deshi ty?
Ne Pashtrik' s'rri me ulur
Porse zemra bash ATY!
Ti lugina e Presheves
Moj lugin' e madhe
E ke pare para predhes?
Hidhej nje sorkadhe
Dobrosini e mban mend Kur sulmonte "
Shpendi" Kundratanku si u "cmend"
Si buciti vendi?
O Ju fusha e lugina
Erdha dhe ju pash
"Eren kurre mbrapa shpines"
Amanet ju lash
Mos u nis prap ne lufte
Thane shoket ne Prizren
"Shtate lufta po te behen
Do t'i bej per vendin tim"
Moj Tetove lum si ti
Sa Petrita, sa luan
Rreze Sharit ku rri ti
Shqiperine ne zemer kane
Neper enderra ti na del
Je ne zemer.
Permendore
Mbete guri ne themel
I keshtjelles Arberore



TA BËJMË SHQIPËRINË

Atje ku bebëz e Tokës buron gjak
Atje ku Besë e Flamur në lashtësi
Atje ku në bisht ngreh kokën Bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...!
Atje ku janë ndërtuar kullat dardane
Bajraqet ngritur,lart në atë troll
Lojë e fëmijëve në gjuhën iliriane
Atje ajo Tokë quhet Kosovë...!
Atje ku fushë mejdanet kundërmojn erë barot
Ku kali i Trojës merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Toke e bekuar,Kosovë quhet prap.
Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori
Atje ku Osa Kuka në krye t'arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri!
Atje ku flasim,qajmë e qeshim shqip dhe sot
Ku u mbajt Kongresi në zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n'akord me gaz,hare e lot
Në Abetare të shkruhet: Ajo Tokë është Iliri!
Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit
Edhe ai Dhe është i Shqipeve,Çamëri
Unik të marshojm përpara lak-muesit
Ora e fundit bie:Ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi