VDIQ NË LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
Faqja 1 e 1
VDIQ NË LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
VDIQ NË LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=5498
Në moshën 62 vjeç vdiq në Las Vegas poeti dhe dramaturgu i njohur shqiptar Avni Mulaj. Me vdekjen e Avni Mulajt komuniteti i artistëve shqiptarë në SHBA-së, humbi një krijues shqiptar patriot me histori një histori të gjatë, mik e i afert me shoqerinë Vatra të shqiptarëve të Amerikës, së cilës i kushtoi dhe një poezi shumë të bukur
Nga BEQIR SINA, New York
Sot në moshen 62 vjeçare, pas nje semundje te rende e te gjate vdiq ne Las Vegas,poeti dhe dramaturgu i njohur shqiptar Avni Mulaj. U be i njohur si poet i talentuar me vepren e pare poetike " Valbona e Kalter" i cili shpalosi lirshem ndjenjat e tij lirike dhe dashurine e pakufishme per vendlindjen dhe atdheun, çka e beri dhe Valbonen nje simbol shqiptar qe kudo me emrin e saj paraqitej bukuria shqiptare, e natyres dhe e shpirtit njerezor. Pas ketij botimi vershoi ne te kater anet dhe jashte vendit emri shume i bukur Valbona, tani dhe shume i perhapur per vajzat shqiptare, kudo ne bote.
Ai botoi radhazi disa vepra te tjera letrare si shkrimtar i lire, por kulmin e arriti me dramen "Gersheti i Luftërave" me teme nga Kosova, e vene ne skene nga trupa e Durresit. Ndonese ne diktaturen komuniste kjo drame ishte dallendyshe e pare qe i dha popullit shqiptar njohje per historine tragjike te Kosoves.
Ai beri nje emer te mire si intelektual e krijues duke lene veper te vyer per vendin, per Durresin ku beri pjesen me te madhe te jetes, per Malesine e Gjakoves, vendlindjen e tij dhe prezantoi edhe ne Amerike tiparet e shqiptarit patriot, te poetit dhe te intelektualit shembullor e kurajoz.
Ishte krenar dhe shume optimist per Shqiperine dhe per Kosoven. Me vdekjen e Avni Mulaj, komuniteti i artistve shqiptarë në SHBA-së, humbi nje krijues dhe shqiptar patriot me histori një histori të gjatë, mik e i afert me shoqerinë Vatra, të shqiptarëve të Amerikës, së cilës i kushtoi dhe një poezi shumë të bukur. Njeri i perndjekjeve politike, vuajtjeve dhe sakrificave, vdiq ne moshe te re duke lene ne pikellim te madh, familjen, ta afermit dhe miqte e shoket e tij te shumte.

Beqir Sina
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGAS:Nga AVNI MULAJ (1947-2010)
NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGAS
Nga AVNI MULAJ (1947-2010)
NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGAS
Natë përvëluese në Las Vegas
Duke ecur në bar
shkel një homelës në gjumë
si dinosauer
Bërtet ai bërtas unë
Nga njëri-tjetri pse frikë
Kthej kokën: A më ndjek
Aligator mos ish
Befas currila uji
më sulmojnë nga çdo anë
që nga Bellaxhio larg
Ç’mëkate kam për të larë
Kazinot si meduza
pas xhaketës më kapin
Me sytë-zjarr më ngrijnë
më zbrazin kredit-kartat
Te udhëkryqi Strip-Sahare
Një Lopë e Shenjtë përballë
Ç’u bëra flì padashur
majë brirësh të saj
Koka enjtur më dhemb
Fraktura plot kam marr
Dje gdhiva milioner
Homelës sot ngrysur jam
Në strip – vend i shenjtë – i
lodhur më vinte gjumë
Mbi jastëkë të butë gjinjsh
ëndërr – zhgjëndërr një grimë
II
Halucinacion pështjellues:
Përçartur më vjen kënga
“Fryni era u çil taraba
në saraj vjen Halil Aga
me treqind sejmenë përmbrapa
tanë në openga pa çorapa
Tanë në çorapa pa openg
ku i kem armët ku i kem lanë
Na i ka mshef veziri mbramë
s’e ka në mend me na i dhanë
Më paç në qafë mori motër
që na thirre në (Vegas) Shkodër”
*
Në sarajet vegane
pa openga pa çorapa
Ç’deshe o Musë
Musa i vogël
VDEKJA E TEATRIT
Pronari i dikurshëm i trollit
mbërtheu dyert e ndërtesës me gozhdë të mëdha
nga ato që kryqëzuan Krishtin mbi tra
Aktorët emigruan në vende të huaja
Atje punojnë si pastrues pjatalarës hamenj
fshijnë xhame makinash në udhëkryqe
Presin të zgjidhet konflikti me pronarin
në favor të tyre pritje absurde
Ja kështu u improvizua një ditë
në mënyrë amatore
premiera e sezonit të ri teatral
SCHERZO 9
Fetusi në barkun e nënës 9 muajsh
Spermatozoidi ovulat - shumëzimi i racës njerëzore
në mikroskop
Krimbi nën brirët e deshërve
që i shtyn të përplasen
gjer në kokëthyerje;
Gjarpri kotulluar poshtë gurit tek fle
ti ulur mbi gur;
Duke vërshëllyer një melodi
Liliputi me sombrero të madhe
akrobati mbi trarin e ekuilibrit;
Njeriu mbështjellë me pallto të trashë të zezë
mbi akull rrëshqitës
ose trupi i të varurit;
Krraba e çobanit – yll i largët me bisht –
filozofia e rrathëve spirale
aty koduar çkoduar;
MASTERKI I PARAJSËS FERRIT
Ose asgjë tjetër thjesht numri 9
me të vetmen poezi të simbolit –
vijë e sprëdredhur si larvë
* * *
Tre 9 mbi kurriz avioni i Lufthansas
ditën kur erdha në Amerikë
9 orë rrugë e mërzitshme
kur zbrita në NY
nga mori nëntash pengmarrëse
mbi vitrina marketesh supermarketesh marifet i çmimeve
u gjenda rrethuar
99 cent bleva një jastëk të butë si prej puplash
thashë rehatova më në fund kokën shkëmb eurojuglindore
gjithë xhunga prej nënkresash të gurta ideologjish dogmash;
Thashë erdhi radha të fle dhe njëherë si qengj pa andralla;
si Ditën e Shën Gjergjit kur te jastëku gjeja lule gjethe shelgu
të njoma
nga dora e nënës
Por shpejt u shfry, kishte qenë surrogato
si fantomë m’u lidh rreth qafës, më zu frymën desh më mbyti –
në mesnatë pahijshëm e flaka prej dritares
Mbi kokë i ra dikujt që kalonte
dëgjova një sharje kalibër i rëndë AK-47
* * *
Si nyja gordiane plot rastësi nëntash
lidhen krucialisht me jetën time
lëmsh i ngatërruar i Arianës
Një 9 te viti i lindjes 1947: dy Blloqet e mëdha Luftë e Ftohtë
një 9 tek adresa e vjetër në Durrës
një 9 rruga ku banoj këtu në Nju Jork
një 9 shëtitorja tek udhëkryqi ku semaforët e kuq
fërgëllojnë si ethe agonike
Një 9 porta e shtëpisë numri i telefonit
dhe një te targë e makinës
Tre numra të koduar që s’duhet t’i dijë njeri
përveç meje 9 sekret lumturie ose ankthi
Dhe plot 9 mbi dyer zyrash në labirinthe ndërtesash
9 torturuese paragrafesh ligjesh nenesh kodesh
* * *
Nga eskortë 9-tash rrethuar si prej badigardësh
ja dhe nata e fundit e vitit 1999 Natë nëntash
Natë ndërrimi mileniumesh
Natë e madhe e jashtëzakonshme
tre 9-ta tronditëse (1999)
letër bixhozi në duar perëndish të fateve;
Sonata e Hënës e Alfred de Myse
lexuar në përkthim shqip kur isha 9 vjeç;
Dhe një kujtesë zbavitëse: Nostradamusi –
parathënës apokalipsesh
Pas disa sekondash regjistri do t’i fshijë tri 9-tat
tri Zero do të shfaqen në vend të tyre me një 2 superb përpara
si një kolonë mermeri në sfond të oqeanit të përjetësisë
zbukuruar me kapitel përsipër një kokë Davidi e Mikelanxhelos
Këtë çast duart tona si 9-ta mbajnë kupat 9-ta
mbushur brus me shaka për 9-ta shampanjë
e vjetër dymijë vjeçare shije e pakrahasueshme
ruajtur në qilare në kade shekujsh si vozë lisi
I tokim me kujdes të veçantë mos derdhen
nuk flasim dot dhe po të duam
Çast madhor pantomime
Moment solemn celebrimi
Shekullorë ndjehemi
Emocione baritje shekujsh tek ndërrohen
duke shkelur mbi 9-ta si mbi vezë
a si mbi bomba atomike
* * *
Kemi vallëzuar kënduar qeshur
thirrur vërshëllyer
zilja e telefonit s’ka pushuar
Nga dritarja fishekzjarre hodhëm
kemi bërë shumë zhurmë e kemi tepruar
Cigani Draksih pronar i shtëpisë
me violinën e vjetër troket në derë
jo një dy e tre
por 9 herë
Gotat tokim:
Rrofshin qeramarrësit
Pronarët rrofshin
Pas ca akordesh violine para se të largohet
na kujton qeranë:
9 janar të holla në dorë 900 dollarë
Kështu gëzuar trishtuar
mbaron kjo shaka me 9
(Nju Jork, 31 dhjetor 1999)
Tufë çelësash
Çelësi i apartamentit çelësi i garazhit çelësi i makinës
çelësi i garderrobës në punë dita-ditës tufa u rëndua
si e gardianit pastruesit të pallatit
Humb kohë të gjej njërin e tjetrin
ja ky s’di pse ndodhet këtu
Vonë jam kujtuar: çelësi i apartamentit në Durrës
shitur para disa vitesh kur erdha në Nju Jork
çelës fantazmë çelës yjesh
çelës kujtimesh që s’hidhen tej dhe po të duash
VIZITA E PARË TE STATUJA E LIRISË
Planet ujor
Dhe Ti mbretëreshë e tokëujrave
Me anije afrohemi ngadalë
Lundrim emocionues mbi East River
I gjatë i gjatë pafund
Dhe kaq i shkurtër njëzet minuta
Mbi kuvertë kaq shumë vizitorë
Të ngjashëm të ndryshëm – gjenetikë lirie
Çdo ciceron i tepërt Diku dikur jemi takuar
Në mos qe veç një ëndërr
Kujtesë e largët fragment poezie censuruar
Para dekadash për ty shkruar
E shoh je kaq e zënë Statujë por të lutem please
Më fal enkas mua pak çaste poetike
28 Prill 2009

Vdekja e Avni Mulajt
Vdekja e Avni Mulajt
E mora me dhimbje dhe pikëllim vdekjen e papritur të shkrimtarit Avni Mula.
E mora me dhimbje sikur merren të gjitha vdekjet e kësaj bote, por e mora me pikëllim për faktin se krijuesit që në jetën e tyre na falin kaq shumë emocione, me vdekjen e tyre, sikur mbledhin të gjitha trazimet dhe shqetësimet jetësore e krijuese dhe i bëjnë një në ndjenjat tona të çastit.
E shkrimtari Avni Mula ishte i tillë.
Ai ishte krijues me traditë epike të Malësisë së Gjakovës, në botën shpirtërore të të cilit ishin strukur kaq shumë shenja të lashta (Zana, Ora, Dragoni, Kuçedra, Bjeshkt e Nalta), të eposit legjendar (Muja Halili, Gjergj Elez Alia) e atij historik (nga Skënderbeu deri te Adem Jashari), të baladave tona të lashta me shumë dhimbje, prandaj ai nuk mund të ishte ndryshe, veçse një njeri që rrezaton dashuri dhe zemërim njëkohësisht.
Ai ishte poet që shpërthente zemërimin dhe trimërinë e Halilit në aktin e vrasjes së Pavlan Kapetanin dhe zbuste zemrën e botën e tij plotë lirizëm para Begzades së Bardhë.
Ai ishte dramaturg që me përkushtim dhe vërtetësi historike, materiale dhe shpirtërore solli në skenën e teatrit fatin tragjik të popullit shqiptar, jashtë hapësirës politike të shtetit shqiptar, në një kohë që e vërteta për ne nuk mund të thuhej lehtë as në Shqipëri.
Ai ishte krijuesi që e përjetësoi në veprën e tij edhe fatin e shqiptarit në botë, i cili nuk qe as vetëm fati i ëndrrave tona qiellore as vetëm i dhimbjeve dhe pësimeve, sikur u përpoqën dekada me radhë të na e mbjellin në kokë.
Le të jetë prandaj kujtim i për Te, kujtim i të gjithë neve që e kemi njohur, që e kemi lexuar dhe për më tej i të gjithë atyre që ishin bota shpirtërore dhe materiale e krijimtarisë së tij, e kjo do të thotë kujtim i popullit shqiptar për veprën e tij.
Begzad Baliu, Prishtinë

Similar topics
» Vdiq poeti Din Mehmeti
» Vdiq poeti Haxhi Vokshi
» Një shqiptar vdiq e dy të tjerë u lënduan
» Vdiq rapsodi i mirënjohur shqiptar Bajrush Doda
» ZJARRI I FJALËVE TË NJË POETI SHQIPTAR
» Vdiq poeti Haxhi Vokshi
» Një shqiptar vdiq e dy të tjerë u lënduan
» Vdiq rapsodi i mirënjohur shqiptar Bajrush Doda
» ZJARRI I FJALËVE TË NJË POETI SHQIPTAR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi