Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat botërore japin lajmin tronditës të varrezës masive

Shko poshtë

Mediat botërore japin lajmin tronditës të varrezës masive Empty Mediat botërore japin lajmin tronditës të varrezës masive

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 11, 2010 6:14 pm

Mediat botërore japin lajmin tronditës të varrezës masive


Mediat botërore japin lajmin tronditës të varrezës masive Va-lsa
Jehona e zbulimit të varrezës së krimeve komuniste në rrjetet informative më prestigjoze të globit

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve i kanë kushtuar vëmendje të veçantë lajmit tronditës për zbulimin e një varri masiv në periferi të kryeqytetit në Malin e Dajtit, ku janë varrosur njerëz të pushkatuar gjatë regjimit komunist. Agjencia prestigjoze australiane e lajmeve online "The Earth Times" shkruan se, "eshtrat e personave që besohet se janë vrarë nga regjimi komunist shqiptar në vitet 1970-1980, u gjetën pranë kryeqytetit të vendit. Trupat u zbuluan nga një person, i cili po kërkonte trupin e të atit të tij dhe u dërguan për ekzaminim mjeko-ligjor. Të gjithë trupat të cilët kanë shenja se janë pushkatuar me nga një plumb në kokë, u gjetën në një luginë mali shumë afër një vendpushimi në malin e Dajtit, me pamje nga veriu i Tiranës. Kujdestari i një ndërtese që ndodhet shumë afër vendit ku u zbuluan eshtrat e të pushkatuarve, Arkivës së Bashkisë së kryeqytetit - Tiranës, i tha medias lokale, se zona ishte e njohur si zonë ekzekutimi e përdorur nga regjimi komunist. Ai tha se ka shërbyer si roje edhe në kohën e komunizmit, në këtë ndërtesë duke theksuar se, "Ata ishin të gjitha viktima politike dhe nganjëherë ata qenë ekzekutuar pa vendim gjyqësor të asaj kohe". Mendohet se roja ka parë ndoshta edhe ndonjë rast kur janë hedhur në gropë të pushkatuarit. "The Earth Times", shkruan se pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe në periudhën 1980-1990, deri sa ra regjimi komunist në Shqipëri në vitet `90 është zhvilluar një fushatë terrori, arrestimesh politike, torturash dhe ekzekutimesh të intelektualëve dhe kundërshtarëve politikë të regjimit. "Zbulimi i një varri masiv në afërsi të Tiranës, ndodhi në një kohë kur në Shqipëri, ligji shqiptar mbi policinë sekrete dhe krimet e komunizmit, i ashtuquajtur Ligji i Lustracionit, është anulluar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila ka hedhur poshtë një ligj që ndalonte ata që kanë qenë pjesëtarë nga ish-personeli i Sigurimit të Shtetit, në regjimin komunist të punojnë në institucionet e larta shtetërore dhe poste publike", shkruan Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve, prestigjozja "Asociated Press". Gjithashtu, kanali televiziv Euronews ka transmetuar lajmin e shoqëruar me titullin "Zbulohet varri masiv i të pushkatuarve politikë në Shqipëri". Varri masiv, tha kanali televiziv Euronews, u zbulua nga një njeri i zakonshëm, i cili udhëhoqi një kërkim afro dy dekada për të gjetur eshtrat e babait të tij, të ekzekutuar nga regjimi komunist në vitin 1976. Pas publikimit të historisë së tij nga media lokale, autoritetet kanë nisur një hetim për të identifikuar viktimat dhe të kërkojnë për varre të tjera po në atë zonë. Njeriu që zbuloi fillimisht varrin, Jovan Plaku i tha agjencisë franceze të lajmeve se kishte qenë në kërkim të ish-kazermës ushtarake të braktisur, për disa muaj për të gjetur eshtrat e babait të tij, një ish i-burgosur politik, të cilin regjimi komunist e pati ekzekutuar në vitin 1976 për " tradhti" ndaj vendit, siç i quante regjimi komunist. Megjithatë, duket se babai i tij mbetet në mesin e atyre që janë zbuluar dje afër ish-repartit ushtarak. "Kufomat dhe të paktën gjashtë qese që përmbajnë eshtra janë marrë nga ekspertët e Kriminalistikës dhe janë dërguar në morgun e Tiranës", tha Plaku.
Diçka që ka ndodhur vetëm në Shqipëri
Lajmi është pasqyruar edhe nga rrjeti audio-viziv i lajmeve Bloomberg News, i cili thekson se "Shqipëria gjen mbetjet e të burgosurve politikë të ekzekutuar gjatë regjimit komunist". Sipas këtij rrjeti informativ, autoritetet shqiptare thanë të hënën se janë gjetur disa skelete që besohet se u përkasin të burgosurve politikë, që janë të ekzekutuar gjatë sundimit komunist në Shqipëri. "Mbetjet e trupave të pushkatuar janë gjetur shumë afër një ish-kazerme ushtarake pranë kryeqytetit Tiranë, në malin e Dajtit. Eshtrat u zbuluan fare rastësisht të hedhur në disa gropa futur në thasë plasmasi, në një luginë në rrëzë të malit të Dajtit, rreth 15 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë - Tirana", citon Bloomberg News. Gazeta turke "Hurrijet" shkruan: "Hetimi: I biri kërkon të atin e ekzekutuar nga regjimi komunist, krejt rastësisht zbulon varrin masiv më 8 shkurt 2010, në një mal me gropa afër kryeqytetit të Shqipërisë në Tiranë". Më tej, gazeta thekson se Shqipëria është një nga vendet e pakta të ish-Perdes së Hekurt ku sot një student i ekonomikut në Universitetin e Tiranës, gjen pas më shumë se gjysmë shekulli kockat e mbetura të babait të tij, që kishte qenë i ekzekutuar në vitin 1976, si "armik i popullit". Ndërsa gazeta më e madhe në Lindjen e Mesme, "Khaleej Times", shkruan se, "Diçka që nga vendet ish-komuniste vetëm në Shqipëri ndodhi". Gazeta shkruan se janë gjetur rastësisht mbetjet e trupave të pushkatuar në një varr masiv më 8 shkurt në një mal në veri të Tiranës. Sipas gazetës, i mbetet kriminoligjistikës së vendit ish-komunist të bëjë ekspertizën dhe të identifikojë viktimat. Gazeta citon Kryeministrin Berisha, i cili ka premtuar identifikim të shpejtë të 19 viktimave, që janë gjetur në varrin masiv. "Berisha, duke folur të hënën, tha se testet e ADN-së do të përdoren për të identifikuar trupat zbuluar në afërsi të një ish-kazerme të ushtrisë shqiptare, disa kilometra jashtë Tiranës", thotë më tej gazeta. Hapësirë të veçantë lajmit tronditës i kushton edhe agjencia tjetër e lajmeve Balkan Insight, e cila shton se zbulimi i një varri masiv në Tiranë, ka rihapur debatin mbi regjimin komunist dhe hapjen e dosjeve. "Skeletet e gjetura dyshohet se janë ekzekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri. Ato u përkasin njerëzve që Enver Hoxha i quante armiq të popullit", shkruan më tej kjo agjenci, e cila shton se trupat u gjetën nga persona që nuk dinë se ku janë varrosur të afërmit e tyre të vrarë nga regjimi diktatorial. Sipas kësaj agjencie, dyshohet se të vrarët i përkasin periudhës 1970-1980. "Ata ishin të goditur me nga një plumb në pjesën e prapme të kafkës", thekson më tej agjencia. Ballkan Insight vazhdon duke shkruajtur në një artikull të gjatë se Shqipëria, deri në vdekjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, është udhëhequr nga një dorë e hekurt. Shqipëria në më shumë se pesë dekada ishte nën një izolim ndërkombëtar, që nga nëntori 1944 - kur Shqipëria, u çlirua pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe filloj të hapej pak pas vdekjes së Enver Hoxhës, në vitin 1985. Megjithëse regjimi komunist përsëri mbeti në pushtet deri në 1990, kur u prezantua për herë të parë sistemi shumëpartiak.
Sigurimi shkatërroi një pjesë të madhe të arkivave
Sipas shoqatave të ish-të burgosurve politikë, rreth 5.577 burra dhe 450 gra u vranë nën regjimin komunist. Më shumë se 26.000 persona janë burgosur, ndërsa 32.000 ishin të deportuar në rajone të largëta të izoluar, të internuar, thonë raportet e nxjerra nga shoqatat e të burgosurve në Shqipëri. Që nga rënia e komunizmit, familje të shumta në Shqipëri, kanë qenë në kërkim për mbetjet e të afërmve të ekzekutuar, por nuk ka të dhëna në arkivat e periudhës komuniste, se ku policia sekrete i ka ekzekutuar e varrosur trupat. Ka pohime se policia sekrete, kur ra regjimi komunist, i ka shkatërruar një pjesë të madhe të arkivave. Shqipëria, thuhet se është një nga pak vendet ish "Perdes së Hekurt", që ende nuk ka hapur arkivat e saj komuniste, ato të shërbimeve sekrete të kohës. Si rezultat i kësaj, mungojnë edhe të dhënat e sakta mbi numrin e të burgosurve politikë të vrarë nga regjimi dhe sa të pushkatuar kur dhe ku janë pushkatuar. Asgjë deri tani nuk është vënë në dispozicion të atyre që kërkojnë njerëzit e tyre. Gati dy dekada pas regjimit të shembur, mijëra të afërm të të burgosurve politikë janë ekzekutuar dhe ende pyesin ku janë trupat e familjarëve të tyre. Duke reaguar ndaj publikimit të ngjarjes, së zbulimit të një varri masiv në malin e Dajtit të hënën, ngjarje e cila ka marrë mbulim të gjerë në mediat në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha, bëri thirrje për një hetim gjithëpërfshirës, duke u përpjekur të prekë sadopak vetëdijen njerëzore. Duke folur para deputetëve nga qendra e tij e djathtë, Partia Demokratike, Kryeministri shqiptar bëri thirrje për krijimin e një Instituti të Kujtesës Kombëtare, modeluar sipas një institucioni të ngjashëm krijuar në Republikën çeke që merret me krimet e komunizmit. Krijimi i një institucioni, Task-Forcë për të gjetur varret e atyre që ranë për liri dhe dinjitet njerëzor, për besimin në Zot, është e nevojshme, ka theksuar Kryeministri Berisha.
Beqir Sina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi