Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkelzen Gashi: GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES

Shko poshtë

Shkelzen Gashi: GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES Empty Shkelzen Gashi: GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 11, 2010 6:47 pm

Shkelzen Gashi: GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES N731278293_1708998_5490

Shkelzen Gashi: GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES



Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull
"GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES", ku janë të përfshira një varg intervistash
me gjuhëtarë, studiues e intelektualë, kryesisht të një formimi të ri,
nga Kosova, Shqipëria e diaspora, mbi nyjat dhe sfidat e gjuhës
standarde shqipe.

Sot, kur komunikimet ndërshqiptare po shtohen e përdegëzohen duke e
imponuar doemos edhe një përditësim të standardit të shqipes, sa po i
del zot gjuhësia detyrave që i vihen?

A duhet të vazhdojë gegnishtja me mbetë 'delja e zezë' e gjuhës shqipe,
apo mund të gjenden modalitete për me i shkri edhe shumë nga tiparet
shquese të saj brenda standardit ekzistues?

A mjafton hapja vetëm ndaj leksikut verior?

Dilema hamletiane e shqipes: paskajorja - me qenë apo të mos jetë?

A ka kuptim një shqipe e përbashkët pa paskajoren?

Çfarë në të vërtetë është kërkesa për rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhësor të vitit 1972?

Folësit në shërbim të gjuhës apo gjuha në shërbim të folësve?

A kemi standard apo vetëm rregulla të drejtshkrimit?

A ka normë standarde të gegnishtes?

Pse gjuha standarde është sikur shqipja e qethur si ushtar?

Pse nëse nuk hapet rruga për reformë gjuhësore, atëherë është e hapur dera për anarki gjuhësore?

Pse duhet lejuar shkrimi i gegnishtes?

A mund të jenë Prishtina dhe Tirana vatrat e rehabilitimit të gegnishtes?

Për këto dhe pyetje të tjera mbi sfidat e sotme të shqipes në Kosovë
kam intervistuar: Agim Morinën, Bekim Lumin, Gazmend Bërlajollin,
Rrahman Paçarizin dhe Shkumbin Munishin, kurse në Shqipëri kam
intervistuar: Ardian Ndrecajn, Ardian Vehbiun, Ledi Shamku-Shkrelin (e
ka ndërprerë intervistën) dhe Mehmet Elezin, përderisa Ardian Klosi,
për shkaqe kohe, nuk më dha intervistë.

Libri "GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES" mund të gjendet në të gjitha pikat e shitjes dhe kushton veç 3 euro.


Shkelzen Gashi: GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES 22474_331448178293_731278293_4839041_3676177_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi