Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE

Shko poshtë

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE Empty Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 12, 2010 1:10 am

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE 12937_1200135117664_1057122780_30623557_482737_n

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE


Uh sa bukur e the fjalën qe do te shkoj ne përjetësi

Thërret loti i një fëmijë, thërret Presheva deri n`kodër

Thërret “Shliperi” me familje ne Danub kërkon Drejtësi

Thërret Kulla e Jashareve, thërret burrërisht nuk është lodër



“Lapër, kudëra e zagar”, qe me afsh po trumbetojnë

Ndal i mjere mos fol me teke, sepse t`zezat te mbulojnë

Kombi është por q`doni tjerët, ndal “i mjerë e mos bën leqe

Ku te tha se janë dy KOMBE a mos e ke me hile t`keqe.



A e ndjeve Robin Kookun kur ne Kosovë i pa do zhele,

Ndal fjalorin e shtriganëve, mos luaj dinakëri me sherre

A s`ke shpirt, për atë gjenocidin qe u zhvillu mbi popullin tonë

A janë kthyer fëmijët, burrat, qe te humbur janë ne kohën tonë



Nuk e di sa është logjike me vlerësime e kombëtari

A e din një “POPULL KOMB qe u nda ne padrejtësi,

A e dinë sa gjak e burgje a nuk te mjaftojnë dëshmi

Çka po lype ne te kaluarën kur çdo gjë ish dhelpëri.



Pse po hynë nëpër këto teneqe, apo dinë se kah po shkojmë

Ishim dy /milion/ para gjenocidit e sot u bëmë tre/milion/, a te pengojmë!?

Shtrëngo rrypinë ecim bashkë, drejt për drejtë e ne bashkim

Mos bane leqe ne teneqe, fjala jote sherri yt done shërim.



Mos këso fjalësh, nuk janë tuajat i ke marrë hua n`komshi

Janë te pa drejta, duhet ndarë, sepse populli po i kërkon

Janë djerset TIJ e nuk janë Tuajat, nuk kam zili

duhet ti kthehen e vërteta, këtë ti nuk e mëshiron



Dy vjet shtet për ne, po ecim drejte Evropës; Mrekullia

Ti ne daç ndalu n`vend, as mendim mos ndërro ore burrë

Ne po ecim ec me ne, nuk ka kthim nga “shkollë Serbia”,

nuk brengosem edhe po te mos i kisha njohur kurrë



Ne po ecim kemi halle, “pobratimat”le te shkojnë,

I ha!!? sa demagogji e llafe, ato kurrë nuk përfundojnë

Është mjerime edhe për mua , qe me ju hyra ne lojë

Por e ktheva ne poezi, qe dikë mos t`ofendoj



Kur s`ka shpirt mund te del fjala, mund dhe dikush te preket

Unë kërkoj falje për shumë komente qe u thanë pa realitet

Mbetem mik me te gjithë, e te këqijat do te hekën

Te gjithë se bashku dorë për dore ne qëllimin e popullit te vetë.



Përshëndetje te sinqerta te gjithëve Sylë Mujaj

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE 20761_1279129612477_1057122780_30803240_1814133_n
Keto jane levizjet e Kombit tone

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE 20761_1279135652628_1057122780_30803253_6470632_n
Adem
Jashari dhe krejte kjo familje eshte filozofia faktike shkencore e
rrugetimit tone drejte bashkimit te Kombit tone te ndare shume
egersisht,

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE 20761_1279137732680_1057122780_30803254_6035638_n
Ky
eshte mozaiku i kater stineve shqiptare, qe neper stine po udhetone
drejte rrugetimit natyral, te bashkimit Kombetare e se bashku ne
Evropen e civilizuar, sepse vetem keshtu na pranojne.

Syle Mujaj: KOMBI PO ECEN NE RRUGEN E VETE 20761_1279140372746_1057122780_30803257_478206_n
Keto jane gjeneratat qe po percjellin porosite nder shekuj deri ne Bashkim Kombetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi