Kadri Osmani
Faqja 1 e 1
Kadri Osmani
Kadri Osmani
U lind më 23 Nistor 1937, në fshatin Makresh i Poshtëm, Komuna e Artanës. Është arsimtar i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqiptare në pension. Aktualisht është Zv/Redaktorpërgjegjës i revistës semestrale "Shqipëria Etnike".
Në Konkursin Letrar të revistës „Spektri"-1998, ka zënë vendin e parë për tregimin „Dyluftimi", shifra: "Terrorizmi kundër terrorizimit është patriotizëm!!-serum kundër serumit"; Poashtu në atë konkurs ka zënë vendin e III-të për poezinë: "Nëntori i flamurit shqiptar", shifra: "Veterniku". Gjithashtu në atë Konkurs janë marrë për botim:1.Poemë për Komandant Fehmiun, shifra:"Betimi", dhe 2. Eseja:"Diapora dhe Atdheu, arritjet dhe mundësitë" shifra:"Sipas derrit-sëpatën".
Në vitin 2003 në Konkursin Letrar të Universiteti Popullor në Gjenevë, ka zënë vendin e parë, me tregimin „Telegrami".
Në përmbledhjen me poetë të mërguar „Metafora e arratisur", 2003, është prezantuar me një cikël vjershash.
Kur rigon e fryn era
Edhe tufani si rrebesh
Kur ulërinë ujku te dera
Mos u mërrol as mos qesh
Ngriti kreshtat lart qëndro
Rrëzës sate Shkëlzen Drini
Të ujit dhe të fresko
S’ka ç’të bën flaka as tymi
Bukurosh si lule livadhi
Kush t’u sul i dole haku
Mbi kreshtat tua Sokol Mali
Në mal e n’vërri Luan Gollaku
Ah, qëndro Gollaku im
Edhe tregoi botës mbarë
E lësho zërin jep kushtrim
Se ke fatosat atdhetarë
(“ZËRI i KOSOVËS”, ORGAN I GRUPIT REVOLUCIONAR,
Nr. 1. shkurt, 1974 dhe Nr. 2. prill, 1974)
Kadri Osmani |

Deri më tani ka botuar këto libra:
1."Shqipja e Lartësive" (kurorë sonetike), 1988; 2."Falë të qoftë gjaku!" poemë), 1997;
3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998; 4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999; 5."Nuset tona" (Roman), 2003 ; ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.
3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998; 4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999; 5."Nuset tona" (Roman), 2003 ; ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.
FITORJA JONË
Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen gishtërinjtë
S’bëzamë!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e rrjepën lëkurën
Nuk ofshamë!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen kurrizin
S’u rrëzuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen brinjët
U mësuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e shtypën kokën
S’u përulëm!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen mjedisin
S’u përkulëm!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen këmbët
S’u gjunjëzuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e prenë gjuhën
Nuk belbëzuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na poqën në hell
Hellin e fikëm!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na shpuan në dell
E shuam zhigun!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na përvëluan me valë
S’u përvëluam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na dogjën në zjarr
U farkuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na ngrinë në akull
Nuk u ngrimë!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na lanë të vdekur
U përtërimë!
Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na zhdukin
Do t’luftojmë!
Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na korrim
Do të fitojmë!

GJUMI VIGJILENT
Ti flenë duke u përkundur në ëndrrat e lumtura
I buzëqeshur duke i shtrënguar ëndrrat e bardha në gji
Mendimet laramane marrin përpjetë si flutura
Shëtit globusin me shpejtësi rrufeje si në magji
Dhe e din se te dera qëndron si statujë fantazma
E zezë si futa e me dhëmbë të zgërdhirë si dreq
E duke e rrahur kokën e vet me grushte- çfarë hata
“Me çfarë guximi këta i thonë çdo të mire mirëmbeç!?”
Edhe vazhdon gjumin vigjilent dhe ëndrrat e idealit
Që nuk ka fantazmë as dreq që askurrë mund t’ lidh
Fluturon i lirë qiellit të vrerët sikur Sokol Malit
Dhe në vazhdim njënganjë problemet shkon duke i zgjidh

QËNDRO GOLLAK
Kur rigon e fryn era
Edhe tufani si rrebesh
Kur ulërinë ujku te dera
Mos u mërrol as mos qesh
Ngriti kreshtat lart qëndro
Rrëzës sate Shkëlzen Drini
Të ujit dhe të fresko
S’ka ç’të bën flaka as tymi
Bukurosh si lule livadhi
Kush t’u sul i dole haku
Mbi kreshtat tua Sokol Mali
Në mal e n’vërri Luan Gollaku
Ah, qëndro Gollaku im
Edhe tregoi botës mbarë
E lësho zërin jep kushtrim
Se ke fatosat atdhetarë
(“ZËRI i KOSOVËS”, ORGAN I GRUPIT REVOLUCIONAR,
Nr. 1. shkurt, 1974 dhe Nr. 2. prill, 1974)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kadri Osmani
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani
SHËNIME TË SHKURTËRA MBI JETËN DHE VEPRIMTARINË E Z. KADRI MANI
Nga Abas Fejzullahi
Kadri Mani i përket asaj plejade të revolucionit të Kosovës, që veprimtarinë e tyre e filluan shumë herët dhe me guxim e vendosmëri, vazhdojnë edhe sot, për të realizuar të drejtat e popullit, për të fituar Kosova lirinë e pavarësinë.
Në këtë shkrim të shkurtër, me rastin e ribotimit të poemës "FALË TË QOFTË GJAKU!", po përmendim se Kadri Mani është i lindur më 23.1.1937, në katundin Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës (Novobërdës), në një familje të ndershme, arsimdashëse e atdhetare. Është i martuar, baba i tre fëmijëve, të shkolluar, të martuar e të rregulluar. Kadriut iu dha mundësia të shkollohet dhe të bëhet magjistër i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare. Duke e kuptuar thellë robërinë dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, ai hyri në rrjedhat e luftës ilegale në lëvizjen atdhetare e revolucionare të Kosovës. Me qartësinë e tij, sigurinë, ndikimin e tij, ai bëhet një ndër intelektualët popullorë revolucionarë, që gjithë qenien e tij e vuri në shërbim të popullit. Ka qenë i dënuar politik me 25-vjet burgim, prej të cilave i ka vuajtur 17-vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë-Mirtovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.
Në planin e krijimtarisë letrare-gjuhësore-publicististike, qëndrojnë të dhëna:
Është magjistër i gjuhës në pension, hulumtues shkencor për doktoraturë. Aktualisht është Kryeredaktor te revista “Shqipëria etnike” dhe te Zemra Shqiptare (www.zemrashqiptare.net), aktor teatri.
Deri më tani ka botuar këto libra:
1."Shqipja e Lartësive" (kurorë sonetike), 1988; 2."Falë të qoftë gjaku!" poemë: tash ribotim i korrigjuar dhe i plotësuar), 1997; 3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998; 4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999; 5."Nuset tona" (Roman: tash i dramatizuar nga artisti i famshëm zotni Sylejman Lokaj), 2003 ; 6. “50-VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR” bashkautorë Kadri Mani & Shukrije Bunjaku-Mani ;- ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.
Email: kadrimani@hotmail.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi