Kuptimi i pavarsisë
Faqja 1 e 1
Kuptimi i pavarsisë
Kuptimi i Pavarësisë
Njëvjetori i pavarësisë duhet të shërbejë për të menduar si të bëhet Deklarata e 17 shkurtit 2008 e sigurt dhe si të futet në funksion të zhvillimit të Kosovës. Këto shihen si linjat që duhet ndjekur si shoqëri - qasja integruese për komunitetin serb, lufta kundër krimit të organizuar dhe reformimi i partive politike.
Nga Leonard Kerquki më 16.02.2009 në ora 8:19
Kur Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi do t’i cakërrojnë gotat për nder të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, të martën, në një skenë të re do të duhej të hynim.
Aty ku koha e simbolikave dhe festimit të fitores do të duhej të ketë mbaruar.
Mund t’i krenohen të arriturave në planin politik brenda vitit të parë të funksionimit të Shtetit të Kosovës sikurse edhe shumica e popullit - Deklarata e
Pavarësisë e 17 shkurtit është një platformë që siguron një rrugë për të mbërritur në një shoqëri demokratike.
Tek ky qëllim nuk do të mbërrihet duke cakërruar goatat, megjithatë.
Deklarata e Pavarësisë ka dhënë vetëm vijat e trasha të ecjes së shtetit të ri, por një vit më pas, kosovarët duhet të mendojnë si të bëhet ajo e sigurt dhe si të futet në funksion të zhvillimit të Kosovës.
Problemet janë të pranishme dhe janë mjaftë serioze.
Komuniteti serb nuk është integruar ende, krimi i organizuar ka hise në pushtet, korrupsioni është i pranishëm në hallkat kryesore të institucioneve, derisa partitë politike ofrojnë programe të dala boje.
Këto janë vetëm disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje gjatë vitit të dytë të funksionimit të Shtetit të Kosovës.
Ylber Hysa, analist politik dhe pjesëmarrës në delegacionin kosovar të bisedimeve për status, thotë se duhet dalluar Deklaratën prej deklarimit.
“Në këtë aspekt do dalluar Deklaratën prej deklarimit: nëse e para shpreh objektivat dhe qëllimet strategjike e historike të kosovarëve që mjaftohet me akte solemne, e dyta është më shumë proces që synon realizmin e këtyre objektivave”, ka thënë Hysa për Express, të dielën.
“Dhe si çdo proces tjetër varet nga shumë faktorë, se pari ata vendor, kryesisht qeveria, por edhe rrethanat kundërshtuese, Serbia e Rusia, dhe shtetet sponzoruese të pavarësisë që e kanë sjell Kosovën deri këtu”, thotë ai.
Sipas tij, përderisa faktori i parë - Qeveria duket të jetë mbështetur në faktorin e tretë - Sponzorizuesit e pavarësisë, faktori i dytë - Serbia dhe Rusia “ka arritur
kryesisht atë që ka dashur: që ta bëjë sa më të vështirë realizimin e këtij deklarimi”.
Dhe krejt ky proces zhvillohet në vitin e vështirë të planetit, 2009.
Integrimi i serbëve
Në raportin e fundit për Ballkanin, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) vlerëson se komuniteti serb i Kosovës vazhdon të jetë faktor i destabilizimit të mundshëm të situatës në rajon.
Ky komunitet refuzon të pranojë autoritetet e Prishtinës, derisa direktivat i merr nga kryeqyteti serb, Beograd. Institucionet e Kosovës, në vitin e parë të pavarësimit, janë munduar ta integrojnë këtë komunitet, por nuk ia kanë dal. Serbët janë tubuar në Veri të Mitrovicës dhe gjatë këtij viti dëshmuan afinitet për destabilizim të situatës.
Dhe, kjo situatë nuk mund të vazhdojë edhe më tej.
Por, çfarë duhet të ndërmarrin institucionet e Kosovës për integrimin e serbëve dhe shtrirjen e autoritetit të tyre në Veri?
Lëvizja “Vetëvendosje” e ka një plan.
Glauk Konjufca, aktivist i kësaj lëvizje, thotë se objektivi kryesor i institucioneve të Kosovës për këtë vit duhet të jetë sovranizimi i pavarësisë.
“Të gjitha hapat që duhet të ndërmerren janë hapa drejtë sovranizimit të pavarësisë”, ka thënë ai për Express, të dielën.
“Duhet shtrirë autoriteti në Veri ngadalë, ngadalë. Duhet punësuar në polici familjet e shqiptarëve të atjeshëm. Duhet ndërtuar një bazë të Policisë së Kosovës atje. Dhe ngadalë, ngadalë duhet të shpërbëhen strukturat paralele serbe atje...”, thotë Glauk Konjufca.
Këshilltari i Kryeministrit, Blerim Latifi e sheh si totalisht të gabuar këtë strategji të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Përvoja kosovare e shtetndërtimit më ka bindur plotësisht në idenë e një mendimtari të para dy shekujve se vetëm shtetet diktatoriale bëhen brenda natës, ndërsa shteti demokratik kërkon kohë dhe mund të madh për t’u ndërtuar”, thotë Latifi.
“Ata që thonë se ne do ta bënim për kaq ose aq ditë këtë ose atë punë janë ose demagogë të thjeshtë, ose nuk marrin vesh nga mënyra se si funksion politika e ndërtimit dhe funksionalizimit të institucioneve”, thotë ai.
Blerim Latifi polemizon direkt me Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe me Liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn.
“Veriu i Kosovës nuk integrohet me ide të çmendura për t’u dhënë nga një revole banorëve shqiptarë që jetojnë atje, siç e dëgjova në një debat televiziv, ose duke rrahur krahët se unë për një muaj do të pija kafe në Leposaviq po të isha në pushtet”, thotë Këshilltari i Kryeministrit. “Politika është terren shumë i rrëshqitshëm. Kush ngutet tepër e then qafën”.
Analisti politik, Ylber Hysa mendon se autoritetet e Prishtinës duhet të harxhojnë pjesën më të madhe të energjisë në integrimin e serbëve të Kosovës.
“Në këtë konglomerat çështjesh që vihen para Kosovës, është një aspekt që më shumë se cilido tjetër është ndërlidhës, është i brendshëm por edhe i jashtëm -e ky është integrimi i serbëve të Kosovës”, thotë ai.
“Këtu do parë që serbët e Kosovës në jug nga Ibri tashmë janë më të kundërpeshuar nga realiteti i krijuar, ndërsa ata që jetojnë në veri janë mjaft kundërshtues dhe sfidues”, thotë Hysa.
Procesi i decentralizimit është shumë i rëndësishëm me këtë rast, sipas Hysës.
“Decentralizimi është i suksesshëm vetëm nëse është i plotë, pra e adreson edhe Mitrovicën, po aq sa ka zëra që Qeveria e Prishtinës duhet të bëjë integrimin e serbëve aty ku mundet që kjo pastaj do të ndikoj edhe gjetiu. Prishtina, duhet dhe mundet të jetë më e hapur në këtë aspekt, sado që bllokimet dhe kundërshtitë do të jenë aty”.
Ylber Hysa, megjithëkëtë, thotë se faktori kryesor i integrimit të serbëve janë vet serbët e Kosovës.
“Në mes të Prishtinës që duhet të bëjë më shumë dhe Beogradit që do të bëjë të kundërtën, është vet faktori serb i Kosovës, i cili po të jetë autentik si organizim dhe si paraqitje do të jetë faktor që mund të jetë vendimtar në gjetjen e zgjidhjes...”
Krimi dhe korrupsioni
Sipas hulumtimeve të organizatave të ndryshme, Kosova, këto vitet e fundit, është shndërruar në një territor tranisti i tregtisë së narkotikëve dhe biznesit me qenie njerëzore. Derisa shkalla e korrupsionit vazhdojnë të jetë e lartë, duke shënuar rekorde në rajonin e Ballkanit.
Qeveria e Hashim Thaçit u mundua të proklamojë gjatë këtij viti vullnetin e saj të madh për të goditur këto dukuri, por pranoi se kjo piramidë që u krijua me vite, nuk mund të shembët me një të rënë të lapsit.
Blerim Latifi, Këshilltar i Kryeministrit, tha se gjatë vitit të parë të ekzistencës së Shtetit të Kosovës Qeveria ka qenë e foksuar në dy drejtime të mëdha.
“Një, në procesin e shtetndërtimit, dhe nën dy, në përmirësimin e kualitetit të qeverisjes”, tha ai. “Në dy këto drejtime është bërë një punë e madhe, por jo edhe përfundimtare. Ende kanë mbetur shumë punë për t’u bërë. Rrjedhimisht fokusimi në këto dy drejtime do të vazhdojë edhe në këtë vit”.
Sipas tij, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet absolut.
“Sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit ky është prioritet absolut në tavolinën e punës së Qeverisë së Kosovës”, thotë ai, duke shtuar se, me krijimin e Agjencia Kosovare e Inteligjencës, do të rritet efikasiteti i luftimit institucional të këtyre fenomeneve.
“Investimi në ngritjen e hallkave funksionale mes katër faktorëve jep rezultate në këtë luftë: Vullneti politik i qeverisë-gjyqësia-policia dhe shërbimi i inteligjencës”, tha ai.
Reformimi i partive politike
Një temë po aq e rëndësishme është kërkesa për kualitet në qeverisje e cila pritet të rritet.
Partitë duhet t’i nënshtrohen pa përjashtimisht procesit të reformimit.
Këshilltari i Kryeministrit, Blerim Latifi thotë se nuk ekziston një kriter unik i reformimit të partive politike.
“Sa për reformimin e partive politike në Kosovë nuk ekziston një kriter unik se çka do të thotë ky reformim. Partitë reformohen kur mësojnë nga gabimet që kanë bërë në të kaluarën”, thotë ai.
Ndoshta kriteri unik që do të kërkohet është një lidership i partive politike që nuk bashkëjeton me krimin e organizuar, në fakt një që e lufton atë. Një lidership që do të ofrojë konkurrencë në një treg më liberal, më shumë të demokratizuar.
Lidership tek i cili mund të vihen shpresa dhe besimi drejt një shteti të cilin nuk e kërcënon dështimi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi