Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miradie Zymberi-Avdullahi:Dy poezi

Shko poshtë

Miradie Zymberi-Avdullahi:Dy poezi Empty Miradie Zymberi-Avdullahi:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 1:23 am

Miradie Zymberi-Avdullahi:Dy poezi 19975_1274728481810_1637880294_642742_2795988_n

Miradie Zymberi-Avdullahi:Dy poezi




Të vijnë ditë të mira




Të isha pranë jush, kete çast

pikëllim e mall nuk do të kishte,

kjo ditë e qetë do të kalonte,

e dritën pa diell s'do të shikonte.



Do të shihja qiellin të kaltërt,

zogun në lartësi duke flutuar,

me buzeqeshjet do te riktheja pergjigjet,

me gëzim do t'ju kisha takuar.



Të vijnë ditët të mira, te jemi bashkë

të ngrohë dielli me butësi, Kosovën

të vijnë netët me ëndrrën e kushtrimit

fitorja e shqipeve te praroje agimin!



Kujtimet te flakin mjegullat e zeza

mbi lumin e shpreses jeta të gjallerojë.

Të shofim rrjedhen nga niset dhe arrin

te nisë rrita kenga te jehojë ...!

POEZIT


Poezitë që shkruaj,

nga shpirti burojnë,

nga aty ku dëshirat

kurrë s'din te mbarojnë.



Shpesh ndonjëra nga ato,

thellë din të të prek,

e ndonjëra nganjëherë

edhe shqetësim të sjellë.



Janë të gjitha ato

shpresë e ëndrrave,

që me plazhën e tyre,

në kujtesë qëndrojne.



Janë poezi engjujsh,

kurrë, në front të tërhequr,

të vërtetës, t'lirisë e shpresës,

të dashurisë që zemrat djeg.



Jane poezi të poezive,

që për të gjithë, akoma do të ketë,

se ato nga zemra s'me largohen,

më përcjellin në jetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi