Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: Tri poezi:

Shko poshtë

Nehat Jahiu: Tri poezi: Empty Nehat Jahiu: Tri poezi:

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 1:43 am




Nehat Jahiu: Tri poezi: 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n


Nehat Jahiu: Tri poezi

… DHE ZGJOHEM NGA GJUMI

Endrroj nënë, nënën ëndrroj,
me portretin e dashur në zemër
ma mbysin lotët gëzimin
Dhe zgjohem nga gjumi
nënën kërkoj,
pështyj ëndrrën që më mashtroi…

Endrroj nënë,nenen ëndrroj,
zgjas krahët drejt saj
malli e dashuria më gëzojnë
Dhe zgjohem nga gjumi,
nënën thërras,
pështyj ëndrrën që më mashtron…

NENES SIME PRANE VARRIT…

Lulet që të pëlqenin ty
i mblodha me zemër të kallur e dashuri,
i pastrova me lotët e mi.

Tufën e luleve të dhembshme
e vura mbi varrin e nënës sime
aty lashë dhe zemrën dhe lotët e shpirtit…

JAM RRITUR…

Jam rritur me kryet në gji të nënës,
me kafshatën e bukës në fund të magjës.

Buzën ma lagu molla e ruajtur në gji,
në djep druri më përkundi ajo dorë me ëmbëlsi.

Në atë djep druri që më përkundi
me ninulla hyjnore më zuri gjumi…

NJE KUJTIM

Shumë opinga në ferra kam lënë
me vrap delet për ti zënë.

Një janxhik në shpinë kam mbajtur
tufën e deleve shumë e kam dashur.

Shpesh kam bredhur shpat më shpat
nën hije ahesh pushoja pak.

Kur shpesh në mal më zinte nata
ma shtrinte dorën nëna, e ngrata…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi