Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Gashi: PËRJETËSI E DASHURISË TI QENIA FEMËR !

Shko poshtë

Edi Gashi: PËRJETËSI E DASHURISË TI QENIA FEMËR ! Empty Edi Gashi: PËRJETËSI E DASHURISË TI QENIA FEMËR !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 1:48 am




Edi Gashi: PËRJETËSI E DASHURISË TI QENIA FEMËR ! 18854_103372523019788_100000411215873_94176_956492_n






Edi Gashi: PËRJETËSI E DASHURISË TI QENIA FEMËR !



Të them për ty githcka , se gjithcka je
melodia e rritës - jetës i fal shpirt .

Në arenën e kujtimeve e blertë , aromë
ngjiz këndet e gëzimit me vaj e dashuri!

Lirika e vargjeve për ty ështe - lot ,
krenari e mbetur në rrezet e diellit që nxen!

Vallja e mirësisë - shtatin e hedh si kanjusha
të gufon kraharori , buzeqeshja, gusha !

Shekujve të ndrydhën pamjen , me mallkime
Ti gjithmone më e dashur! Ti gjithmon kënge e re!

Si Eva që e nisi Adamin drejt dritës , përthyhesh
në çelsin e këngës : Refreni - dashuri !

Vetëm buza është fjala , kënga ,jeta ,
- molla e ndaluar merr shijen dhe dijen !

Në përmbytje u ndalën e dihatën shekujt
se ti ringjalle muzën ! S'ka shije pa ty!

Aty ku të hyn shpirti shpërthen era e pranverës
ekstaza rirrit lule, dhe aromë !

Cilat shkronja mund të të pershkruajnë ate emër ?
- Përjetesi e dashurisë ti qenia femër !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi