Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Kur bien petalet

Shko poshtë

Skender Korça: Kur bien petalet Empty Skender Korça: Kur bien petalet

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 2:02 am

Skender Korça: Kur bien petalet 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_nSkender Korça: Kur bien petalet


Zbardh një ditë në shikim

Në kërkim të fatit të historisë

Bien petalet sikur griset letra e thyhet pena

Zhvishen uniforma dhe bien grada

Historia bëhet roja më egoiste

Luftëtarët mbesin edhe më robër

Në paqen e brishtë pa mëshirë fyhen

Në simetrinë e kombit tim

Lindin dëshira akute për trimëri

Për probleme nacionale të pazgjidhura

Sikur që nuk e dimë se kujt ti vihemi pas

Copëtimit të truallit apo të mbrojtës së tij

Nuk pyesim pse nuk dimë

Por shkruajmë histori ndryshe me petale të rëna

As gjeneral e as ushtar

As viktimë e as i gjallë

Kush jam unë?

Jam i gjalli apo i vdekuri i kombit tim?

Kur bien petalet

Sa herë dëftoj një histori nacionale

Vihemi në paranojën e të huajit

Të pëlqyerit e tij është fati im

Urrejtja e tij për dëshirë timen një komb

Jam burgu i tij

Në liri bien petalet e vetme të kombit tim







Skender Korça: Kur bien petalet 17258_1244885919546_1151332627_30603078_1601503_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi