Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij

Shko poshtë

Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij Empty Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 5:04 pm

13 shkurt 2010

Kombi dhe poetët e tij


Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij Ademzaplluzha
Adem Zaplluzha


Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij U1_MihaiAntonescu
Nga Mihai Antonescu ,Bukuresht

Nën shenjën e një vepre poetike dimensionesh të mirëfillta estetike, poeti Adem Zaplluzha inkorporohet në rradhën e luftëtarëve të implikuar me qëndresë historike për rikuperimin e të shkuarës së famshme të atdheut që e ka lindur. Vargjet e tij janë thesarë përkujtese dhe mosharrese për ardhmëri, duke i ngjarë përmes bukurisë ashpërsisë lisave që i përmend shpesh në të gjitha shkrimet e tij. Duke u bazuar në parimin se "kush harron nuk meriton", librat Adem Zaplluzhës janë kushtrime luftarake në gjirin e shqetsuar të popullit shqiptar, ngase poeti është gjithmonë frymëmarrja e pashuar në krahërorin e kombit të ndodhur gjithmonë në peshoren e një fati tragjik. Vëllimi Pema e bekuar, për këtë na udhëzon, për ta dëgjuar duke e lexuar, për trimëri dhe dashuri, për histori dhe tradita, duke reflektuar të vërtetën se “Shkojmë nëpër vende të huaja/ Siç të huajit vijnë në vendin tonë”. Vargjet e tij janë të kristalta si krojet e Dardanisë, me adresë precise, njësoj si plumbi i mahnitur nga mrekullia e largësisë, por i cili nuk e anashkalon cakun, as nuk e tradhëton qëlluesin: “Do të ecim me krenari/ Deri në burimin e heshtjes/ Për të trazuar therrat/ Në litarin e agimeve të mëngjezit”.

Na flet poeti për bërthamat e hatashme që trokasin në portat e mikpritjes, pa harruar të kthehen atje ku kanë lindur. Ademi na I përkujton shpërnguljet e gjata me fëmijët që rriten mbi shalët e kuajve dhe me fotografitë e atyre që kanë rënë në luftërat e shenjta të pavarësisë, duke i fshehur fotografitë nën këmishë, pranë përpëlitjes së zemërs për t’ia përlindur krenarinë, duke i rikthyer të vdekurit nga pavdekësia e tyre. Ekziston diç e rëndë dhe ashpër në poemat e këtij vëllimi, diçka që shëmbëllen me refuzimin e lotit për të dalë jashtë syrit, duke e gulçuar qarjen, mëshirën dhe nënshtrimin, pa e harruar kuptimin e plagës dhe etjes për komb dhe atdhe. Adem Zapluzha ka talentin e një kronisti të zellshëm dhe vizioni të lartë për ringritje edhe atje ku gërmadhat ende nxjerrin tym, madje dhe atje ku, ndërmjet zhaurrimave shurdhuese të tenqeve dhe heshtjes së varreve massive, ka mbetur një fije kullose e paprekur.: “Klithma e gjakut/ Oshëtinë nën dhe/ Urat thehen/ Pas kapërcimit të djallit/ Ne kalojmë/ Përtej vetëdijes tonë/ Dhe në lashtësinë e legjendës/ E prekim identitetin“ (Ecja maratonike)

I madh duhet të jetë populli që i jep poetë të këtillë botës, burra të këtillë që posedojnë fuqi hyjnore për trumfin e lavdishëm të lirisë. Si mos ta dëgjosh “Këtë gjëmë që jehon/ Lisat duke i verbuar/ Kur nënat i varrosin fëmijët/ Nën rrënjë”! Rrënjët e qëndresës shqiptare janë të denja për admirim. Në historinë e Kosovës, i varrosin ato, edhe në vargjet e Adem Zaplluzhës, dhe i mbështjellin që të lindë nga to lulja e përgjakur (liria), dhe gjaku i martirëve të kombit, për të lindur një dritë e re për një ardhmëri më të mirë, për buzëqeshje dhe dashuri, për dashuri dhe këngë. Poeti është vizionar, një misionar që paralajmëron kohën e lulëzimit dhe mollave të pjekura nën hijen e zogjve të qiellit, nën dritën e një qielli të pashakmisur nga korbat e vdekjes. Ai zgjon/trazon/ngren/ lartëson nga lotët e derdhura rrëke, Katedralen e Kombit të vet, atje ku “Kënga e tij/ Shërron dhimbje/ Dhe kërkon/ Në sytë e tregtarit/ Çmimin e jetës”. Poeti rri në tryezën e urrejtjes dhe kohës historike, duke u përkujtuar dushmanëve se “Lisat lëshojnë rrënjë/ Tejmatanë çmendisë së tyre/ Tejmatanë brigjeve të përjetësisë”.

Në këtë kontekst, të denja për admirim janë edhe vargjet: “Për t’i kapërcyer malet/ Nuk na u dashtë kanuni/ Thirrjet e gjakut/ I hapën portat e ndryshkura// Bukë/ Kripë/ Besa edhe fjalë/ Burrash/ A mujte vëlla/ Çatia ime/ Më nuk është e imja/ Dhembjen e kemi të përbashkët/Në dasmën e madhe// Krushqit e Drenicës/ Dhe të Dukagjinit/ Janë në dasmën e Vrrinit/ Atje ku takohen zanat/ Ku vigjilojnë Sytë e Drinit”. Të shkruara në korniza vargjesh të shkurta, të qarta, me mesazhe të padyshimta, dhe duke u bazuar më shumë mbi këtë se sa mbi njëfarë shkëlqimi të metaforës, Pema e bekuar e plason Adem Zaplluzhën në galerinë e lavdishme të farkëtarëve të vargut dhe historisë, atje, në atdheun e tij, sa në Kosovë, po aq edhe në vetëdijen evropiane të sivëllezërve të tij, që lexojnë rumanisht dhe ndjejnë shqip, ngase, “Për t’i kapërcyer malet/ Nuk na u dashtë kanuni/ Thirrjet e gjakut/ I hapën portat e ndryshkura// Bukë/ Kripë/ Besa edhe fjalë / Burrash/ A mujte vëlla/ Çatia ime/ Më nuk është e imja// Dhembjen e kemi të përbashkët/ Në dasmën e madhe// Krushqit e Drenicës/ Dhe të Dukagjinit” (S’na duhet Kanuni).

Nuk e dimë sa e njeh Kosova këtë njeri, por e dimë se Kosova ka edhe pesëdhjetë apo njëqind poetë tjerë të mirëfilltë që meriton t’i njohë, ngase fjala është për një Mollë të Ndaluar “Në kujtesën tonë/ Atje poshtë vargmaleve/ Diku në fund të lisave“ ku barbarët prangosin „Forcën e djemurisë// Shumë pak kohë/ Kanë mbetur peng/ Sa për t’ i përkujtuar/ Feniksat e së nesërmës/ Që ta kafshojnë serbez/ Mollën e ndaluar“. Kosova nuk është Molla e Sherrit siç mendojnë ata që s’ njohin, por një çerdhe botërore e trimërisë, me do brgmalesh kreshnike dhe lëndimansh magjike ku nuset hedhin valle, duke ecur si të sëmura, duke kërkuar „në atë udhë“ skamat e gjyshërve, atje ku „ato gjëma të dhembëshme“ dëpërtojnë përtej vetëdijes.

-----------------------------


Adem Zaplluzha lindi në Prizren me 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra: Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Enregjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revisten: “PIONERI”, me 1957.Si i punësuar në Korporaten Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar: “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja: “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup.

Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.Veprimtaria letrare u pasurua me shumë tituj që deri më tani ka të botuar këto libra:

Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij GetAttachment

1.“Puthjet”- poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1974

2.“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.

3.“Çamaroket e thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”, Prishtinë 1996.

4.“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997

5.“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë 2000.

6.“Ai vjen nesër”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007

7.“Lëtër nga Mërgimi”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007

8.“Lëtër nga Mërgimi 2”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007

9.„Udhëndarja“, poezi, „Qendra e Kulturës“, Klubi letrar „Fahri Fazliu, Kastriot, 2008

10.“Asgjë sikur molla” është libri më i ri.

11".Pema e bekuar",Bukuresht,2010.

12.
"Puthja e gozhduar" 2oo9, „Qendra e Kulturës“, Klubi letrar „Fahri Fazliu, Kastriot

13.
"Thirrjet e gjakut" 2oo9, „Qendra e Kulturës“, Klubi letrar „Fahri Fazliu, Kastriot

14."Kashelashe në vargje" 2oo9, „Qendra e Kulturës“, Klubi letrar „Fahri Fazliu, Kastriot


Adem Zaplluzha jeton në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot.

MOLLA E NDALUAR

Ne kalojmë vijimthi
Si kujtesa e vrarë
Shkulma gjaku gjithandej
Në trupin e atdheut

Kuja zbret
Nga degët e thyera
Molla e Kuqe
Nuk kalbet kurrë

Në kujtesën tonë
Atje posht vargmaleve
Diku në fund të lisave
Çirçet prangosin
Forcën e djemurisë

Shumë pak kohë
Kanë mbetur peng
Sa për t’ i përkujtuar
Feniksat e së nesërmës
Që ta kafshojnë serbez
Mollën e ndaluar

VALLJA E NUSEVE

Ecnin si të sëmura
Kërkonin në atë udhë
Piskamat e gjyshërve
Ato gjëma të dhembëshme
Që dëpërtojnë përtej vetëdijes

Sytë padashje takohen
Me të sotmen
Dhe si për çudi
I kërkojnë metaforat
Nëpër fjalitë e humbura

N’shtegëtime të stërzgjatura
I patëm shqetësimet
Duke i pritur diagnozat
Pa shpresë
Si të lënguarit në krevat

Heshtjet ishin
Dhembjet tona
Ato ishim ne
Në kalvarin e Bllacës

Bleta e përlotur
Dënesë buzëlumit
Fiken ëndërrat e foshnjeve
Në djepat e djegur

Bulzojnë shelgjet
Kthimi ishte
Rruga për në parajsë
Në sofrat shkrum
Përtypnim kafshatën e djegur
Vallja e nuseve
Nisi në fushat e Dukagjinit
Në djepat e Kosovës
Inkarnacion

DITA E TYMOSUR

Nuk di
Cilët zogj sonte
Fluturuan mbi mëhallë

Shpendi i keq
I thirri erërat
Bryma stolisi
Çatitë e rrënuara

Stinët disi
Ngadalë po kthehen
Ujërat e zeza
Vërshuan qytetin

Nëpër çdo cep
Është duke mbirë
Një bar i panjohur

Botanistët po i shfletojnë
Librat e vjetër
Askund asnjë fjalë
Për këtë dukuri

Në qytetin e studentve
Urithët po gërmojnë
Tokën e djegur
Etjet zbresin deri
Në rrënjë
Kallet flakë
Dita e tymosur

MACET E QELBËZUARA

Merreni këtë kurm
Që të mos tretet
Amaneti i tokës

Pas thirrjes së gjakut
Rrënjët nuk bezdisen
Nëse luleve
U vie era baltë

Në parzmën
E kësaj toke
Tymosen djajtë

Malli për atdhe
Nuk shuhet
Nëse zogjtë shtegëtarë
Kthehen në pranverë

Sytë e skamnorëve
Drejtohen kah qielli
Kur pluhuri i rrugëve

Matet me pëllëmbë
Këtu përherë
Mbyllen dyert
Kur trokëllijnë patkonjtë
E kuajve të harlisur
Pas betejave të humbura
Ushtarët e dështuar

Nëpër trastat e shqepura
I kërkojnë letrat e dashurisë

Qyteti i numron
Kronikat e zeza
Macet e qelbëzuara
Mjaullojnë nëpër çati

MALLKIMI

Ishe korb i zi
Gjithmonë këndejpari
I shitove zogjtë e shenjtë
He të vraftë zana

Të të falur
S’ më lejon varri
Dielli as Hëna
Mbi këtë tokë
Vajtuan shumë nëna


SHIJA E MUNGESËS

Ti ec rrugës tënde
E tek unë
Le të mbetet dhembja
Si peng i një kohe

Shiko mirë e mirë
Se si mërrolen kujtimet
Kur mbesin bonjak
Urat karshi shpresave

Engjujtë nuk zbresin
Për çdo ditë në tokë
Në ëndërrat e përdala
Joshen djajtë e zinjë

Ti nuk di ende
As që do të kuptosh
Pse zogjtë
Ikën mbrëmë
Duke e lënë vetëminë
Pranë çatisë së lagur
Prej lotëve tanë çurgë

Fëmijët më nuk lozin
Në fshat as qytet
Edhe ata e kuptuan
Shijen e mungesës
At shije të hidhur
Që të shkakton
Të dridaur

KOTËSIA E PRITJES

Kot rri pranë dritares
Askush më
Nuk troket
Në dyert e mia

Heshtja me hapa të vrazhdë
Për çdo çast kalon
Këndej pari

Bletët më
Nuk i lëshojnë thimthat
Në petalet e lënduara

U larguan edhe zogjtë
Asnjë qerdhe nuk mbeti
Në rrembat e har
dhisë

Milingona që përherë
Mblidhnin glasa
Ikën në një lagje tjetër
Muret nuk lëshojnë zë

Në lotin e hënës
Dehen përshëndetjet
Dasmorët u zhdukën
Me aromën e dhembjes

Kot me sy të mekuar
Pres në këtë natë gjatë
Pranë dritares së fyer
Agsholin e frymëmarrjes

KUJTESA E PËRGJUMUR

Të përgjumurit
Ende nuk janë këndellur
Gjëmat trishtuese
Ia kthejnë
Shpinën kujtesës

Nën qepalle të djersitura
Mbyllen kapaktë e syve
Pranvera vonohet
Për disa javë

Lagjja është zgjuar
Në rebelim
Zëri i salepçiut
Na e shpon timpanin

1
Foshnjat brishtake
Tani janë rritur
Kujtesa e mbetur
Është vetëm një hidhërim

Pengu i varrit
Amanet i luftëtarit
Që s’përtypet
Me asnjë fjalë

2
Doruntina
Udhëton nëpër kohë
E vjen
Dhe ulet

Në sofrat
E kafshuara nga dhembja
Sytë janë lodhur
Në kërkime të pandërprera

Kujtimet kanë mbetur
Fjalë të shkruara
Në mermer
Memorja e përgjumur
Ka mbetur pa fjalë
Hanxhiu troket
Në portat e gabuara


KAFSHIMI

Në shikimin djallzor
Shkreptinë rrufeja
Gënjeshtra vetvetiu
Aludon tradhtinë

Gjëma troket
Në portat tona
Nënat veja
Parakalojnë
Me shamia të zeza

Orteku i dhembjes
Buron nga thellësia
Si zjarri përhapet
Sëmundja e tokës

Në theqafjen tronditëse
Iu dorëzuam mikut
Na kafshoi në zemër
Gjarpri dykrenor

NAM E PA NISHMAN

Shkove në dasmë të huaj
Pa ftesë
E pa emër
Nuk kishe fuqi
Të thuash jo
Dhe pa dashje
Dhunove një zemër

Jetove pa nam
E pa nishan
Ti e di fare mirë
Se atë natë
Vuajtja mbeti shtatzënë

Në fatkeqësinë njerëzore
Në dhunë
E gjete kënaqësinë
Tani në vuajtje jeton
Si therra në lëndinë


LULI I VOCËRR LULI I RRITUR

Lulu i vocërr
Luli i rritur
Njëri me zhele
E tjetri i uritur

I shtrinë duartë
Secili nga pak
Nga syri u pikon loti
E nga zemra gjak

Dhimbja në tru
Rrah me çekan
Voglushi ec i kërrusur
Plaku nuk bëzanë

1
Kështu Luli i vocërr
Udhëve rrugëton

Nuk kërkon gjë tjetër
Pos vend në sofrën tonë

Kurse Luli i rritur
Xhepat përplotë thërrime

Endet çendet rrugëve
Si fantazma im

2
Dëgjoni mirë zotrinjë
Unë nuk dua këngë
Kam nevojë për bukë
Dhe një këmishë me mëngë

Qe njëmijë vjet kalvar
Unë pres përgjigjie
Mendojë se është mjaftë
Nëse keni ndërgjegje

3
Largohuni ju sorra
Nga pellgina ime
Këtu s’ka kokërr drithi
Këtu s’ka thërrime

Tani bredhi rrugëve
Si të‘isha lugat
Nuk di ku më zë dita
Ku ta kalojë këtë natë

4
Hapni sytë zotëri
Kështu më nuk shkon
Se komshiu yt
Është fare gjallë
Por si njeri - fisni
Tashmë nuk jeton

MOS MË THUAJ NUK

Unë lyp punë
Ti thua nuk
Por zotrote
Unë s’ kam bukë

Fëmijët kafshojnë
Trungun në obor
Te ne s’ lind dielli
Por rreshë borë

Një mur na ndan
Ti jeton në drtë
Unë në zëndan

Zotëri
Mos më thuaj nuk
Kur dua të punoj
Për një kafshatë bukë

1
Pas përtypjes së gurit
Jargitjet dukën bukë
Ti e kalon urën
Dhe s’ kupton
Që je një “nuk”

Të gjithë qeshin
E të përqeshin
Pas shpine
Ta ngjeshin

Një tarçuk
E sërish të thonë
Ti je një “nuk”

Kjo udhë e zezë
Nuk di më
Deri ku do të tërmalet
E pas kësaj rruge
Te përroi pret
I vetmuar një uk
Ai të kafshon
E ti bërtet “nuk”

2
Nuk e nduk
Dhe vare në kukë
Çengeli i kasapit
S’do më bukë

Ti mendon
Se ta ndukën trurin
Të shembën
E të rrafshuan me murin

Nuk e ç’ ndukë
E mos e shkput
Të shkelën të huajt
Të kafshuan të tut

Nuk e ndukë
I ziu ujk

Përgatiti për botim në Agjencionin Floart-Presss ,Flori Bruqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi