Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Këze Kozeta Zylo:Marrezi e embel Cikel poetik per diten e Shen Valentinit Gezuar te gjitheve‏

Shko poshtë

Nga Këze Kozeta Zylo:Marrezi e embel Cikel poetik per diten e Shen Valentinit Gezuar te gjitheve‏ Empty Nga Këze Kozeta Zylo:Marrezi e embel Cikel poetik per diten e Shen Valentinit Gezuar te gjitheve‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 7:43 pm

Nga Këze Kozeta Zylo:Marrezi e embel Cikel poetik per diten e Shen Valentinit Gezuar te gjitheve‏ 3477


Shen Valentini ne vitet e rinise sone, ai student une maturante


Nga Këze Kozeta Zylo

Marrëzi e ëmbël


Te ç’rreze vallë more ngrohjen,
Që më lëmon me frymë Zoti,
Buzëqesh me sy, dridhesh i tëri,
Shpirti im, ç’Perëndi të solli?

Mes puthjesh zjarr, një pikëz loti,
Rrëshqet mbi gjoks, curril argjendi,
Puth një petale Shën Valentini,
Marrëzi e ëmbël, që botën çmendi!

Më të ëmblin nektar

O dashuria ime e ëmbël,
Që më ke rrëmbyer që herët,
Në krahët e shpirtit,
E prej andej përkundesh ëmbël,
Në bardhesine e gjirit,
Dhe shtrydh nektarin,
Më të ëmblin nektar në natyrë…


Hënë e bukur, gjysmë hëne


Hënë e bukur, gjysmë hëne,
Fshihesh del, si prej rrënje,
Çfarë shikon nga qielli lart,
Mban sekrete, dot s’ti kap!

Marroset Hëna nga nje puthje,
I hedh rrezet nëpër buzë,
Hënë e bukur gjysmë hëne,
Të jep shpirt e të jep muzë!

Hënë e bukur mëkatare,
Mos nxirr syrin në dritare,
Se kam turp të zhvishem vetë,
Mikja ime përmbi retë!


Në bisk të ëndrrës


Ca gonxhe yjore nga qielli më hodhe,
O Princi i kaltër, ku fshihesh vallë?
Me zë drithëruar me rrënqethe trupin,
Dhe më puthje, më puthje, oh, si i marrë!

Një rreze hëne u përthye mbi nënkresë,
Një komçë mëndafshi zbërtheu nga bluza,
Malli im i çmendur me brerimë vese,
Mu në bisk të ëndrrës, flakë më mori buza!,

Mu në gji më ngule heshtën!

Si kujtim i ylbertë më erdhe,
Lehtë, lehtë, hape derën,
Èros i dashurisë ç’më magjepse,
Mu në gji më ngule heshtën!

E përflake muzgun e dhomës,
Vetëtinin dëshirat tona,
Nëpër puthje fjalë të njomëza,
Ninëz e ëndrrës, u bë [b]jona…!

Mbi fletën pupël

Mbi fletën pupël hodha fjalët,
I lëmova si mëndafsh,
Hëna lart kur i lexoi,
Nxori gjoksin në ekstazë.

Nuk u tremb nga harbimi,
As nga qielli dritëndezur,
Fustanin e verdhë zhveshi lehtë,
Në të ëmblin shtrat, aromëdehur…!

Shkurt, 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi