Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Lindita Agolli

Shko poshtë

Cikël poetik nga Lindita Agolli Empty Cikël poetik nga Lindita Agolli

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 15, 2010 4:17 am

Cikël poetik nga Lindita Agolli U1_LinditaAgolli
Lindita Agolli



With a man

Unë jam e bardhë,
Lakmitë
E çdo shqise t’i përmbush.
Unë jam mermer
Që pres...


Skalitësi je ti,
Dhe unë,
Kthehem në vepër arti,
Krijesë.


UNAZA

Rreth metalik,
Metalik i çmuar,
Një gisht vlen më pak.
Njeriu,
I ligu i vetvetes
Të paktën gishtin e fut në lak.


Rreth i pahapshëm,
Burg vezullues,
Gishtin sa bukur e tregon.
Njeriu,
Ky skllav i së keqes,
Të keqen me ar, pandeh se mbulon.


VETËM NJË GJË


E vetmja gjë
Që mund të bëj për ty,
Pritjen të zgjas,
Të zgjas durimin.


Pastaj,
Kur të vish,
Pa zhurmë,
Pa fjalë,
Të shkrihem
Bashkë me agimin.


MË PREK


Nëma pak dorën
Dhe më prek,
Në harresë të zakonshme
Ta mbërthej.
Shumë pak nga prekja jote,
Të keqen kapërcej.


Në ajrin që flet
Më deh fryma jote
Dhe bëhem
E etshme.
Me prekjen jetoj,
Ndihem si era...
E përjetshme.


DHE VJEN


Ashtu siç vjen, ngadalë e buzëqeshur,
Me sy kërkon një vënd të liruar,
Unë shoh dhe ndjej sadopak zjarrin,
Dhe shpirtin tënd të trazuar...
Dhe merr gazetën, e sheh por nuk lexon,
Unë di dhe ndjej shpirtin tënd,
Që sillet nëpër ajër, bredh...


E THJESHTË


Unë, s’them më duaj,
Por një të puthur,
Mund të ma dhurosh.


Të jesh i sigurt,
Nuk ta vjedh ndjenjën,
Pastaj... mund të shkosh.


BORXHI


Vëthi i artë veshin ma shtërngoi,
Dhe mishi m’u skuq e më dhëmbi,
E hoqa ngadalë, parë në pasqyrë,
Pickimi i vëthit më trëmbi.


Në arin e vëthit i gjeta kujtimet,
Dhe lotët e mikut tim të vyer,
Dhe pse s’e desha pranova dhuratën,
Vëthi në vesh – borxh i pa shlyer.


MË PRIT


Më prit kur mendjes s’e kam,
Më prit kur nuk vij,
Më prit në lokalin tonë,
Me ty kafen ta pij.


Më prit pa zhurmë , pa merak,
Më prit qetësisht,
Edhe po s’erdha, aty jam,
Pafundësisht...


PASIONIT


Pasioni yt i çmëndur po më çmënd,
E si të mos e duash zërin tënd.


Të zjen dëshira, gjaku të zjen,
Bashkë me dëshirën pasioni vjen.


E kam dhe unë një çmënduri,
Ku heshtas hyn dhe një si ti.


Pasioni yt dhe mua po më ndjell,
Ti nuk e di se ç’varg në mënd më sjell.


FRIKËS


Kafshoje heshtjen, frikën frikësoje,
Në hark të ndjenjës, gjerdanë radhit,
Syrin dhe buzën, mëkatit largoje,
Me fjalën zemrës, rrugën ia ndrit.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi