Xhemajl Rudi: tri poezi-Puthje mbi gurë-Udhëve të malit-Si dikur të shoh pranë-
Faqja 1 e 1
Xhemajl Rudi: tri poezi-Puthje mbi gurë-Udhëve të malit-Si dikur të shoh pranë-
Xhemajl Rudi: tri poezi-Puthje mbi gurë-Udhëve të malit-Si dikur të shoh pranë-
PUTHJE MBI GURË
(Simbolit të bukurisë në Butrint)
Ajo këndonte në dritare,
nën ballkonin me lule shikonte,
e kënga,
prej luleve petale këpuste,
dhe puhia e saj tek djali i vinte.
Ajo këndonte duke shikuar lulet,
dhe djalin në rrugë duke mbledhur petalet,
nën melodinë e përmallshme të këngës,
nëpër telat e lirës lotonte.
Si nuk e mposhtte bukuria!
Vajzen dashuria po e këpuste,
prej dritares e nxori vetë era,
në prehërin e djalit e vuri
të ledhatuar nën aromën e luleve;
në dritë të yjeve shkonin sokakut,
shkonin dhe puthje mbi gurët ndërronin.
UDHËVE TË MALIT
ç`na dole kështu,keqas në udhë,
moj harame!
S`dukesh as grua,as drenushë,
e të gjithë i trazove,
edhe të harbuarit i trembe,
dorinjtë të lidhur e kafshojnë drurin
në ahur,
dhe shkumë jargësh rrjedhin litarit,
terrin e trembin me hungërima,
dhe tokën e shqelmojnë
në qetësinë e hënës.
Ti,moj harame,
apo e bekuar,
ç`pate
para që na dole?!
Të kafshoi gjarpëri në vithe
apo bleta në gjoks?!
S`mundemi ta dimë!
Veçse disa të panë
si një grua perri
e të tjerët të nëmnin
për soj sojsëzësh kësaj nate
me pamje të zbehtë,
në çastin që u duke e befas prapë humbe
udhëve të malit me ethe.
SI DIKUR TË SHOH PRANË
Si dikur të dua dhe tani
edhe pse valët e vështira nga thellësit
të ashpra,
e unë këtu në lundër sipër tyre
në erën e pranverave udhëtoj
se si të ndjej në këtë errësirë nuk e di,
sikur më je kaq pranë.
Si delfin gjatë notit kur valë krijojë
dhe natën e zbrazët pa hënë e godas
drejt agut të ditës vrapoj.
Unë lundërtari përmes shtërngatash
më vjen ti befas si xixëllonjë këtë natë,
mes këtyre valëve të ftohta deti
e si mbeta n`agoni,kur prap të pash ty.
Po me atë pamje që e kishe prej nuri kur dritësoje,
ashtu e hareshme,e brishtë e qeshur dhe
e butë,
po ashtu e mire siç ishe.
ashtu si dikur tani për një çast të vetëm mu shfaqe
e ne të dy se përmendem
fjalën lamtumirë
kurrë
pse kaq shpejt përseri me humbe
e më le të vetëm
këtu në errësirën në udhë.
xhemajl rudi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi