Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha: Suzana Zisi - IMAZHET KANË FTOHTË

Shko poshtë

Adem Berisha: Suzana Zisi - IMAZHET KANË FTOHTË Empty Adem Berisha: Suzana Zisi - IMAZHET KANË FTOHTË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 15, 2010 7:44 pm

Adem Berisha: Suzana Zisi - IMAZHET KANË FTOHTË 22174_107068572643230_100000202629693_178154_4535936_n
Adem Berisha: Suzana Zisi - IMAZHET KANË FTOHTË




VËSHTRIM I SHKURTËR NË . . .

Adem Berisha: Suzana Zisi - IMAZHET KANË FTOHTË 19477_109015725780093_100000149972946_226009_6350089_n
Suzana Zisi


Imazhet kanë ftohtë , është titulli i librit të dytë me poezi të poeteshës së talentuar Suzana Zisi të cilin siç shprehet prof dr Agim Vinca, është një libër që duhet lexuar.
Gjuha poetike e autores me një temperament të veçantë artistik flet me afsh e mall në poezinë e Suzanës dhe gjithë temat që ajo trajton, lajtmotivi i së cilës është dashuria si një motiv i lashtë poetik të cilin autorja e trajton me një ndjenjë të thellë e të hollë lirike dhe shprehje moderne poetike.
Ndërtimi poetik i poezisë së Suzanës me plot figura stilistike nga më të ndryshmet dhe aplikimi perfekt i elementeve qenësore të poezisë si: ritmi, fjala e përzgjedhur, rima si muzikalitet poetik meqë poezia në fakt është një këndim, metafora e mjetet tjera të artit letrar, të bëjnë që libri të lexohet me një frymë ndonëse ai ka rreth njëqind poezi.
Unë kam ngelur i magjepsur me gjithë atë që kam lexuar në librin e poeteshës Suzana të cilin tashmë e kam në vitrinën time si dhuratë të çmuar nga vet autorja e tij.
Në pamundësi për të bërë diçka më shumë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për personalitetin dinamik dhe veprat e përzgjedhura të Suzanës edhe në Konkursin Kombëtar “Penda e Artë”, vendosa që para lexuesve të nderuar të shpalos falënderimin tim publik drejtuar autores për dhuratën që më përcolli me avion si një surprizë të veçantë kënaqësie dhe respekti e konsiderate.
Përgëzoj miken e nderuar Suzana Zisi për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e arritura duke uruar që atë ta përcjellë shëndeti dhe fati i mirë gjatë gjithë jetës së saj si dhe duke dëshiruar e besuar që nga kjo figurë e artit dhe kulturës tonë kombëtare të kemi sa më shumë vepra vlerash të larta artistike në vijim.
Jam i sigurt që secili që do të kenë fatin të lexojë veprat e kësaj krijueseje vlerash, nuk do të zhgënjehet. Përkundrazi.
Me shumë respekt e dashamirësi, Adem Berisha, Rahovec – Republika e Kosovës.
Rahovec, 15. 02. 2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi