Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: SI FENIKS NGRITEM PËRSËRI !

Shko poshtë

Gjakush Tana: SI FENIKS NGRITEM PËRSËRI ! Empty Gjakush Tana: SI FENIKS NGRITEM PËRSËRI !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 16, 2010 12:07 am




Gjakush Tana: SI FENIKS NGRITEM PËRSËRI ! 9424_1142799572050_1289294870_30360555_6331800_n


Gjakush Tana: SI FENIKS NGRITEM PËRSËRI !


Ia kushtoj poetes qe e njoha
pasi lexova shkrimet e saj
për prishjen e heshtjes me jehonë lirike !


E ndrituara ime , e çastit te vetmisë !
Frymoj për ty se je bërë ozon .
Më shëron mushkërië të ndjehem i lumtur ,
më krijon blerim dhe ekstazë që deh e rinon!

S'ka vuajtje qysh kur dëgjova zërin tënd plot shenjtëri.
Të pres të të dëgjoj ritmin sirena e shpirtit Ti
e rilindur si krizantema mes acarit, për të krijuar aromë
dhe pranverë në ngricën e damarit tim!

I lumtur lexoj mesnatës porositë që vezullojnë
është thesari i shpirtit që më vjen të më shërojë,
se vetmia më përdjeg e krijon hi
për Ty - si feniksi ngritem përsëri!

Më bën të lumtur me shkronjat që bartin shpirt .
Aty të shikoj çerpikun e lagur me lot, dhe buzeqeshjen
që krijon ylberin , rrezatimin e mirësisë.
Dhe dashurinë njerzore, që ti e ke horizont qielli...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi