Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kasam Shaqirvela: RAPSODI KËNDOI EPOPENË *** TRE KËNGË URIMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Shko poshtë

Kasam Shaqirvela: RAPSODI KËNDOI EPOPENË *** TRE KËNGË URIMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS Empty Kasam Shaqirvela: RAPSODI KËNDOI EPOPENË *** TRE KËNGË URIMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 17, 2010 1:35 am

Kasam Shaqirvela: RAPSODI KËNDOI EPOPENË *** TRE KËNGË URIMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS 13635_100134163349445_100000585841452_863_8285122_n







Kasam Shaqirvela: RAPSODI KËNDOI EPOPENË *** TRE KËNGË URIMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS



Një tingull i fortë po afrohet zhurmshëm
Ushtima veshët po i shurdhon
Kambana e Lirisë tundet furishëm !
Thuan trishtueshëm ajo tingëllon
Për at’ që shkel Dheun e huaj pranishëm
Ngulfatje shpirti, atij i shkakton !

Zëra të këqinj seç po marrin dhenë
Nga shtypës barbarë me shokë përrreth
Që kur rapsodi këndoi epopenë
Kërcënime shterpë dolën në shesh
Dhuna me dhunë thuan ndalohet
I ftohti, veç me të ftohtë dëbohet !

Borisë bjeri fort, mos u ndal në histori !
Nga Kepi i Shpresës Mirë mesazhe dërgo !
Oqeanit, trazoja valët deri në thellësi
Dhe peshku i shurdhër le t’i ndijë këto
Sa gjatë po të shtrihen ca vello padrejtësi
Fitimtarë dole sot, tjerët të shpallën hero !

Paqen ti përhap! -le ta përqafojë dhenë !
Pëllumbat e Bardhë lëshoi lart në qiell !
Historia i gjykon ata që gënjejnë
E vërteta del në shesh n’kohë me diell
Herët a vonë pamëshirshëm të godet
Një Bumerang të fortë peshqesh ta qet

Të pushtuan, të copëtuan dhe t’aneksuan
Su ngopën ujqit gjak duke pirë
Dorëzim e nënshtrim s’njohu raca jote
Mbete ai që ishe dikur-sot, Dardan-Ilir

Durimi yt promethian arriti deri në qiell
Amaneti të gjëllin, shpresa kurrë s’tu nda
Ty të shpërbleu paqëtor, i Madhi Diell !
Le të kuisin lukuni armiqsh, pa çka !

Ti, Ati im, ti Atë i vjetër !
Mbret mbi mbretër e At’ mbi Etër
Ma thoje dikur me gojë e letër,
E vërteta vonon por nuk harohet !
Ata që s’patën as shpirt, as zemër
Plisin e bardhë, ta ndërruan me tjetër
Ta përmbysën pragun e Shtëpisë Vjetër.

Ëndrra e rendë mal, më shqetësoi !
Por, mesazhi i shpersës më vinte pa da
E sot Dita e Arbrit e mbarë më agoi
E vërteta e ime, plumb në zemër u ra
Rëndë shpirtzinjët tashmë i qëlloi
Mbase nuk do ta provojnë kurrë më
As do t’iu bie ndër mend lukuni me ba.











Prishtinë, 23-02-2008


Kasam ShAQIRVELA
http://www.kasamshaqirvela.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi