Mbrëmje-gala e paharrueshme në St. Gallen
Faqja 1 e 1

Emrat e mëdhenj shqiptarë të skenave ndërkombëtare duartrokiten me ovacione në Tonhalle të St.Gallen-it në Zvicer
Tituj të shumtë artikujsh nga gazetat zvicerane e shqiptare e përcollën koncertin e madh gala të artistëve më të njohur shqiptarë si Marjana Leka, Enkelejda Shkoza, Saimir Pirgu, Frano Lufi, Edlira Dedja, Enkel Zhuti e Danja Bytyqi, më 6 shkurt 2009 në sallën metropol të Zvicrës Lindore, në Tonhalle të St.Gallen-it.
“Mbrëmja kur ishte nder të jesh shqiptar në Zvicër” titullohej artikulli i gazetës “Zëri i Ditës” së dates 9 shkurt 2009, “Oper und Tanz für Kinder in Albania”, shkruan gazeta « TAGBLATT » e St.Gallen-it, « Das beste aus oper und ballett »,” Ils incarnent la magie de l’opéra”, “L’opéra, un dénominateur commun”, “L’Opéra se rit des frontiers”, “Grenzenloses Oper und Ballett in St.Gallen”, “Chanter, danser, mais toujours pour la paix” si dhe “Inoubliable soirée –gala à St.Gallen”, të cilën po e bashkangjisim të përkthyer për lexuesit shqiptarë.
Mbrëmje - gala e paharrueshme në St. Gallen
« Das beste aus oper und ballett »
Muzikantë, këngëtarë dhe balerinë shqiptarë të nivelit ndërkombëtar u mblodhën në St.Gallen për një mbrëmje – gala bamirësie.
Ata mishëronin « Magjinë e operës »
”Kemi të bëjmë me një prej takimeve muzikore më pasionante tek të cilat mund të asistohet » - janë shprehur spektatorët e panumërt që mbushën sallën e asaj mbrëmjeje. Ishte një turmë e madhe njerëzish, të premten në darkë në Tonhalle të St. Gallen-it dhe shumë emocione që përfshinë ambjentin përeth në këtë koncert humanitar, organizuar nga « Opéra sans frontières », shoqatë e njohur e Neuchâtel-it (Zvicer), Kiwanis Zvicer-Liechtenstein dhe fondacioni «Bedri Dedja», për fëmijët shqiptarë në nevojë.
Organizatorët e kësaj Gala të madhe, Edlira Dedja, pianiste shqiptare e njohur ndërkomtarisht dhe presidente e « Opéra sans Frontières », Z. Hannes Deetlefs, antar i Kiwanis të St.Gallen-it, Zonja Béatrice Prisse Zindel, pedagoge dhe psikologe e specializuar në Universitetin e Friburgut si dhe përgjgjëse e ASED-it zviceran për projektet në Shqipëri, Z. Rolf Alther, industrialist dhe president i shoqatës Suisse-Albanie e së bashku me ta, i gjithë ekipi i artistëve, kanë besuar në mënyrë të hekurt se nuk ekziston asgjë më e fortë se muzika për të afruar njerëzit dhe për t’u ardhur në ndihmë më të varfërve. Është një vepër që të trondit, që të detyron të pyesësh vehten, që krijon ura lidhëse e i kapërcen kufijtë gjeografikë.
Nga ana tjetër, Rico Leitner, animator i mrekullueshëm e mjaft i njohur në Zvicrën gjermane, e prezantoi këtë eveniment artistik me shumë elegancë, duke shpjeguar çdo arie, opera, epokë, kompozitor dhe duke folur për sejcilin artist, pa harruar karrierën e tyre ndërkombëtare.
Mariana Leka, sopranoja me një ëmbëlsi hyjnore interpretoi ariet e « Casta Diva-s » nga opera « Norma » e Bellini-t, « Vissi d’Arte », nga opera ”Tosca” e Puccini-t, etj. E menjëherë pas saj, Enkeleida Shkosa, mezzo-soprano e nivelit ndërkombëtar, nisi të këndojë « Stride la vampa » të operës « Trovatore » të Verdit dhe ”Habaner-ën” e operës « Carmen » të Bizet-së, duke e magjepsur auditorin. Dhe kur tenori Saimir Pirgu, fitues i çmimit ndërkombëtar « Franco Corelli » për vitin 2009 nisi të këndojë ariet « Una furtiva Lagrima » të Donizetti-t, « Pourquoi me réveiller » të Massenet-së dhe « La donna è mobile » të Verdi-t, në stilin e bel canto-s së Pavarotti-t, publiku kozmopolit që mbushte sallën reagoi menjëherë me ovacione.
Mariana Leka interpretoi pranë tenorit Saïmir Pirgu duetet e operës « Traviata » të Verdit (« Brindisi » dhe « Parigi, o cara… »), duetin Mimi-Rudolf të operës « Bohème » të Puccini-t dhe vënien në skenë të « Là ci darem la mano », duet shkëputur nga opera « Don Giovanni» e Mozart-it, pranë basit të jashtëzakonshëm Frano Lufi, që interpretoi gjithashtu kavatinën e Don Basilios së Rossini-t, nga « Berberi i Sevilies » si dhe një arie shqiptare nga opera « Scanderbeg » e P.Jakovës.
Surprizë e madhe për publikun ishte interpretimi i sonatën n° 13 në si bemol mazhor të Moxartit nga pjanistja e re shqiptare Danja Bytyqi, studente e pianistit të madh Paul Cocker. Publiku duartrokiti gjatë sensibilitetin e saj artistik si dhe lojën e saj perfekte në stilin elegant të Moxartit.
Duhen përmëndur po ashtu niveli i lartë dhe cilësitë e balerinëve Jennifer Delfanti dhe Enkel Zhuti, koreografit, i cili krijoi një « pas de deux » të re për « La danse des tsiganes » të « Traviatës » dhe « Cardashit » të Monti-t, pa harruar talentin e pianistes Edlira Dedja Bytyqi, e cila ishte dhe partënerja e të gjithë solistëve.
Duartrokitje të fuqishme dhe ovacione që zgjatën më shumë se 15 minuta e përshëndetën këtë eveniment artistik. Publiku u bashkua me ”Bridisin” e ”Traviat-ës » që u ofrua si bis, duke kënduar me solistët.
Ishte një mbrëmje që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve !

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi