Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iren Papas: NË KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit ...

Shko poshtë

Iren Papas: NË KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit ... Empty Iren Papas: NË KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit ...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 18, 2010 4:30 pm

NË KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena
Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit Jonian me ato
nderkufitare)



Në numrin 31 të revistës prestigjioze letrare “Mehr Licht” është
botuar edhe fjala e nobelistes Nadine Gordimen, me rastin e marrjes së
çmimit Nobel. Në të shkrimtarja e shquar flet edhe për mitet. Më
tërhoqi fort ç’thotë dhe po citoj dy - tri mendime në këtë fjalë hyrëse
të studimit të Irena Gjonit, “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të
Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare”: “Mitet janë tregime që bëhen
ndërmjetëza mes të njohurës dhe të panjohurës. Miti ishte misteri plus
fantazia...”

Jemi mësuar rëndom që kur flasim për mitet, t’iu referohemi
sidomos atyre që vijnë nga Greqia e lashtë. Dhe mirë bëjmë. Se hambari
i mitologjisë greke është vërtet tronditës dhe i shpërndarë gjithandej.
Mitologji pjellore, atraktive, mahnitëse për nga bukuria, shkrepëtimë
imagjinate dhe fantazie. Por asnjëherë s’duhet të harrojmë se bota
mitike është pjellë dhe pasuri e çdo populli. Prandaj le t’i mësojmë
mitet e gjitonëve të lashtë, por le të dimë edhe ato që kanë lindur
këtu, në truallin tonë autokton, që janë mishëruar e plazmuar në dheun
tonë, në malet tona, në detin tonë, në ullishtat, vreshtat, kafshët dhe
gjësendet përreth. Pikërisht, kësaj pune tepër të vyer, të lodhshme dhe
të vështirë i është përkushtuar dhe Irena Gjoni. Sepse mitet, kultet,
ngurtësohen dhe ti, si studiues, duhet t’i shkriftosh dhe të gjesh
lidhjet mes tyre dhe bartësve autoktonë që i krijuan qindra dhe mijëra
vjet më parë. Por studiuesja e ka një lehtësi në këtë kërkim të vërtetë
shkencor. Ca vegla të mprehta, precize, të domosdoshme i ka patur në
shtëpi të vet që për së vogli, për shkak të trashëgimisë së saj
familjare. Të dish të kërkosh, është vetëm njëra anë. T’i interpretosh
e vlerësosh si duhet ato që ke gjetur, është ana tjetër e domosdoshme.

Autorja e punimit ka qëmtuar shumë fakte, shumë të dhëna, shumë
hollësi e variante të miteve, riteve, kulteve që gjenden në këto anë. U
ka përshkruar shtratin dhe substratin ku kanë lindur. Ka qëmtuar
shpërndarjen e tyre në legjenda, toponimi, botë zakonore. I ka
krahasuar mandej me mitet greke duke vënë në dukje dallimet,
ndryshimet, asimilimet dhe adaptimet tepër kreative. Vërtet “popujt
janë gjithmonë të konverguar në vizionet e tyre” (I. Gjoni), gjitonët
ca më shumë, por etnofolkloristët dhe mitologët e shquar kanë vënë në
dukje se popujt dhe etnitë me identitet të spikatur, në të shumtën e
rrjedhës së historisë, kultivojnë edhe vlera origjinale tepër të
çuditshme. Studiuesja i mëshon fort këtij aspekti dhe në shumë
interpretime që jep, na bind për vlerat mitike - autentike.

Qartësi e trajtimit, vetëdija e modestisë, analizë dhe sintezë
pluridisiplinare, vështrim sipas këndvështrimeve bashkëkohore dhe
shfrytëzim i një bibliografie që të zileps, të bëjnë që të shpresosh
fort në punët e ardhshme të studiueses së re. Prandaj në këtë arritje
të rëndësishme, e uroj me atë mënyrën tradicionale të “përshëndetësit
këmbëmbarë” që përshkruhet në faqet e librit.




Prof. Dr. Adriatik Kallulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi