Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KENGE PER DYVJETORIN E PAVARESISE

Shko poshtë

KENGE PER DYVJETORIN E PAVARESISE Empty KENGE PER DYVJETORIN E PAVARESISE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 18, 2010 8:04 pm

KENGE PER DYVJETORIN E PAVARESISE



KENGE PER DYVJETORIN E PAVARESISE 3501
Nga Janaq Pani

KENGE PER DYVJETORIN E PAVARESISE

Rrodhen si n'enderr 73o-te dite
Dhe une hapin e hedh i sigurte,
Ma pershendetin malet me lartesite,
Fushat, pemet, lulet dhe guret.

Ma thote shqiponja ne kaltersi
E zeri me kumbon brenda vehtes:
" O vella gjaku e geni, ne liri
u beme zoter te jetes.

Ajo dite shkurti 2008-te
Vulosi perendimin e nje dimri te acarte,
Lirine e desheruar mbi supet e tua vete
Kosove, si Sizifi dekadash e ke mbarte.

Ta gezojme se bashku kete dite te gezuar
O Nene-vuajtura e burrave qe s'jepen!
Ne themel te kesaj lirie kane flijuar
endrren me te ndritur ata qe falen jeten.

KUR PREKAZIT I VRANE PELLUMBAT

per 12 pellumbat e Jasharajve

Plazmoi Kosova pikellimen:
" U carten, bre, dymbedhjete pellumba!?..."
" Kuku!"- ky cast ma mbajti frymen
Si te binin te une ata plumba.

Pasthirrma e zgjatur: "Oh, loke!..."
Si nga fund honi shpertheu,
Me dhimbe u shkapeta pertoke
E syrin loti e breu.

Ca balte me fara bozhuresh
E ngjesha fort ne pellembe,
Hepuan te bien malet e druret,
E nuk e di si mbeten ne kembe.

Nje lot poshte syrit rreshqanthi u hoq
Helmoi dhe balten aty ku ra,
Kjo kulle pellumbash ne themele u dogj
Qe ne te ngrihemi:" O trima, e mbe ta!"

Do lindim e rritim pellumba te tjere
Te bukur si drita ne qiell pa re,
Kembane e fitores ka nise te bjere
Mbas thirmes se saj rreshtohemi ne.

LOTI I NENES KOSOVARE

Shpirtpranguar i flet biri
Fjale zemre, cojne peshe:
" Mos e mjegullo, nane syrin
Se harron dikur te qeshe.

Loti yt i rende plumb
Loke, po ta lodh qerpikun.
Hiqja perden, ndryshe s'mund
Kur te vije te njohe armikun.

Babin tim me U.C.K-ne
Se tremb plumbi, perball vdekjen.
Loti i syve tone, nene
Ne cdo zemer zbut urrejtjen.

Dita, jo nuk eshte e larget
Kur do kthejme fitimtare,
T'i mjekojme te gjitha plaget
Zemren-drite e syrin-lare.

NJE VALLE KOSOVARE
ne diten e shpalljes se Pavaresise

Ka nisur te vallzoje nje kosovar
Me lodren e mbeshtetur pas kraharorit,
Nje mal po mbart mbi supet e tij
Me rryp ylberi hedhur krahe-qafe.

E kur vallzon ky nen ritmin e lodres
Vikamat e saj qe mbushin ajrin
Jane gjemime rrufesh qiellore,
Jane fishkellima tufanesh,
Jane oshetima kushtrimi ne beteja.

Hepohet lekura kumbuese e daulles
E ketij mali mbi kraherorin e tij.
Sot kosovari hedh vallen me gezimplote,
Vallen qe kish harruar ta hedhe qyshkur,
Me te vrullshmin ritem e ngjizi sot
Me krenaren valle me syrin mbi flamur.

LOTET E BABAIT TE "SHPENDIT"
rene ne token e Kosoves

Eh, sa dhembje thote
sot loti yt,
nje gulsh me lote
me ngre ne fyt.
Nje shpirt qe dhemb
sot po te lutet,
termet qe shemb
m'i lodhi supet,
si mund ta ngresh
gjith' kete barre,
bujrum mes nesh
mik per ta ndare.

Se fjala e thene
lehteson nje hall
dhe dora e dhene
shpresen te ringjall,
rendin fjalet, rendin
rruges per tek ti,
ne krah mbajne "Shpendin"
veshur me lavdi.
Zgjatet dore e shtrire
dritherime flete,
o baba i mire
qendro mal mbi derte!...
_________________Janaq Pani_________
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi