Ferdinand Nikolla:Ju flet Kosova, shteti prej letre!
Faqja 1 e 1

Ferdinand Nikolla
Ju flet Kosova, shteti prej letre!
Më qoftë gëzuar ditëlindja e dytë! Shteti juaj i pavarur po feston nën dizajnin e ‘Saatchi & Saatchi’, meqë i fala ca milona për një videoklip që nuk shfaqi pasurinë, identitetin, kulturën dhe vlerat e popullit tim, por shfaqi hartën e Kosovës së panjohur ndërkombëtarisht. Këtë bota në google mund ta kishte shikuar. Duke mos dashur t’u prishë pushtetarëve harmoninë e festës, po i bëjë një përshkrim të shkurtër funksionimit tim 10 vjeçar.
Për 10 vite, a arrita të kontrolloj tërë territorin tim?
Edhe pas një dekade, nuk arrita të kontrollojë tërë territorin tim, duke dështuar kështu në funksionin tim unik që më jep karakterin e shtetit sovran dhe të pavarur. Unë (Kosova) as nuk vendosa viza, as kartona të gjelbër, as pagesa për sigurim, e asgjë tjetër që të tjerët vendosën ndaj meje. Nuk përfitova gjë as nga marrëveshja e CEFTA-s, vetëm ngulfata prodhuesin vendor. U bëra shtet i “hapur” dhe fqinje e “mirë”, por në dëm të popullit tim!
Cila qe politika e jashtme e imja?
Të dashur qytetarë, që prej kur i hapa ambasadat nëpër botë, shumë nga to nëpër hotele, a keni vërejtur (sidomos ju në diasporë) ndonjë të mirë në jetën tuaj të përditshme, apo, e keni patur vështirë t’i gjeni adresat dhe numrat e hoteleve ku qëndrojnë ambasadorët tuaj! Më tregoni të dashur qytetarë, çka bëra, unë shteti juaj për të burgosurit në Luginën e Preshevës dhe ata të Malësisë së Malit të Zi, për t’i ndaluar persekutimet çnjerëzore politike kundër tyre? Kur i dërgova pushtetarët e mi t’i vizitonin njerëzit tanë në këto vende? Pse ata kurrë se bënë këtë, ndoshta sepse nuk deshtën dhe nuk ditën. Ata mbetën peng i politikave ditore dhe protokoleve e rezolutave që të tjerët u servonin mbi tavolinë. A e keni kuptuar ju të dashur qytetarë çka mëtoj të arrij unë shteti juaj me politikën e jashtme, pos njohjeve të reja për pavarësinë time?
Çfarë arsimimi dhe edukimi ju ofrova për 10 vite?
Përveç ndërtimit të disa godinave shkollore/universitare, cilësia mbeti e njëjta. Ende nxënësit mësojnë përmendësh lëndën e fizikës e kimisë në mungesë laboratorësh, ndërsa studentët vlerësohen nga profesorët e pareformuar, me nga tri pyetje (gërvisht dhe fito)! Kjo ndodh sepse unë shteti juaj dijta vetëm të ndërtoj (godina), e jo të ndërtoj sistem të mirëfilltë arsimimi e edukimi. Sot, fatkeqësisht, shumë nxënës/studentë në vend se të thonë fjalët ‘është dashur’, ata thonë ‘u duft’. Shpesh herë këtë e thonë edhe vet pushtetarët e mi!
Çfarë mirëqenie garantova për ju për 10 vite?
Pensionet e gjyshërve/gjysheve tona të cilët e ndërtuan këtë vend dhe më gjerë, ende u jap nga 40 euro, sa për të mos i lënë të vdesin urie. A ekziston ndonjë krim më i madh se ky që unë bëjë çdo ditë ndaj popullit tim?! Qe dhjetë vite, mësimdhënësit, policët, shërbyesit civil, punëtorët shëndetësor, etj, punojnë në kushte mizore, me paga që s’mund të ngopen as më bukë. Mbi dy million qytetarë ende nuk gëzojnë sigurimin shëndetësor/jetës, kjo sepse unë, shteti juaj, u dhashë këtë obligim kompanive private të sigurimeve, shumica prej tyre të inkriminuara bashkë me mua. Të gjithë shoferët e Kosovës paguajnë sigurim për veturë dhe atë çdo vit paguajnë shumën e njejtë, as më lirë e as më shtrenjtë, pavarësisht nëse kanë apo s’kanë pësuar ndonjë aksident gjatë vitit. Pse nuk u zbres çmimin atyre që nuk pësojnë aksidente, ndërsa rrisë çmimin atyre që pësojnë?! Pse po e lejoj edhe këtë krim ekonomik t’ju ndodhë juve dhe pse po u marrë çdo vit atë që nuk më takon?! Edhe sa krime duhet t’i bëjë unë, shteti juaj, për të kuptuar se si po vras popullin tim?!
Çfarë infrastrukture u ndërtova për 10 vite?
Për 10 vite, unë, shteti juaj, i administruar/sunduar nga vendorët dhe ndërkombëtarët, nuk arrita të ndërtoj asnjë autostradë fillim e mbarim që do të lidhte tri qytete bashkë. Për 10 vite vetëm ndërtova ca rrugë lagjesh e komunash, të cilat pas një muaji/viti u shkatërruan, ngase u mora kompanivë ndërtuese të hollat që u dhashë dhe u kërkova të ndërtojnë rrugë me ‘cilësi’! A e dini pse për 10 vite rrugët e Kosovës nuk u pastruan kurrë nga bora, sepse kompanive përgjegjëse për pastrimin e borës u mora të hollat që u dhashë dhe u thashë të lënë borën të shkrihet vet, sepse shteti nuk ju kërkon llogari për aksidentet – edhe ashtu qytetarët janë injorantë dhe nuk marrin vesh në këto punë! Më thoni ju të dashur qytetarë, sa spitale, çerdhe fëmijësh, fusha sporti, teatro, shkolla profesionale, parqe, vende dëfrimi, etj, ndërtova për 10 vite? Më thoni ju çka bëra në malet e Rugovës, çka investova në parkun kombëtar të Sharrit, pos villave pa leje për pushtetarët e mi ? Më thoni kur arrestova e burgosa zyrtar komune e qeverie për korrupcion e krim, apo vetëm ju gjobita për kalim shpejtësie, e ju arrestova se protestuat në paqe. Më thoni ju që jetoni në fshatra, a ua solla ujin, rrymën, kanalizimin, asfaltin, apo për 10 vite vetëm u mësova fjalën ‘participim’!
Cili qe identiteti im për 10 vite?
Pas pavarësisë krijova ca institucione të reja, si: Focën e Sigurisë së Kosovës, e që në uniformat e ‘ushtarëve’ tanë në vend se të shkruaja FSK, shkrova ‘KSF’. Ndërsa, edhe pse me ligj e quajta policinë tonë, policia e Kosovës, në uniformat dhe veturat e tyre shkrova ‘POLICE’ ! Pse e ndryshova identitetin (gjuhën shqipe) vetëm për të qenë mirë më të tjerët, e keq me popullin tim. Pse i bëra të huaj policët/ushtarët e mi. Pse zhduka dhe eliminova çdo gjë të bukur kuq e zi, çdo gjë që tigëlloi në gjuhën time të lashtë e të shtrenjtë amtare. Pse u solla me Shqipërinë sikur ta kisha njerkë, jo amë, u distancova dhe nuk mora asgjë nga identiteti jonë i përbashkët. Çfarë krijese u bëra unë Kosova?!
Cili qe vizioni im për 10 vite?
Për një dekadë nuk arrita t’i tregoj qytetarëve të mi vizionin për Kosovën përparimtare dhe të zhvilluar! Politikat ditore, shkurtëpamëse, të pastudiuara dhe provinciale që zbatova më kanë sjellur në kolaps ekonomik, papunësi, paperspektivë për të rinjtë e mungesë të mirëqenies e të sigurisë për më të vjetrit. Këto politika që nuk buruan nga populli im më kanë sjellë në prag të luftës civile. Unë që arrita t’i marrë qytetarit çdo gjë, madje edhe shpirtin po qe nevoja, nuk arrita t’u tregoj atyre vizionin për të ardhmen përparimtare vendore, regjionale dhe europiane. Nuk arrita t’i qendis popullit tim të urtë një plan, i cili qartë tregon se çka do të bëjmë sot për të pasur sukses nesër; çka do të bëjmë sot për të pasur mirqenie dhe punë nesër? Unë arrita vetëm të organizojë tryeza, konferenca, vizita e takime me të hollat e popullit tim dhe arrita t’u flas juve me një gjuhë teknike gjysëm shqipe që kurrë as vet nuk e kuptova!
Çfarë pushteti u ndërtova për 10 vite?
Kur dëgjoj lajmet, lexoj gazetat, shikoj shtrëngimet e duarve mes politikajve, shikoj billbordat e pushtetarëve bukurosha të ngjyrosur më shumë se femrat, më duket sikur kam ndërtuar një shtet demokratik, ndërsa kur shoh gjendjen e familjeve, pensionistëve, policëve, taksistëve, të rinjve, punëtorëve të krahut, kur shoh të sëmurët, lypësit, baltën, rrugët me gropa, konvojet e ushtrive të të gjithë botës, filloj të mendoj nëse kam ndërtuar shtet demokratik apo diktatorial, apo as njëra e as tjetra, por kam ndërtuar një shtet prej letre, që një ditë as një stuhie të vogël s’do të mund t’i përballoj dot!
A thua i dashur popull unë Kosova dhe ju e merituam këtë?!
Ferdinand Nikolla
Marrë nga LDD Gjermani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:KUR NUK FLET SI DUHET SHTETI PËRMES PUSHTETI, QELET UDHA TË FLET ODA, TË FLET KULLA!!! _Vargje vetëdijësimi
» Ilir Muharremi: Analizë e veprës “Hëna prej letre” të Mehmet
» Klark: Kosova, shteti i shqiptarëve
» Kadare: Kosova-Turqi? E kam shkruar prej kohësh te libri “Mosmarrëveshja”
» Ekskluzive: Ja emrat e 28 të arrestuarve,16 prej tyre janë nga Kosova

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi