Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: ...DHE KATER MINUTA

Shko poshtë

Nehat Jahiu: ...DHE KATER MINUTA Empty Nehat Jahiu: ...DHE KATER MINUTA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 20, 2010 12:37 am




Nehat Jahiu: ...DHE KATER MINUTA 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n


Nehat Jahiu: ...DHE KATER MINUTA


…Dhe katër minuta vjen mesnatë
në sytë e mi gjumë nuk kam,
desha të shkruaj Guri, të shkruaj si ti
kam të fshehura në zemër shume energji.

Për ty shpirti im sonte po flet
zemra më shtrëngon- më djeg,
tretem e tretem, or mik diku larg
dua të të kem ty ,or mik pranë.

Derën, or mik ta kam lënë hapur
të lutem mos me lenë të përlotur,
të plotësoj shpirtin tim romantik
je i dashur, or mik, je shumë erotik…

Shikoj në dritare, jam në vetmi
pranë meje nuk të kam unë ty,
ti më don në çdo cep të qenies sime
mua më dridhet trupi, zemra ime.


…Dhe katër minuta vjen mesnatë
kokërr gjumi në sy unë nuk kam,
derën e dritaren do e lë hapur
mos me lenë, or mik të përlotur.


Minutat e fundit po prekin mëngjesin
endrrat tek dritarja po më mbesin,
në brendinë e labirintit të shpirtit tim
me aromën e drëndafilit në kopshtin tim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi