Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: JETA ËSHTË E BUKUR!?...

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: JETA ËSHTË E BUKUR!?... Empty Shazim Mehmeti: JETA ËSHTË E BUKUR!?...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 23, 2010 9:57 pm




Shazim Mehmeti: JETA ËSHTË E BUKUR!?... 20441_108803899134915_100000159158063_246462_4585415_n


Shazim Mehmeti: JETA ËSHTË E BUKUR!?...



Jeta është e bukur!
Jeta është e bukur!

Yjet s’kapen dot
në rrethin e marrjemsyshë!

Ajo s’kishte emër,
as kishte mbiemër!

Ajo s’kishte shtat,
as kishte fytyrë!

Ajo ishte mjegull
Në lumturinë e përkryer qiellore!

Se si më qe shkruar ta bëja yll
me dobësinë prej burri
me shëmtinë time mashkullore!

Kishte diçka eterike,
shumëçka mitike,
në gjuhën e saj!
E dashurova me mirëmëngjesin e parë!

Gabova, Zot!
Gabova, Zot!
S’i dua yjet, tha,
yjet vdesin, fiken,
yjet marrin msyshë,
këndez!
Të njoh më pak se shiun!

Jeta është e bukur,
jeta është e bukur!
Ajo ma kujton.

Ajo ma kujton edhe mëngjesin kaçurrel
edhe tejnatën e ëndërrimit!
Ajo ma kujton mirëmëngjesin, këndezin,
në ditëdimrin e mërdhirë!

Ajo ma kujton atdheun e munguar!
Ajo ma kujton atdheun e copëtuar copë-copë!
Ajo ma kujton atdheun që s’më do!

Ajo ma kujton vjeshtën,
ajo ma kujton vjeshtën!
Ajo ma kujton gjethftoin që pikon
matanë xhamit të dritares, n’oborr!

Do ta varros, Zot,
do ta varros, Zot,
në lulekujtesën time
në varrlumturinë e saj!!!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi