Shaban Cakoli: POETI YNË VEHBI KLAIQI
Faqja 1 e 1
Shaban Cakoli: POETI YNË VEHBI KLAIQI
Shaban Cakoli: POETI YNË VEHBI KLAIQI
Daljen e poezive të mia në një vëllim si ky,nuk e ka ushqyer ndonjë
moderacion – mode i caktuar.Ndoshta pak më shumë se një njeri i zakonshëm,mua më
kanë shqetësuar dhimbjet njerëzore,të
shëndrruara në poezi,të
“kondenzuara” në vlugje të nxehta … Kam pasur dhe kam besim në popullin
tim,sepse edhe i dëbuar,i sunduar nuk diti dhe nuk din të urrej.
Pikësynim i
tij është lufta,gjatë kësaj përpjekje e mban shpresa,punon,lufton dhe
shpreson.
Poezia për mendimin tim,duhet të përcjell porosinë e mirëkuptimit
dhe shpresës tek të gjithë brezat,tek të gjitha moshat.
Të jetosh është
luftë-të ketë luftë don të thotë shpresë…”
Autori
Vehbi
Klaiqi
LOTI IM
Botues
Klubi letrar
Nositi-Dardanë
Redaktor
Sinan Sadiku
Recenzentë
Nexhat
Buzuku
Ganimet Klaiqi
Lektor:
Prof.Sinan
Dërmaku
Ballina
Piktura e Ahmet Ibrahimit
AUTOPORTRET
FAMILJAR
Diku rrëzë Pusta Rekës
Lëshonte shtat fshati
malor
“Karafilja shqiptare”
Lëshoi kushtrimin .
Fisit iu shtua edhe një
burrë
Një pushkë më shumë
Dhe një rend në mulli
Rritet shtati i
Klaiqit
Edhe shtohet shpresa e fisit
Nga Karpatet fryjnë
stuhitë
Prej torturës dhe gazepit
Na u dëbua krejt mileti
Fiken
zjarret
Shuhen shpresat
Karvanet t’lodhura
Shpëtim kërkojnë
Si
çdo herë në çaste të vështira
Nëna mendon për ditë të mira
Kryeplaku
mblodhi nahinë
Muhagjerëve t’ua bëjnë shtëpinë
Në luftë me turq
E
n’luftë me shkja
Në Llovqen trimat kanë ra
Na premtuan bashkëjetesë
Po
a i zihet qenit besë?
Tivari e Vardari
Lahen me gjak
t’parit
Bjeshkët dëshmojnë për tirani
Varre t’humbura
Pa
lavdi.
Shënim:”karajfilja shqiptare”,pushkë që e prodhuan armëtarët
shqiptarë e sistemit “Martin-Henri”me kalibër 11.43 mm që shkurtë i thonin
“martina”dhe më vonë e pagëzuan “Huta e Popullit”.
PIKË UJI
Që na
ndanë
A bashkon
Pikë uji
E madhe sa oqeani
E domosdoshme
Si
spango gërshete
E largët sa venera
E afërt sa marsi
Në një
pikë
Sa lot
Aq gëzime
Vetëm një pikë
Si të notosh
Nëse
lëkundemi shumë
Zhbëhen kontinentet
Zhdukem plotësisht
Dhe po të
vazhdoi kaosi
Do të fundosemi
Do të notojmë
Me velon e
caktuar
Në drejtim të caktuar
Dhe era do t’na shpie
Dë drejtim të
shpërtimit
Një pikë
Dhe aq të lagur
Nganjëherë të
spërkatur
Të larë më shpesh
Asnjëherë të terur
Në një pikë-dy
pole
Plus dhe minus
Mashkullore dhe femërore
Veriore dhe
jugore
Valë,shkëmbinj
Akullnaja
Dhe shira monsunik
S’na
duhet ajri
E as toka
As zjarri
Vetëm një pikë ujë dhe
dashuria
Si organizëm dyqelizor
Në solucionin dashuri
Një
pikë
Si hapësirë për osmozë
Domosdoshmëri për simbiozë
Një pikë
ujë
Mjafton për jetë
Dhe ç’është për kozmosin një pikë ujë
Ç’më duhet
ai pa të.
BASHKËSHORTES
Të falem nderit
Që në mesin e shumë
zogjëve
Më njohe
Gjersa
Mblidhja krënde
Për
Ta bërë
Folenë.
ENDE TË DUA
Sodis qiellin
Përplot yje
Mendimet e
mia këtë natë
Udhëtojnë kah ti
Të kërkojnë
Në të gjitha ëndrrat e
mia
Ti je një dhe e vetmja
Por ti këtë nuk e di
Nuk e di se një lule
Për ty po vyshket
Një palë sy të vetmuar
Po zhyten në vorbullën e
lotëve
Më shikon me sy të zjarrtë
Dhe lëndon shpirtin tim
Vërtetë asgjë
s’po ndien?
Ishe dhe mbete
Ylli i vetëm inatës sime
E vetmja shpresë në
jetë
Në të cilën
Unë jam
Vetëm kalimtar rasti!
Nuk kërkoj asgjë prej
teje
Vetëm dua të tregoj
Se të dua
Nëse tani i lexon këta rreshta
Të
dalë nga thellësi e shpirtit
Të shkruar
Për
Ty
Lësho vetëm një
lot
Mbase edhe të rremë
Të bie në shuplakën time
Të
shtrirë
Sepse
Ai
Do të jetë i vetmi
Prej teje
Lësho një
lot
Dhe
Pastaj
Shko kah je nisur
Kush e di
Ndoshta rrugët e
jetës
Diku do t’na bashkojnë…
…Mbase në
amshim
BASHKUDHËTIMI
Bashkudhëtuan:
Fisi, e
Plisi
Hëna, e
Dielli-
Yjet, e
Qielli-
Shqipja, e
Flamuri-
Toka, e
Guri.
Bashkudhëtuan:
Besa,
e
Qëndresa-
Lufta, e
Paqa
Errësira, e
Drita-
Robëria, e
Liria!
Mbijetuan:
E,bashkudhëtojnë
Në pafundësi-
Besa e
Plisi
Dielli e Qielli
Flamuri e Guri
Paqa,Drita
Liria …!
DHE
PASTAJ
(I.K,nga Drenasi,i cili ra në altarin e lirisë më ’99)
Një
trim
Një shikim
Një buzëqeshje
Një betim
Dhe pastaj …
Një
fjalë
Një zjarr
Një lot
Një ndarje
Një këngë …
Dhe pastaj
…
Një kujtim.
ZGJIMI
Zgjohu
Eja në vete
Harroji
Të
gjitha fjalët
Që i ke thënë
Kujtim të mbetën
Mëkatet
tua
Hesht
Dil nga lëvozhga
E guacës
Dhe bëhu
Jo e djeshmja
Jo
se jo
Zgjidh lindjen
Rilindjen
Zgjimin
ZGJIDH RRUGËN
Në
rrugën për lart
Rregullat janë të qarta
Me bërryla duhet ta depërtosh
turmën
Me thonj të mbahesh duke kërcitur dhëmbët
Duhet t’i përijsh therrat
Të vraposh as qerreve
Dhe t’i rrëosh urat mbrapa
Të kesh kjdes çka
flet
Kokën ta mbajsh lart
Dhe t’ju ruhesh goitjeve në ballë
Të kesh sy
në shpinë
Dhe vesh që gjitçka dëgjojnë
Duhet të kesh shtatë jetë
Dhe
suksesin të vetmin qëllim.
KAM PASUR
Kam pasur
Kam pasur
baba
Nënën ende e kam
Nganjëherë kam pasur mjaft para
Për ta blerë
mëngjezin
Dhe të ha para atyre
Që të uritur më shikonin
Kam pasur
këpucët më të mira në qytet
Atë verë
Çdo herë kam pasur sy
ëndrrimtar
Vashëzat binin në ta
Mua asgjë s,më kushtonte
Dhe kam
doktoruar në rënje
Dhe ikje nga përgjigjet
Kam pasur edhe vajzë
Ka qenë
kjo kaherë
Tani kam mjaft kohë për ta humbur
Kam pasur
ditëlindje
Biletë autobusi
Dhe
Detyra t’shtëpis
Cigare të huaja dhe
shpoti të mira
Kam pasur çastet e mia të ndritshme
Dhe çastet
totalisht të errëta
Botën e kisha në shuplakë
Por mik të
vërtetë
Asnjëherë s’kam pasur
VJESHTA
Prap erdhi
Qetë perms
gishtërinjve
Hyri në shpirtin tim,vargjet e mia
E mbështjellur me
mjegull
Vjeshta
Lojë ngjyrash
Gjethet të skuqura në brezin
malor
Pika shiu në fytyrën time
Aromat që në ty më përngjajnë
Hapat
tonë shushuritje gjethesh
Duart tua të nxehta,buzët
Desha të çirrem
Që
të më dëgjosh,dhe të kthehesh…
Vjeshtë është
Kohë mallëngjimi
Kujtimet
që në mua rrojnë
Klithjet e mia që s’dëgjohen më
Sepse nuk ka kohë
harrese
E cila mund të më marrë
Dhe nga ti të më
ndajë.
DETEKTIVI
Unë jam detektiv i dyfishtë
Fluturave iu
zbuloj sekretin tënd
Ty të flas gjithëçka
Për shtegtimet e
tyre.
VJEDHËSIT E KOHËS
Urrej çdo gjë
Që ma vodhi
Kohën
time
Akrrepat
Në orën e jetës
Që nxitojnë në
pakthim
Tinëzisht
Mi vodhën
Ninullat
Cicrrimat e
zogjve
Dhe
Lehjet e qenëve
Të
Netëve pa gjumë.
LOTI
IM
Të dua i thash detit
Shterroj
Të dua i thash
diellit
S’agoi
Të dua i thashë vjollcës
Era e rrëzoi
Të dua i thash
zogut
Lart fluturoi
Të dua i thashë vajzës
Iku nga ëndrra
ime
Dhe
Nga gjumi më zgjoi
Thashë me vete “ç’zhgënjim”
Mbeta veç me
lotin tim.
[size=24]JU FALEM
Ndoshta do të duhej faleminderuar
Ata që më
ndihmuan
T’i kaloj
Të gjitha
Që duhej kjaluar
Në jetë
(Ata në
uri
Që më ushqyen
Dhe e tjen ma shuan
Të pastrehë më
strehuan)
Ata ndoshta nuk e dinë
Por
Pa ndihmën e tyre
Me siguri
sot nuk do t’isha
Dhe nuk do ta këndoja
Këngën për
ta.
RINJOHJA
(Në shenjë respekti dhe malli të pashuar Fitnete
Klaiqit-Tiços,aktore në Teatrin Kombëtar në Tiranë)
Atje pas shtatë brigjesh
Fle e qetë Kosova
Të cilën kurr se kam parë
Edhe pse në damar më
rrjedh gjaku i saj.
Ksovë,ëndrra ime e ndrydhur
Shpresa ime e
venitur
Mos m’dalt shpirti
Pa shijuar ngrohtësinë e buzëve tua
Dhe
përqafimin atëror.
Malet e larta
Kurorë rreth qafe
Gjoksin ta
stolisin
Bashkët e reve
Shtëllungat në ty
I shprishin
Dhe nëpër
cikole
Lënuren e krihen
Ju bjeshkë krenare
Mburojë qëndroni
përherë
Kur kabareja në fyell
Ua gudulis shpirtin
Mustakët i dredhni
n’erë
Blerimi ua stolis gushën
Fushat në gjelbrimin tend
E ngjyejnë
brushën
Pejsazhi yt-bukuri epike
Rrojtja në ty-poemë idilike
Ku
dashuria rritet
E ngrohtësi dielli deri në përjetësi
Arat
bukanike
Pjellin gjallërim
Me begati shumë
Pemët kanë për
rimë
Dielli ua ngroh faqet
Hëna i vë në gjumë
Lagjet për
lakmi
Gjymtyrë dinamike
Në besnikëri rriten
Damarët e tu
Kroje të
ftohta
E shpërbëjnë zhuritjen
Era qetë i miklon
Puhia ua ndjell
gjumin
S’kanë gur kufiri
Sinor kanë lumin
Nxito pra o rreze,e
ngrohe atë vend
Silli paqën e lirinë
Epju shpresë ëndrrave,e gëzo
vegjëlinë.
Pas 62 vitesh pritje e ankthi
Te karburanti 1 në
Tiranë
Rinjoha-netin,aktoren e vogël por zemërmadhe.
Shpesh nodhin
befasira e të papritura
Ndjenjadhëmbje e malli të përshkojnë
AromëDHEU të
ruajtur me fanatizëm
Në shrvetën e bardhë të nxirë prej vitesh
Mbi hartën
e Robëruar të Kosovës-
Të gudulisë hudët dhe të zë frymën
Fillon
shpjegimii historiesë së dhembshme
Të kombit dhe fsit tim!…
Në vitin e
largët të 28-ë
Me një shervete DHE ën sqetull
Nisi rrugëtimin e
shptimit
Ibrahim Kosova
Nisi se s’kish k të rrinte
Vrau në pikë t ditës
oficerë armiku
Dhe u nis për t’u mos kthyer më
Horizonteve ë pafund të
kërkoi shpëtim.
Dhe vazhdoi marshuta
Pesëmbëdhjetë ditë nëpër
acar
Drejt “kepit të shpresës së mirë”,
-Gjeti në Elbasan,
Në prehërin
e nënës,
Ku urrejtja dhe pezmi hakmarrës
S’arriti dot.
Me mallin e
vendlindjes
E jetoj jetën
Me aromën gudulisëse të dheut
Të ruajtur në
shervetën e bardhë.
Sot,Neti rrëfen me ëndje
Ato çaste dhembje e
pritje
Malli e shprese.
Kur gjiroja në Pogradec
Zgjatnja
kokën
N’kërkim t’pejzazhit hyjnor të Kosovës
E shoqet më
tallnin:
“Neti,koncentrohu në rol
S’duket Kosova nga këtu”!
Për
kujtim të trungut të ndarë
Nga babai
Ruaj një grusht DHE malli
Dhe
vendlindje
Dhe një pasaportë në gjuhë të huaj.
Kundërmon aromë shprese
dheu i vendlindjes
Dhe shpirtin ma këputë
Ofshama e babait të
ndjerë:
-Ah,Kosovë
Malli im i
pashuar”!.
NGANJËHERË
Është marrëzi fatale të shkruash vargje
të zbrazta
Sepse edhe ato të rëndësishmet asgjë nuk thonë
Është
budallallëk të mendosh se mund ta ndryshosh jetën
Shumë para teje janë
përpjekur por më kot
Pikëlluese është ta fillosh ditën me buzëqeshje
Dhe
aq më tepër kur dikush mund ta rrëmbejë atë
Poashtu trishtim është të kalosh
pranë dashurisë
Sepse ajo s’ekziston është vetëm vegulli në
ajër
Nganjëherë është gënjeshtër të jesh i drejtë dhe ta thuash atë
Sepse
të thyejnë kur iu bie ndër mend…
Kur iu bie ndër mend.
KUR
Kur
mali fle
E s’ka stuhi
Poeti
Shkruan
Poezi
Kur
errësohet
E
Hëna bën roje
Ëndrrat zgjohen
Dhe
Magjepsen
Me
vallet e yjeve
Kur poeti shqetësohet
Yjet s’dijnë të
vallëzojnë
Ëndrrat zbehen
E hëna s’ndriqon
Mos trazoni
Zemrën e
poetit
Se harlisen stuhitë
Hëna lodhet
E s’na bën dritë
RRETHI
MBYLLET
Njihemi gjatë
Me sy të njejtë shikojmë
Ndajmë të mirën e të
keqen
Por tash për çdo gjë është vonë
Sepse
Ti më
tradhtove
Fjalën tënde e shkele
Dashurinë tonë e hudhe
Ëndrrat e mia i
ndeze
Për këtë
Sonte mbyllet rrethi
Të përqafoj për herë të
fundit
Dhe të gjitha t’i fali
Vetëm shko e mos u kthe
më.
LUFTA
Ulur jam
Dëgjoj vetëm lotët
Të cilët
pika-pika
Rrjedhin në faqet e mia
Përnjëherë,pa ndonjë shkak
Jam
thyer
Është thyer qëndrimi im i fortë për jetën
Fjalia e cila
tingëllon:
Jeta është luftë,pranoje!
Më duket se
E kam humbur atë
luftë
Jetën e cila në të vërtetë është luftë
Por jeta prap është
aty
Domethënë,nuk jam në dhe
Diçka më mbanë,por nuk di çka …
Dhe lotët
ende rrjedhin
Sytë qajnë për mua
Dhe ajo luftë të cilën do të duhej
fituar
Më tërheq kah fundi
Sepse nuk jam edhe aq i fortë
Dhe nganjëherë
pyes pse lufta vazhdon
Pse jeta është e tillë çfarë është
Dhe e tillë
është përshkak teje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi