Shpresa që Ngadhnjen Përmbi Frikën
Faqja 1 e 1
Shpresa që Ngadhnjen Përmbi Frikën
Shpresa që Ngadhnjen Përmbi Frikën
FDE- Forumi për Demokraci dhe Etikë, organizon, ditën e hënë, dt 2 mars 2009, ora: 9.30, tek Hotel Tirana International, Mëngjesi i Pare Kombetar i Lutjeve ne Shqiperi. Tema e këtij Mëngjesi Lutjesh do të jetë : " Shpresa që Ngadhnjen Përmbi Frikën."
Janë të ftuar të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, dhe të gjithë ish/Presidentët e Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë, z.Sali Berisha, dhe të gjithë ish/Kryeministrat, si edhe Kryetarët e Partive Politike Parlamentare Shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ne si FDE, dëshirojmë sërish, sikurse bëmë në këtë 17 Janar, që shkoi, të kujtojmë dhe lartësojmë 565-vjetorin e Kuvendit të Lezhës, dhe ta shndërrojmë 2 Marsin, në një ditë të madhe Pro Paqes, Pro Bashkimit e Bashkëpunimit Vleror dhe Parimor, Pro Vlerave dhe Moralit. Kemi shumë nevojë për mbështetje nga miqtë e mirë dhe shpirtrat e lirë të dëshiruar për mirësi dhe dlirësi.
Me këtë Mëngjes te Pare Kombetar te Lutjeve ne Shqiperi, FDE, synon që ne si qytetarë të angazhuar e bashkë me ne edhe politikanët si qytetarë, të deklarojmë solemnisht nën përgjegjësinë tonë morale, personale dhe publike se me respektimin e këtij 565-vjetori të Kuvendit te Lezhës bëhemi vullnetarisht në liri e me ndërgjegje të plotë pjesë dhe autorë të Aleancës së Madhe të Mirëbesimit. Jemi të vetëdijshëm se në shoqërinë shqiptare ka ardhur koha për tu ngritur, ekzaminuar, ushtruar dhe forcuar institucioni i Komunikimit, Mirëbesimit dhe Bashkëveprimit mes palëve duke vendosur interesin Kombëtar përmbi atë Partiak, dhe interesin Publik përmbi atë vetjak. Me anë të mbështetjes dhe angazhimit tonë, i japim jetë dhe fuqi Aleancës së Madhe të Mirëbesimit si një Institucion i nivelit Moral dhe përkushtohemi për ti shërbyer një kohe, fryme, ambjenti dhe ligjërimi të ri politik në Shqipëri, ku mbi të gjitha do të mbizotërojë etika, e patjetër atmosfera e mirëbesimit, më së pari brenda vetë klasës politike, por edhe brenda vetë qytetarëve, e domosdoshmërisht mes Qytetarëve dhe Politikës si kërkesë e detyrave dhe të drejtave tona qytetare. Alternativa jonë për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të drejtë, për një demokraci të shëndetshme, e për më shume liri, mbetet në cdo rast dhe në cdo kohë partneriteti i Politikanit me Qytetarin.
Le të nderojmë sërish në këtë 2 mars 2009, në këtë 565-vjetor të Kuvendit të Lezhës, Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Skënderbeu u lind nga një nënë ortodokse, u rrit si musliman dhe qeverisi si katolik. Brenda vetë personit të Skënderbeut gjendet e tërë simbolika e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare. Skënderbeu është udhëheqësi shqiptar i cili më mirë, më fortë, më qartë se kushdo tjetër ka arritur të bashkojë politikisht të gjithë liderat e vendit dhe të gjithë shqiptarët. Lajtmotivi kryesor që rrezaton Skënderbeu si Hero Kombëtar është : BASHKIMI.
Shoqëria Shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë nën shembullin dhe modelin që na ofron Skënderbeu, sot ka më shumë nevojë se kurrë për Bashkim.
Politika Shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë sot më shumë se kurrë ka nevojë për mirëbesim, komunikim dhe bashkëveprim.
Politika Shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë duhet të dëgjojë më në fund zërin e qytetarëve.
Ndaj në këtë Mëngjes te Pare Kombetar te Lutjeve ne Shqiperi, të pranishmit do të ftohen të gjithë së bashku:
Të luten gjatë gjithë ditës për Mirëbesim mes Palëve Politike, për Paqe, Parimshmëri, Konsensus dhe Bashkëveprim.
Të luten, që në këtë vit elektoral për të tre shtetet ku jetojne shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë një fushatë elektorale të qetë dhe etike.
Të luten, që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme.
Të luten që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të zgjidhen kandidatë me integritet.
Të luten që Të Zgjedhurit ta dëgjojnë qytetarin dhe të kujdesen për të.
Të luten që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë Drejtësi.
Të luten që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë një betejë të fortë, të sinqertë dhe reale kundër korrupsionit, duke ngritur në këmbë një frymë dhe edukatë qytetare, politike kundër korrupsionit.
Të luten që Shteti i Ri i Pavarur i Kosovës të njihet më gjerësisht, të përforcojë demokracinë dhe liritë në vend, dhe të fillojë shpejt procesin e integrimit në OKB, NATO, BE, etj.
Të luten që paqja dhe mirëkuptimi e stabiliteti të vendoset e mbizotërojë në Veriun e Kosovës, dhe në Zonën e Preshevës.
Të luten që Integriteti Territorial i Kosovës të jetë i paprekshëm dhe i panegociushëm.
Të luten që Paqja, Demokracia dhe Liritë të vendosen dhe mbizotërojnë në Rajonin e trazuar të Ballkanit, por edhe kudo në Botë.
Prania dhe mbështetja juaj për ne në këtë 2 mars, do të ishte shumë e cmuar.
Ju mirëpresim.
Me respektin dhe konsideratat më të larta,
Arian Galdini

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi