Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pal Sokoli: Lakimi i Metaforave

Shko poshtë

Pal Sokoli: Lakimi i Metaforave Empty Pal Sokoli: Lakimi i Metaforave

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 24, 2010 10:23 am




Pal Sokoli: Lakimi i Metaforave 6008_113076327040_546432040_2540272_4567670_n






Pal Sokoli: Lakimi i Metaforave

Emërore: (I)Kosova,(II)Kosova,(III)gjaku
Gjinore: (I) i,e Shqipërisë,(II) i, e martirëve,(III) i, e lirisë
Dhanore: (I) lirisë, (II) luftës, (III) dashurisë
Kallëzore: (I) fitoren, (II) jetën, (III) rrugën
Thirrore: (I) O shqiptarë, (II) O bashkim (III)O Zot
Rrjedhore: (I) prej gjakut, (II) prej hijeve, (III) prej tradhtarëve.
I
Emërorja e thërret në shumës thirroren
Gjinores t’ia kthej një copë gjeografi
Të shkëputur baticave dhe zbaticave
Të rrjedhores pa thirroren
Konferencave të nëmura.
II
Ende nëpër emërore
Sillën rrjedhoret
Që pa turp luajnë
Me kallëzoren e gjinores
Që kallëzoren ia falën emërores.
III
Thirrore ruaje
Kallëzoren e dhanores
Nga rrjedhorja
Emërorja u beftë tempull
I gjinores së përjetshme.
lV
Oh thirrjet e mia
Ju nxjerr nga kjo poezi
Si thirroren nga rasat
Kur gjeografia ime e copëzuar
Bashkohet përsëri


(Qershor, 2006, Wupertal)

Pal Sokoli: Lakimi i Metaforave 12327_331836202040_546432040_4001514_8233418_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi