Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: MËRIA E FQINJËVE

Shko poshtë

Vullnet Mato: MËRIA E FQINJËVE Empty Vullnet Mato: MËRIA E FQINJËVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 26, 2010 9:04 pm

Vullnet Mato: MËRIA E FQINJËVE 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n
Vullnet Mato

MËRIA E FQINJËVE

Ata të dy banojnë
në hyrjet përkundrejt.
Familjet e tyre
jetojnë prej vitesh në mëri.
Tektulla ndan zërat,
frymët dhe urrejtjet.
Gratë dhe fëmijët
nuk shihen në sy.

Burrat kanë fshirë
njeri-tjetrin nga jeta.
Emrat i kanë hedhur
te kanali i shkarkimit.
Secili figurën e tjetrit
pastron nga retinat e veta,
kur e ndesh shkallëve
gjatë nxitimit.

Por një mëngjes të ngrohtë prilli,
nga njëri ballkon
te tjetri përkrah,
u zgjat me druajtje
lastari i pjergullës së fqinjit,
si dora e njomë
e një fëmije delikat.

Tjetri mendoi
ta presë lastarin kaçurrel -
mesazhin e natyrës
që trokiti në xham tinëzisht.
Por pa se trungu
i zbriste pallatit në themel. Dhe tha:
-Të gjitha rrënjët i paskemi bashkërisht,
ç’kuptim ka të urrehemi kaq marrëzisht?!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi