Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: BOKSIERI I PADUKSHËM

Shko poshtë

Vullnet Mato: BOKSIERI I PADUKSHËM Empty Vullnet Mato: BOKSIERI I PADUKSHËM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 27, 2010 4:51 pm




Vullnet Mato: BOKSIERI I PADUKSHËM 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato

BOKSIERI I PADUKSHËM

Më tronditi shoku i goditur te zemra,
teksa shtrëngonte gjoksin e rënkonte oh!...
-Po më grushton Stresi
nga jashtë e nga brenda,
ma mori shpirtin
dhe s’po e ndal dot!...

Mjeku tha,
largo Stresin nga mendja,
se ta bën dhe mëlçinë e stomakun copë...
Por Stresi më shtie në tru
halle e brenga,
dhe më gjuan ku të mundë
ca grushte të fortë.

Lashë shokun me barnat e recetës mbushur,
duke i dhënë kurajë
për shërim të shpejtë.
Dhe shkova t’i them ca falë
boksierit të padukshëm,
para se të më shtrinte
dhe mua në tapet.

Por Stresi erdhi kur s’e prisja,
krejt befas.
Filloi në heshtje
të qante hallet e mia me trishtim,
për të ma squllur trupin
që të më rrëzonte lehtas,
duke më nxjerrë brengat e jetës në numërim.

Ndërkohë po përgatitej
të sulmonte tinëz,
duke veshur dorezat e rënda për boksing,
të më grushtonte organet mbuluar nga brinjët,
të më hidhte nokdaun
të dërrmuar në ring.

Por e kuptova nga përvoja e shokut fatkeq
dhe i thashë:
ndalu pak, o boksier kampion!
Unë jam frikacak
të ndeshem me një dreq,
s’ma mban për asnjërin nga raundet që kërkon;

Prandaj mos më nxirr hallet
dhe vuajtjet në numrim,
pa dalë përballë meje
të më tregosh fytyrën!
Me një boksier të padukshëm,
nuk jam aq trim,
sa të mbrohem nga grushtet
pa parë shembëlltyrën?

Dhe shkova me shokë
u argëtova sa u lodha.
Shëtita gjithandej
dhe qesha si budalla i krisur.
Shumëzova hallet me zero
dhe boksierin harrova.
Dhe rashë e fjeta me trup të pagoditur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi