Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: NJOHJA E BARDHË

Shko poshtë

Vullnet Mato: NJOHJA E BARDHË Empty Vullnet Mato: NJOHJA E BARDHË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 01, 2010 12:19 am

Vullnet Mato

NJOHJA E BARDHË

Hyn e del aq natyrshëm.
Me lehtësinë e ajrit,
me lirinë e tingullit,
me të drejtën të dritës.

E bukur dhe njomishte,
me impulse pranverore,
delikate si qelqurishte,
me plot mistere femërore.

Kam një pyll me pikëpyetje,
me të panjohura sfilitëse
dhe xhungla e kureshtjes
më jep goditje nxitëse;

Më shtyn të eksploroj,
me ngut të depërtoj
në thellësi të fshehta.
Por ti gazmon e më beson.

Aq sa s’guxoj kurrsesi
dhe i them vetes “mos!”
Ndoshta lëndohet lulëzimi yt,
natyra jote aq flurore.

Ndjej frikën tronditëse,
se dhe puthja sipërfaqësore
mund të bëjë çngjyrosjen
e nuancave të tua ylberore...

Dua të ruhet brishtësia jote,
pastërtia e njohjes së bardhë,
që të lulëzojë brenda meje
zambaku i buzëqeshjes së parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi